LIVE UPDATES
Editorial

Pse ardhja e emigrantëve "të rinj" të Melonit do të largojë përfundimisht Shqipërinë nga BE-ja

Në këtë shkrim, do të shqyrtojmë shkurtimisht evoluimin e legjislacionit europian që mundëson atë që do të ndodhë tani e tutje në Shqipëri dhe, në një pjesë të dytë, do të shohim si kompromentohet dosja e integrimit europian të Shqipërisë.

9 Prill 2025, 13:37 Nga Genc Burimi
Pse ardhja e emigrantëve "të rinj" të Melonit do
rama, meloni

TIRANË- Ndryshe nga teoritë e qeverisë shqiptare, e cila mendon se duke i bërë nderë Italisë për pritjen e emigrantëve të saj, Shqipëria gjen avokatë të mirë për dosjen e saj të integrimit europian, ky proces rrezikon të prodhojë krejtësisht të kundërtën.

Nën shtysën e Italisë dhe të Francës, Komisioni Europian realizoi muajin e kaluar një revolucion të dytë në legjislacionin e BE-së për emigrantët pa dokumenta. Shqipëria është përzgjedhur si vendi i parë për këtë eksperiment, që ka pasoja katastrofike për vendin, duke shumezuar me zero shanset për të hyrë në BE në të ardhmen. Nëse BE-ja e integron një ditë Shqipërinë, kjo do të thotë për Europën të rifusë në territorin e saj klandestinët që kishte debuar më parë drejt Shqipërisë.

Në këtë shkrim, do të shqyrtojmë shkurtimisht evoluimin e legjislacionit europian që mundëson atë që do të ndodhë tani e tutje në Shqipëri dhe, në një pjesë të dytë, do të shohim si kompromentohet dosja e integrimit europian të Shqipërisë.

Evolucioni i legjislacionit europian për klandestinët: Lehtësim për Europën, por kurth për Shqipërinë

Revolucioni i parë europian ishte ngritja e “hot spot”-eve në pikat kufitare të BE-së, si në Greqi, Itali, apo Spanjë. Misioni i këtyre hot spot-eve ishte të shërbenin si qendra pritje “fillestare” për azilkërkuesit, duke bërë filtrimin e emigrantëve që mund të merrnin në konsideratë kërkesën për azil dhe atyre që nuk mund ta gëzonin këtë “privilegj” (si për shembull ata që e kishin bërë një kërkesë të tillë më parë dhe ishte refuzuar, apo emigrantët që vinin nga vende të konsideruara të “sigurta”, ku nuk ishte e nevojshme t’u lejohej të bënin kërkesë për azil).

Gjadri në Shqipëri i përkiste pikërisht kësaj kategorie hot spot-i: një qendër filtrimi për të ardhurit nga deti, për të shqyrtuar nëse kërkesa e tyre për azil mund të shqyrtohej nga Roma, dhe pastaj të prisnin përfundimin e procesit të kërkesës për azil. Kjo praktikë dështoi, sepse gjykatat italiane vendosën se të gjithë ata që vinin në Shqipëri kishin të drejtë të kërkonin azil dhe, në këtë rast, nuk kishin pse të qëndronin në një qendër “filtrimi” si Gjadri.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, një fenomen tjetër po bëhej gjithnjë e më shqetësues për Europën. Problemi kryesor për Europën sot nuk është më kush hyn për të kërkuar azil, pasi kërkesat për azil kanë rënë në të gjithë Europën (përveç Polonisë, ku janë ukrainasit). Problemi numër një është si të trajtohen ata që nuk e marrin azilin. Llogaritet se sot janë 8 milionë të tillë në Europë, të “pa-azilueshëm” dhe të padebueshëm. Nga 100% urdhra për deportim të lëshuar nga vendet europiane, vetëm 15% janë ekzekutuar.

Në këtë problematikë të re, që Italia e ka pasur prej kohësh dhe nuk gjen zgjidhje, një aleat i papritur i vjen asaj nga Franca. Pas rënies së qeverisë së partisë së Makronit vitin e kaluar, ekstremi i djathtë francez ka vendosur këtë çështje në qendër të programit të saj. Me premtimin se do të dëbojë 100% të klandestinëve nga vetëm 10% që aktualisht dëbon Franca, ekstremi i djathtë po fiton zgjedhje në Francë. Në këtë kontekst, ministri i ri i Brendshëm i Francës, për të kënaqur opinionin publik, vendosi të imitojë Donald Trump-in dhe të dërgojë klandestinët, në këtë rast algjerianë, me avion për në Algjeri. Por, kur ata mbërritën në aeroportin e Algjerit, autoritetet algjeriane nuk i lejuan të zbritnin, ndonëse ata kishin pasaporta algjeriane. Kështu, Franca u poshtërua, pasi klandestinët u rikthyen dhe nuk ka më mundësi t’i dërgojë në vendin e tyre, që refuzon t’i pranojë. Këtë mundësi e ka vetëm Donald Trump, që kërcënon me taksa doganore dhe madje edhe me ndihmën e ushtrisë ndaj vendeve që nuk i pranojnë klandestinët e tyre.

Në këtë kontekst, ku e gjithë Europa po kërkon të bëjë si Trump me klandestinët, por nuk ka forcën për ta realizuar, Meloni dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së bashku me mbështetjen e Francës, janë bërë pionierë të revolucionit të dytë në legjislacionin europian, i cili do të ndryshojë gjithçka në të ardhmen. Plani është që, në vend të dërgimit të klandestinëve në vendet e tyre të origjinës, ata të dërgohen në vende të treta, dhe pastaj këto vende “tranzitore” të gjejnë zgjidhje me vendet e origjinës. Ky plan kërkonte një ndryshim të rëndësishëm legjislativ, dhe kjo ndodhi muajin e kaluar.

Ndryshimet në legjislacionin europian

Me një rregullore të miratuar më 11 mars, Komisioni Europian bëri dy ndryshime legale që hapin rrugën për realizimin e planit italian, që pritet të adoptohet nga e gjithë Europa.

Për herë të parë, hot spot-et që u konceptuan si qendra pritje për të filtruar kush mund të hyjë për azil në BE dhe kush jo, tani mund të shndërrohen në “Qendra Riatdhesimi” për ata që BE-ja kërkon të dëbojë, por që nuk mund t’i dërgojë dot në vendin e tyre.

Ndryshimi i dytë është edhe më i rëndësishëm. Edhe më parë, një klandestin që nuk mund të dëbohej në vendin e tij të origjinës mund të transferohej në një vend të tretë, por vetëm me pëlqimin e tij. Tani, ky term “në baza vullnetarizmi” është hequr, dhe çdo vend i BE-së mund të dëbojë një klandestin drejt një vendi të tretë, edhe pa pëlqimin e tij.

Shqipëria si eksperiment i BE-së

Në këtë kuadër, Shqipëria po bëhet eksperiment i parë për Europën për të dëbuar klandestinët nga rrugët dhe qytetet europiane në mënyrë legale. Nëse kjo funksionon në Shqipëri, Europa do të hapë një dritare shpetimi, duke i dërguar klandestinët në vende të varfra që mund të blihen me para. Shqipëria do të mbushet e para, dhe kur ky proces të realizohet, integrimi i saj në BE do të bëhet i pamundur.

Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri do të jenë klandestinët, ndoshta edhe kriminelë si algjerianët që Franca dëshironte t’i dëbonte, dhe do të qëndrojnë në Shqipëri për të paktën 18 muaj, ose deri sa vendi i origjinës t’i pranojë.

Duke pranuar një marrëveshje të tillë me Italinë, Edi Rama po e komprometon përfundimisht integrimin europian të Shqipërisë, vetëm nëse opozita fiton zgjedhjet dhe denoncon këtë marrëveshje me Italinë.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, Shqipërisë mund t’i vendoset viza për integrimin europian. Nëse Shqipëria pranon të bëhet një vend që pranon klandestinët, kjo mund të nënkuptojë që Europës, ose më saktë Italisë, do t’i interesojë më shumë Shqipëria si një vend për të ruajtur klandestinët jashtë kufijve të BE-së sesa për t’i integruar ata brenda saj.

Në këtë mënyrë, Edi Rama po e futur Shqipërinë në një situatë surrealiste. Përtej fjalëve të bukura për një Shqipëri me pasaportë europiane, ai praktikisht po e dënon vendin të mos hyjë kurrë në BE.

genc burimi

Sondazh

Poll
Editorial 8 Prill 2025, 14:22 Hans Henri P. Kluge

Jeta e çdo nëne ka rëndësi

Hans Henri P. Kluge Të gjitha nënat meritojnë të sjellin jetë në botë, pa e vënë në rrezik jetën e t...

Editorial 29 Mars 2025, 13:51 Enton Abilekaj

Plani 4-vjeçar i ndërtuesit shkatërrimtar

Enton Abilekaj TIRANA- Pas 2 fushatash me timon dhe dajre, Edi Rama vendosi më në fund të paraqesë një program për kat&e...

Editorial 18 Mars 2025, 14:36 Ditmir Bushati

Erërat që po fryjnë në Europë

Ditmir Bushati Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë Europës. Serbët, hungarezët dhe gjeorgjian&eum...

Editorial 14 Mars 2025, 12:16 Meri Lika

Politikanët kometë

Meri Lika Nga gjuha shqipe më pëlqejnë shumë fjalët “filani” dhe “fistëku”, më pëlqejnë...

Editorial 6 Mars 2025, 22:02 Sonila Meço

Të mbyllet "TikTok"-u apo autokracia?

sonila meco TIRANË- Unë nuk përdor tik-tok. Një adresë ma ka hapur para tre vitesh një nga djemtë e web-it në pun...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë