Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 23 qershor padinë e Voltana Ademit për paligjshmërinë e zgjedhjeve lokale. Por “kulisat” për të bërë hapa pas kanë nisur që sot, duke shkarkuar kryebashkiaken e Shkodrës nga posti i drejtueses së Shoqatës të Bashkive të vendit. Kjo e fundit, është personi që ka dërguar në Gjykatën më të lartë të vendit, padinë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Vendi i saj iu dorëzua kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili la të kuptohet se do të bëjë hapa pas.
“Nuk merremi me fantazira se ç’thotë Gjykata Kushtetuese. Kjo është një shoqatë që vepron dhe është shoqatë Bashkish jo kryetarësh, kush do kryetar që vjen nesër përfaqësohet në Komitetin drejtues dhe asamble, këtu nuk kanë të bëjnë emra, por Bashkia dhe nuk ka të drejtë askush që ta privatizojë, vendimmarrja është sipas statusit që ka shoqata dhe kjo është e qartë dhe e padiskutueshme,“- tha ai sot.
Vetë Ademi nuk mori pjesë në mbledhje, por që dje kishte vënë alarmin tek ambasadorët e huaj se Partia Socialiste po tentonte që të “kapte” shoqatën. Duke paralajmëruar se çfarë do të ndodhte, ajo u kërkoi ambasadorëve që të ndërhynin ndaj veprimeve që po ndërmerreshin në kushte të jashtëzakonshme, krejtësisht në kundërshtim me ligjin. Por ndërhyrje nga “dora e huaj” nuk pati dhe Ademi u shkarkua.
Vetë qytetarja e parë e Shkodrës ka reaguar sërish duke thënë se ky vendim është nul pasi personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës, por janë anëtarëve të “Shoqatës së Autonomisë Vendore”, ku bëjnë pjesë 60 bashki që sipas saj urdhërohen nga Edi Rama. Ndërsa tani drejtohen nga Erion Veliaj. Po ashtu Ademi e ka konsideruar shkarkimin e saj si tentativë për të kapur demokracinë duke deklaruar edhe njëherë se nuk i njeh zgjedhjet lokale të zhvilluara në vitin 2019.
“Nuk ka asnjë vendim të ligjshëm shkarkimi. Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Siç tregon linku më poshtë, ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën. Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama,”-shkruan ajo.
Por përplasja nuk ka nisur dje. Pak javë më parë, Ademi ka denoncuar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), se po tentohet t’u vidhet drejtimi. Sërish në një letër drejtuar ambasadorëve, Ademi pretendonte se që nga viti 2009, ekzistojnë dy shoqata të qeverisjes vendore që veprojnë në Shqipëri, pasi Kryetarët e Bashkive Socialiste menduan se ata nuk po përfaqësoheshin nga SHBSH dhe krijuan shoqatën e tyre, Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV).
Sipas saj, SHBSH respektoi vendimin e Kryetarëve të Bashkive dhe bashkëpunoi me SHAV në disa nisma në respekt të ndërsjellë të legjitimitetit të njëri-tjetrit, por që kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka kërkuar bashkë me socialistët e tjerë që të organizojnë në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH dhe për të zëvendësuar në mënyrë të paligjshme organet drejtuese të organizatës
(k.m/a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI- Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha të martën (08.06) në Berlin se nuk beson se Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e...
TIRANË– Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me demokratët e njësisë 6 në Tiranë.Basha theksoi se të bashkuar me ...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta e quan të papranueshëm dhe antidemokratik vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e gaz...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për përjashtimin e shtatë prej tetë anëtarëve, pas pretendimit se nuk janë të paanshëm ...
TIRANË– Shqipëria është një nga 2 vendet me më pak infektime me COVID-19 në Europë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama ka publikuar sh...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e depozituar nga Partia Demokratike e cila kërkoi përjashtimin e shtatë nga tetë gjyqtarë. Vendimi është m...
SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi, ka reaguar pas kërkesës të bërë nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ku pritet të orga...
POGRADEC– Ambasadorja Yuri Kim nuk e ka ndaluar turin nëpër Shqipëri. Këtë herë, Kim është bdalur në Pogradec, ku përveç inagurimit të një pikture murale...
VLORË– Tani nuk ka më dyshime! Dritan Leli është në shënjestër të socialistëve të Vlorës për të mos qenë më pjesë e tyre. Analizës së bërë nga depute...
TIRANË– Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka komentuar figurën e kryeministrit Edi Rama në mandatin e tij të tretë qeverisës. I ftuar në emisioni...