LIVE UPDATES
Ekonomi

Edhe pas fiskalizimit, Shqipëria do të mbetet poshtë mesatares së Ballkanit në mbledhjen e të ardhurave

25 Janar 2021, 15:41 Nga DOSJA
Edhe pas fiskalizimit, Shqipëria do të mbetet poshtë mesatares

Qeveria është tejet optimiste se me sistemin e ri të fiskalizimit, të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë mandatit të tretë qeverisës sipas saj do të arrijnë në 31,1 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj do të garantonte disa ditë më parë në një konferencë për shtyp, se nuk do ketë më fshehje apo të dhëna të manipuluara ndërsa drejtoresha e Përgjthshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, duke iu referuar vendeve që e kanë zbatuar më herët këtë sistem, tha se kanë rezultuar në një mbledhje më të mirë të taksave nga 10-15 %.

Aktualisht, të ardhurat në Shqipëri në raport me PBB janë 27,8 %. Sipas të dhënave zyrtare të Financave rritja e të ardhurave ka qenë vetëm me 3 pikë përqindjeje në 6 vite; nga 2013-2019 dhe më e ulët se vetë rritja ekonomike.

Por nëse i referohemi një qasjeje krahasuese me vendet e rajonit sa pa ndodhur fiskalizimi, Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave. Të dhënat e OECD-së për vitin 2018 tregojnë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor është 37,1 % e PBB-së, teksa mbledhja e të ardhurave në Bosnje dhe Herzegovinë (më e larta) është 42,77% e PBB-së, kurse në Shqipëri 27,63 % e PBB-së, atë vit studimor.

Investimi i qeverisë nga paratë buxhetore për fiskalizimin do të kushtojë 18 mln euro, por kjo shumë dhe ky investim nuk i jep Shqipërisë ndonjë renditje dukshëm më të mirë.

Nëse supozojmë që treguesit e vendeve të rajonit në mbledhjen e të ardhurave qëndrojnë njëjtë me ato të vitit 2018, pra nuk rriten dhe Shqipëria arrin të shpjerë në arkën e shtetit të ardhura sa 31,1 % e PBB-së në fund të katër viteve të ardhshme, vërejmë që ajo prapë nuk e kalon mesataren e Ballkanit Perëndimor që është 37,1 % e PBB-së, e nuk krahasohet me Bosnje Herzegovinën, por potencialisht mund të jetë më mirë se vetëm Kosova dhe Maqedonia e Veriut; gjithmonë nëse ato mbeten në nivelin e mbledhjes së të ardhurave të vitit 2018.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit të 2019-s për reformën e formalizimit të ekonomisë jep një shpjegim të tij pse fiskalizimi nuk sjell ato pritshmëri të reklamuara.

KLSH në atë raport evidenton se Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk kanë pasur objektiva dhe një strategji të qartë për pajisjet fiskale si pjesë e një përmirësimi gjithëpërfshirës të luftës kundër evazionit fiskal, që do të përcaktonte qartë risqet për segmentet e ndryshme të tatimpaguesve dhe parashikonte masa për zbutjen e këtyre risqeve.

Teksa edhe pas fiskalizimit arka e shtetit nuk arrin të mbledhë të ardhura të krahasueshme me vendet e rajonit, të cilat nuk kanë një sistem të tillë digjital fiskalizimi, atëherë problemi nuk qëndron tek sistemi por diku gjetkë.

Nga vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare ekonomia informale, gri dhe e zezë vlerësohet se në Shqipëri është po aq sa ajo legale, rreth 50 përqind.

Nga ana tjetër, Shqipëria është vendi me barrën më të lartë të taksave në rajon dhe sërisht mbledh taksa më pak se vendet e tjera. Po ku qëndron problemi? Për momentin, fiskalizimi nuk e ka shkëlqimin e pretenduar.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila denaj sistemi i fiskalizimit anila denaj sistemi i fiskalizimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj