LIVE UPDATES
Editorial

Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari

U dha paratë dhe pronat publike si të ishin të të atit gjithë klientëve të tij. Ndërtoi haremin e biznesit, medias dhe kriminelët e preferuar. Të gjithë përfitues pronash publike, fitues tenderash publikë në këmbim të shërbimeve nënshtruese.

2 Maj 2025, 22:53 Nga Ermal Mulosmani
Sundimi 25-vjeçar i një Mujshari
Ermal Mulosmani


TIRANË- Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (2000-2011), 12 vjet Kryeministër (2013-2025), 2 vjet Ministër i Kulturës (1998-2000). Pra ka fiks 25 vjet, një çerek shekulli, në kolltuk shumë të lartë. Papushim! Gjithashtu, prej 20 vitesh pandërprerë është edhe Kryetar i Partisë Socialiste.

Askush në historinë e Shqipërisë nuk ka pasë pushtetin e tij. Përveç Enver Hoxhës. Por Enveri nuk e gëzonte nga frika e "grupeve armiqësore" dhe Lufta e Ftohtë. Ndërsa Rama ndërtoi habitatin e vet të kënaqësive, shpenzime marramendëse për luks e udhëtime, pritje delegacionesh dhe qoka të stërmëdha. Pa e bërë qejfin qeder për asgjë. U dha paratë dhe pronat publike si të ishin të të atit gjithë klientëve të tij. Ndërtoi haremin e biznesit, medias dhe kriminelët e preferuar. Të gjithë përfitues pronash publike, fitues tenderash publikë në këmbim të shërbimeve nënshtruese.

Arrogant, përçmues, shkatërrues i Opozitës, përtallës dhe një shpërdorues galopant i pasurisë publike! I paprecedent! Udhëheq pa asnjë skrupull, pa numër 2, 3, 4, 5 ,6. I ka futur të gjithë në burg sapo i afrohen orbitës ku ai mbretëron! Mania e tij është krijimi dhe shkatërrimi i numrit 2.
Si Kryetar i Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend si krijuesi i Getos së Komunës së Parisit.

Zhduku kinematë, lulishtet, hapësirat publike, terrenet sportive. Pika më e fortë politike e tij është fasada, në kuptimin metaforik të fjalës por edhe në atë literal. Ai i projekton vetë ndërtesat shumëkatëshe, zgjedh vendet ku do ndërtohen, përcakton ngjyrat, numrin e kateve, klientin ndërtues, arkitetkin dhe zbatuesin! Asgjë në Shqipëri nuk lëviz pa dijeninë dhe miratimin e tij. Prej 25 vjetësh!

Njerëz, votoni kundër pushtetit absolut të këtij njeriu. Sa vjet duhet ta durojmë këtë arrogant? Kemi frikë të shkruajmë në FB se do na futet në profile të na bëjë rezil! Se për të sharë nuk ia del njeri, është i biri i Zejqinesë ai! Do na vijë në shtëpi, mbylleni derën me dry dhe shihni në sy magjik se mos vjen i çmenduri!

Gënjeni në sondazhe, thoni do e votoni por në të vërtetë votoni kundër tij ! Kundër këtij Mujshari të paskrupullt! Stërkalët e pështymës e dhunës që lëshon i burojnë direkt nga vota juaj. Pa vota është një frikacak për tu mëshiruar.

Votoni të rinjtë, jepni shansin ndryshimit. Nuk la rëndësi se cilët. Votoni Shehajn, Lapajn Qorrin ose edhe të tjerët. Boll më! 25 vjet janë shumë! Isha 29 vjeç kur ishte Ministri im, sot mendoj pensionin! E ai prapë Mujshar!

ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Editorial 28 Prill 2025, 11:30 Meri Lika

Kontrata

Meri Lika TIRANË- Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata që Partia Demokratike ka lidhur me “Continental Straegy” LLC, gjul...

Editorial 11 Prill 2025, 10:37 Ditmir Bushati

Të pretendosh të (pa)mundurën

Ditmir Bushati Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht ...

Editorial 8 Prill 2025, 14:22 Hans Henri P. Kluge

Jeta e çdo nëne ka rëndësi

Hans Henri P. Kluge Të gjitha nënat meritojnë të sjellin jetë në botë, pa e vënë në rrezik jetën e t...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë