Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Vendim “nul”/ E shkarkuan nga detyra, Voltana Ademi reagon sërish: Ja faktet publike për pavlefshmërinë e vendimit, a
8 Qershor 2021, 14:23Nga DOSJA
SHKODËR– Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar sërish pas vendimit të shkarkimit të saj nga shoqata e bashkive të Shqipërisë.
Në një postim të dytë në “Facebook”, kryebashkiakja Ademi ka publikuar linkun e anëtarëve të Shoqatës së Autonomisë Vendore, ku bëjnë pjesë 60 bashki të vendit, ku thotë se personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës.
Postimi i Ademit:
Për qytetarët që janë të interesuar për demokracinë në vend dhe rrezikun e lirive të tyre nga një kryeministër autoritarist si Edi Rama, një shpjegim i thjeshtë për të ashtuquajturin shkarkimin tim si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Nuk ka asnjë vendim të ligjshëm shkarkimi. Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Siç tregon linku më poshtë, ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën. Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama. Pra, edhe ato bashki, si Lezha, dikur anëtare të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, janë larguar për t’iu bashkuar shoqatës së PS. Nga pikëpamja ligjore, vendimi i sotëm është nul, nuk ekziston për asnjë institucion serioz. Sigurisht, nuk mund të pranohet si i vlefshëm as nga Gjykata Kushtetuese, ku Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të votimeve të 30 Qershorit 2019.
KOSOVË– Ish-ministrja e punëve të jashtme të Kosovës për dhjetë vjet në kohë të vështirë të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës (1991–2000), Edita Ta...
TIRANË– Ish-minisri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, në një intervistë ekskluzive për IBNA, flet për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, negociatat pë...
TIRANË– Është arritur marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vanksinimit. Marrëves...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të raportuar për çështjet e përditshme. E pranishme online ishte edhe Avokatja e Shteti...
LEZHË-Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas shkarkimit të saj nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive, ndërsa vendin e saj e...
BRUKSEL- Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mbajtur një video-konferencë ditën e sotme me ministrat e jashtëm të ballkanit perën...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për pranimin e provave shtesë në qarkun e Tiranës.Vendimi është marrë sot nga Kolegj...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu e ka konsideruar të paligjshme dhe të padrejtë rrëzimin e kërkesave të tyre për prova shtesë ...
TIRANË– Një komentues në rrjetet sociale e ka quajtur kineze Ambasadoren Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ndërsa diplomatja nuk ka nguruar t’i kthent...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 23 qershor padinë e Voltana Ademit për paligjshmërinë e zgjedhjeve lokale. Por “kulisat” për të bërë hapa pa...