LIVE UPDATES
Bota

“Edhe këtu do të vihet zjarri“- Lesbosi nuk do një kamp të dytë

13 Shtator 2020, 08:48 Nga DOSJA
“Edhe këtu do të vihet zjarri“- Lesbosi nuk do një

Me mosbesim Patrique shikon gardhin me tela me gjemba. Jo larg tij, ndarë me gardhe, organizata e OKB-së, UNHCR po ngre çadra për refugjatët. Qeveria greke ka premtuar ndihmë të shpejtë, pas djegies së kampit Moria. “Ato pak gjëra që kisha u dogjën”, thotë Patrique. Prej 11 muajsh 42 vjeçari nga Angola është në Lesbos. Për të ky vit është një vit ferri. „Qeveria duhet të na ndihmojë tani. Duhet të na çojnë në Athinë, në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër në Europë.” Kampi me çadra që po ngrihet para syve të tij nuk është zgjidhje për Patrique. “Për dy javë do ndodhë e njëjta gjë. Ata do të vënë sërish zjarr.” Në vendin e tij, ai dhe familja e tij janë përndjekur, thotë ai. “Ata do të më vrasin edhe mua. Prandaj jam këtu. Kam nevojë për mbrojtje.” Në Greqi ai nuk sheh të ardhme.

Pa strehë dhe ushqim

Më tutje shihen autobusët blu të policisë. Kurse pas tyre përgjatë rrugës kryesore që të çon në kryeqytetin e ishullit, Mytilini shtrihen mijëra vetë të pastrehë. Familje, nëna me fëmijë, madje edhe të porsalindur kërkojnë një vend në hije. Temperaturat janë mbi 30 gradë gjatë mesditës. Vetëm disa prej refugjatëve kanë çadra që janë ofruar nga organizatat humanitare. Të tjerë janë përpjekur me degë e gjethe të krijojnë kasolle të vogla. Eksodi dhe jeta prej vitesh në Moria i ka mësuar ata të improvizojnë diçka për të mbijetuar. Megjithë miliardat e BE që i shkojnë qeverisë greke, ata duhet t’ia dalin këtu pa ndihmë.

Dy të rinj luajnë volejboll. Nga një zorrë e çarë rrjedh uji. Një radhë e gjatë me refugjatë pret me shishe që të marrë ujë. Gratë kanë lidhur gjethet dhe i kanë bërë fshesa duke u përpjekur të pastrojnë strehën provizore nga pluhuri. Tualete nuk ka, njerëzit shkojnë për të kryer nevojat e tyre diku jashtë. Të paktën organizatat humanitare kanë shpërndarë ujë. Ushqimi mungon. Një i ri afgan thotë, se “sot kam ngrënë vetëm një biskotë.” Ndërsa një ndihmëse vullnetare, që shpërndante ushqimin e përgatitur vetë të enjten në mbrëmje, rrëfen se “ushtria vjen në orën 14:30 për të sjell ushqimin, por ai nuk mjafton për të gjithë. Shpërndarja e ushqimit nuk është e organizuar.”

Për organizatat humanitare gjendja nuk është e lehtë. Që prej përplasjeve të marsit të kaluar, kur dhuna e banorëve vendas u drejtua kundër gazetarëve dhe organizatave humanitare, shumë prej tyre janë larguar nga ishulli. Madje presioni është rritur edhe për organizatën “Mjekë pa kufi”. Pas rënies së zjarrit, situata është veçanërisht kritike, thotë Faris Al-Javad nga kjo organizatë. „Por pikërisht tani njerëzit kanë nevojë për ne.”

Dështimi i BE

Erik Marquardt, eurodeputet i Të Gjelbërve në Parlamentin Europian është i mendimit, se Europa i la në një gjendje shumë të padurueshme njerëzit në Lesbos. „Më kujtohet mirë viti 2015, kur këtu kishte një gatishmëri të madhe të popullsisë. Aty u kuptua se nevojiteshin struktura, për të cilat nuk ishte menduar më parë, për të përballuar situatën.” Tani situata është ndryshe. Eurodeputeti Marquardt thotë se „BE nuk ia ka dalë të ngrejë një sistem, që siguron strehë, arsim, ushqim, por edhe mbrojtje nga zjarri.”

Vetëm kështu ka qenë e mundur, që persona të veçantë të venë zjarrin dhe të djegin plotësisht kampin. „Ne i kemi bërë njerëzit viktima në kufijtë e jashtëm.” Për ndihmën e menjëhershme, eurodeputeti propozon të përdoren anijet. „Ka shumë kroçera që prej muajsh qëndrojnë bosh, ato mund të merren me qira dhe të zhvillohet një koncept higjiene. Këtu do të kishe mijëra dhoma gati dhe mundësi karantine.”

Në këtë kohë duhet që shtetet e BE të vetëdijësohen për përgjegjësinë e tyre, thotë ai. „Ne nuk mund të kërkojmë një zgjidhje europiane dhe në të njëjtën kohë të mos e zgjidhim problemin.” Sipas Marquardt edhe qeveria gjermane duhet të bëjë më shumë. Qeveria gjermane e ka të shënuar në marrëveshjen e koalicionit, se do të marrë 180.000-200.000 vetë në vit. „Por prej dy vitesh ajo dështon në plotësimin e këtij detyrimi. Vitin e kaluar erdhën 139.000 refugjatë, këtë vit akoma më pak. Edhe sikur këtë vit të merren 27.000 refugjatë, që ndodhen aktualisht në ishujt grekë, nuk do të arriheshin kapacitetet e pranimit që i ka vënë vetes koalicioni i madh.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi kampi i lesbosit greqi kampi i lesbosit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit