LIVE UPDATES
Editorial

Zgjedhjet 2025- Festivali i demokracisë së pjekur apo të djegur?

Vëzhguesit ndërkombëtarë, të lodhur nga byreku me spinaq dhe protokollet e stërgjata, konkluduan se “zgjedhjet ishin përgjithësisht të qeta”, përveç disa incidenteve “të vogla” si blerja masive e votës, shantazhi ndaj administratës, dhe ndonjë kërcënim me bukë.

25 Maj 2025, 11:24 Nga Meri Lika
Zgjedhjet 2025- Festivali i demokracisë së pjekur apo të djegur?
Meri Lika

TIRANË- U zhvilluan sërish me sukses zgjedhjet në Shqipëri – ato që na bëjnë të ndiejmë krenarinë e thellë që jetojmë në një demokraci “model”, ku kutitë e votimit hapen më shpejt se qeset e miellit.

Qytetarët u rreshtuan me padurim, jo për të votuar, por për të kapur ndonjë vend pune në administratë – me kushtin e vogël që “të votojnë siç duhet”. Shkollat u kthyen në qendra votimi, ndërsa zyrat e partive në qendra të trajnimit për "si të menaxhosh presionin ndaj votuesve me buzëqeshje false". Rezultatet? Fantastike! Fituesi dihej që përpara garës, por për efekt suspensi, duhet edhe numërimi. Të gjitha partitë dolën të kënaqura: njëra fitoi votat, tjetra fitoi alibitë, dhe populli fitoi….

Ore po ky i fundit çfarë dreqin fitoi?

Vëzhguesit ndërkombëtarë, të lodhur nga byreku me spinaq dhe protokollet e stërgjata, konkluduan se “zgjedhjet ishin përgjithësisht të qeta”, përveç disa incidenteve “të vogla” si blerja masive e votës, shantazhi ndaj administratës, dhe ndonjë kërcënim me bukë.

Rinia? Ajo votoi me pasaportë – nëpër ambasada europiane, duke radhitur aplikime për azil e punë sezonale. Sepse kur vota jote nuk ndryshon gjë, këmbët shkojnë më shpejtë në arrati se sa dora tek fleta e votimit.

Dhe kështu, rrethin vicioz e mbyllim me sukses: të njëjtët njerëz, të njëjtat premtime, të njëjtin rezultat – por me më shumë fasadë, më shumë ekrane proqeverisë, dhe më pak shpresë.

Tokë e bekuar me diell, det, dhe zgjedhje… zgjedhje që nuk i fiton më i miri, por më i zoti në llogaritjen e parave.

Ky vit na tregoi edhe një herë se demokracia shqiptare është një krijesë delikate: funksionon më së miri kur ushqehet me zarfe, premtime për vende pune, dhe ndonjë faturë të paguar të energjisë. Kush ka menduar ndonjëherë se vota është një akt i ndërgjegjes qytetare, qenka vërtet naiv. Në këtë vend, vota është monedhë shkëmbimi. Dhe si çdo monedhë, ka kursin e vet, (thonë, vetëm thonë ama që këtë vit, në disa zona, arriti deri në 100 euro për kokë vote).

Për habi, KQZ-ja dhe SPAK-u nuk panë asgjë. As kamerat, as denoncimet, as videot që qarkullonin online. Mos ndoshta u përdor ndonjë teknologji e re për të fshehur gjurmët? Apo ndoshta u zgjodh rruga më e thjeshtë: mbyllje sysh, shurdhëri selektive dhe buzëqeshje zyrtare.

Ndërkohë, qytetarët patën fatin të jenë protagonistë në këtë komedi tragjike. Disa morën nga një thes me ushqime, disa një vend pune për një muaj, të tjerë thjesht u kërcënuan. Rëndësi ka që pjesëmarrja ishte "e lartë" dhe fitorja e "bindshme". Kush tha që demokracia është proces i ndërlikuar? Jo në Shqipëri! Këtu është çështje organizimi: pak para, shumë patronazhistë, një listë të mirë koordinuar dhe... voilà, u fut fitorja në xhep.

Epo, të dashur bashkëkombës, 2025-a na tregoi edhe një herë që ne nuk kemi nevojë për zgjedhje të lira. Kemi nevojë për zgjedhje që mbarojnë shpejt, me rezultatin që dihet që para se të printohen fletët e votimit. Sepse çfarë është vota, në fund të fundit, kur mund t’i zgjidhësh problemet me një zarf?

Dhe kështu, vazhdon rrotullimi ynë i përjetshëm në karuselin e tranzicionit. Të lumtur, të qetë dhe… të votuar me shumicë absolute.

meri lika zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll
Editorial 13 Maj 2025, 14:27 Agim Nesho

Maduro instalohet në Shqipëri

Agim Nesho TIRANA- Zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri treguan se ishin një masakër e llahtarshme zgjedhore. Autokrati Rama, me gjysm...

Editorial 2 Maj 2025, 22:53 Ermal Mulosmani

Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari

Ermal Mulosmani TIRANË- Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025),...

Editorial 28 Prill 2025, 11:30 Meri Lika

Kontrata

Meri Lika TIRANË- Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata që Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjul...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj