LIVE UPDATES
Editorial

Tragjikja e Edi Ramës!

17 Janar 2020, 14:46 Nga DOSJA
Tragjikja e Edi Ramës!

TIRANË- Para 21 vjetësh, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, forcat e armatosura të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit gjatë luftës në Kosovë: ekzekutuan dhe masakruan 45 civilë shqiptarë, të të dyja gjinive dhe të të gjitha moshave, duke filluar nga mosha 13-vjeçare (Halim Beqiri) e deri në moshën 82-vjeçare (Nazmi Imeri). Cilësimi që i bëri këtij krimi përbindësh shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së për Kosovën, William Walker-i, i tërboi autoritetet në Beograd. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, ministri i atëhershëm i Informatave, Aleksandar Vuçiq, i përkëdheluri i dikurshëm i Sllobodan Millosheviqit dhe miku aktual i Edi Ramës, bëri publik vendimin e qeverisë serbe, që e shpallte William Walker-in “persona non grata” dhe urdhëronte largimin e tij nga Jugosllavia brenda 48 orësh. Aleksandar Vuçiqi e akuzoi William Walker-in për shpifje dhe për deklarata patetike dhe e cilësoi si gënjeshtar.

Miku i Aleksandar Vuçiqit, Edi Rama, përdor të njëjtën logjikë dhe të njëjtën terminologji, duke i cilësuar si gënjeshtarë ata që nuk mendojnë si ai, apo duke i kualifikuar si deklarata patetike qëndrimet e atyre, që marrin guximin t’i përmendin gjenocidin që ka kryer Serbia në Kosovë. Përballë mohimit të gjenocidit, që vjen nga Aleksandar Vuçiqi dhe miqtë e tij, populli shqiptar i Kosovës është duke bërë përpjekje që të pranohet botërisht fakti, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Dikujt mund t’i duket si “qëllim i vendosur lart”, që, tani për tani, nuk mund të arrihet as në Shqipërinë e sunduar nga Edi Rama. “S’ka problem”! Ka shqiptarë që do të vazhdojmë këtë punë, derisa të ndriçohet tërësisht ky gjenocid.

Më 15 janar 2020, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, populli shqiptar i Kosovës ka pritur të shohë në Reçak edhe kryeministrin e Shqipërisë, përkundër divergjencave që mund të ketë me Ilir Metën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn apo Albin Kurtin. Mirëpo jo vetëm që nuk erdhi në Reçak dhe nuk tha as një fjalë të vetme për gjenocidin që ka kryer Serbia, por Edi Rama, në frymën e “Mini-Shengenit serb”, vuri në “qarkullim të lirë edhe në Kosovë” mallin e tij të ashtuquajtur “ligj antishpifje”, dhe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, bëri padi kundër Ramush Haradinajn dhe e akuzoi për “shpifje”.

Disa orë pas arritjes së qëllimit, në faqen e tij të “Facebook”, Edi Rama publikoi fjalët e çmuara të Mikelanxhelos, artistit të madh të Rilindjes: “S’ka problem kur e vendos qëllimin lart e s’e arrin dot, tragjike është kur arrin qëllimin e ulët”. Askush nuk do të kishte mundur ta ilustronte më bukur tragjiken e Edi Ramës! Vërtet ka arritur një qëllim të ulët!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial bardhyl mahmuti edi rama rama padit haradinajn tragjikia e edi rames bardhyl mahmuti edi rama rama padit haradinajn tragjikia e edi rames

Sondazh

Poll
Editorial 15 Janar 2020, 10:14

Momenti i artë për kundërshtarët e Trump

SHBA– Në debatin e djeshëm të CNN / Des Moines Register, kandidatët demokratë janë përpjekur të forcojnë mbështetjen e tyre midis votuesve të shumtë të pavendos...

Editorial 13 Janar 2020, 15:10

“Nexhmijet” nuk pendohen

TIRANË- Kur vdiq Enveri, ata qanin, unë jo, isha e ngurtësuar dhe s’doja ta jepja veten, kurse tani ata nuk qanin, ndërsa unë shpërtheva, pa e përmbajtur  ...

Editorial 7 Janar 2020, 20:50

A ishte e justifikuar vràsja e Suleimanit?

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara vrànë Qassem Suleimani, një komandant të lartë ushtàrak iranian, ndërsa ai po linte Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit me një m...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj