6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se paketa Anti-KÇK është fytyra e vërtetë e qeverisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se ky akt normativ është kundër atyre që kryeministri i quan ‘horra me kostum’, kundër atyre që kanë përdhunuar e vrarë vazja dhe kundër atyre që kanë vrarë baballarë duke lënë fëmijë jetimë. Rama u shpreh se të gjithë ata që i dalin kundër si Presidenti Ilir Meta apo Avokati i Popullit, janë në mbrojtje të kriminelëve dhe u ‘qan zemra’ për ta.
“Anti-KÇK-ja është fytyra jonë, pamja e qeverisë tonë. Është kundër horrave me kostum. Anti-KÇK-ja po bëhet për ato nëna që kanë parë vajzat e tyre të përdhunuara. Për ata fëmijë jetimë sepse baballarët ua kanë vrarë. Unë nuk jam i befasuar nga gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur as më shumë e as më pak, elita e tejskajshme. Për këta të shkretët që sa kanë vrarë e kanë përdhunuar, e kanë vjedhur. Dhe sot këta të shkretët po na dhunohen. Po turp nuk iu vjen këtyre njerëzve që kanë një mikrofon dhe kanë mundësinë të dalin në ekran dhe jeni bërë karvan qorrash. Nga Presidenti e deri tek Avokati i Popullit u dalin në krah kriminelëve. Janë gjynah, duhen marrë në mbrojtje sepse kërcënohen nga qeveria, nga Ministria e Drejtësië. E dini ju çfarë është 41 bis? Është regjimi i izolimit të kriminelëve mafiozë që sollën telashe të mëdha. Ndërkohë mbrohen demonët, ata që janë të dhunaur, të dënuar nga Gjykata jo të dyshuar nga Policia. Dhe ju të gjithë nuk dini çfarë flisni. E kam me të gjithë ata që flasin me këtë punë, kur flasin për shtet policor, janë të dënuar, jo të dyshuar. Nga vijnë këto pasuri? Si mundet që të arrihet në këtë absurd, që të konsiderohet kapje e shtetit, fakti që akti normativ, ligji social i imponon ministrit të Brendshëm që të ulet në tryezën e bashkërendimit të gjithë këtij operacioni,”- u shpreh Rama.
Deklarata e kreut të qeverisë u bë sot gjatë një seance plenare, ku u diskutua miratimi i paketës “Anti-KCK” dhe ligji për titujt e pronësisë. Kryeministri u shpreh i ‘zhgënjyer’ që sipas tij, presidenti Ilir Meta po punon kundër interesit të shqiptarëve për hapjen e negociatave. Rama foli edhe për amnistinë fiskale, nga e cila tha se përfitojnë vetëm qytetarët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka hedhur akuza ndaj deputetit Taulant Balla, duke thënë se ai ka vënë pasuri të pa...
Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në seancën e sotme plenare ka deklaruar se numri i vrasjeve në vendin tonë është ulur. Ai u shpreh nuk ka vrasje pë...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar fotot e publikuara një ditë më parë ku Presidenti Ilir Meta shihej në të njëjtën tavolinë me Xhevdet Troplinin...
Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe, në studion e Ilva Now foli me tone të larta dhe të ashpra në drejtim të presidentit të republikës Ilir Meta, i cili ...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se politikanët duhet të luftojnë për të arritur afrimimitetin me Bashkimin Europian. E pranishme në Kuvend, ku po...
FIER- Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka reaguar sërish, lidhur me helmimin masiv të nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. Përmes një po...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Semokratike Klevis Balliu është shprehur se kontrata e Partisë Demokratike me banorët e Unazës së Re, vijon të jetë e vlefsh...
TIRANË- Me tone të ashpra është shoqëruar seanca e sotme plenare, ku është diskutuar akti normativ anti-KÇK, i cili është miratuar nga Këshilli i Mi...
TIRANË– Besian Ajazi, këshilltari për Mediat i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Tualant Balla, teksa iu përgjigj një reagimi nga Zëdhënësi...