LIVE UPDATES
Editorial

Të mbyllet "TikTok"-u apo autokracia?

Pra në kushte normale, të një vendi ku qeverisja ka prioritet shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve e popullit të saj, me media të lira e shumllojshmëri linjash editoriale, lajmi i mbylljes së tik-tok-ut nuk do më prekte në derën e shtëpisë e profesionit tim.

6 Mars 2025, 22:02 Nga Sonila Meço
Të mbyllet "TikTok"-u apo autokracia?
sonila meco

TIRANË- Unë nuk përdor tik-tok.

Një adresë ma ka hapur para tre vitesh një nga djemtë e web-it në punë me idenë për të postuar video të shkurtra nga programi Task Force, por nuk kisha kohë fizike të merresha.

Staf nuk kemi, mundësi punësimi të një njeriu të dedikuar programi jo e jo. Ndaj ia besova web-it të Syri-t në faqet zyrtare lajmet dhe videot nga Task Force.

Për postime ngjarjesh e arsyesh personale, përpos kohës së pamjaftueshme, nuk kisha asnjë interes.

Përdor Facebook dhe Instagram.

Ime bijë adoleshente përdor snapchat dhe tik-tok. Për aq sa e kemi nën kontroll, nëpërmjet celularit të saj, nuk ka adresë në tik-tok dhe ndjek llogari jo të rrezikshme për moshën e saj. E kemi këshilluar, urdhëruar, dënuar, ndaluar në kohë të ndryshme, i kemi treguar pasojat e rënda të përdorimit të rrjeteve sociale. Me durim ia kemi dalë me sa kemi mundur të krijojmë një gardh rrethues kundrejt “sulmit” agresiv të varësisë e përmbajtjeve të rrezikshme të tik-tok-ut. Dhe rebelimit të adoleshentes sonë.

Pra në kushte normale, të një vendi ku qeverisja ka prioritet shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve e popullit të saj, me media të lira e shumllojshmëri linjash editoriale, lajmi i mbylljes së tik-tok-ut nuk do më prekte në derën e shtëpisë e profesionit tim.

Por motivet bëhen shqetësuese për pasojat mu bash për shkak të kushteve të mbylljes së tik-tok-ut me urdhër padroni pa asnjë debat publik, konsultim juridik, analizë:
- Përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.
- Vetëm për një vit, që përkon bash me vitin zgjedhor.
- Me argumentin e rrezikut për fëmijët. Pra kur në shkolla hyn thika e armët, ku autoriteti i mësuesit është përçudnuar nga qeveria e punësimeve patronazhiste.

Po tek ky argument, vendimin e merr qeveria e nivelit arsimor më të ulët në Europë, me renditjen e fundit në testet PISA.
Po tek shëndeti mendor e fizik i fëmijëve, vendimi i mbylljes 12 mujore merret nga qeveria, që me shëndetësinë “falas” dhe mungesën e barnave e cilësinë e tyre ka shkaktuar viktima.

Po kjo filozofi qeverisëse, që ka kontrolluar aq fort çdo institucion shtetëror e shoqëror, duke prodhuar depresion e ankth gjeneralizues tek çdo familje.

-Në epokën e kapjes së plotë të mediave tradicionale, kontrollit të atyre sociale nëpërmjet ushtrive të organizuara të manovrave manipuluese të algoritmeve, censurimit dhe devijimit të mendimit të lirë, kundra pushtetit autoritar.
- Në kohën e përsosjes së makinerisë së propagandës rilindase, që buçet nga çdo altoparlant patronazhistësh e mercenarësh pushteti.
- Në periudhën më të rëndë të denigrimit të një pushteti thuajse absolut 12 vjeçar, kur rotacioni deri dje i pamundësuar edhe nëpërmjet lobimeve për shkatërrimin e kundërshtarëve po fiton terren në perceptimin publik me shprehjen e ideve, angazhimin publik e politik edhe në platformën tik-tok.
- Kur bizneset po rezistojnë me çdo mënyrë të mbijetojnë nga zhbërja e konkurencës së lirë e ku “suksesi” i tyre varet nga afërsia me pushtetin, u ngushtohet edhe më hapësira e lirë promovuese.

Motivet e vërteta të këtij vendimi deduktohen lehtësisht prej kohës, mënyrës së përzgjedhur dhe arsyeve në mendjen e një autokrati, që do të mbretërojë në vendin nga iku iket masivisht. Lojtar i skakierës me kundërshtarë të drobitur e sakatuar, nuk luan dot ndryshe, përpos se i vetëm, i pabezdisur, i pakonkuruar, i pasfidueshëm dhe me mjete për të paralizuar çdo kundërshtar në lojë a mes tifozëve.

Ky po, që është rrezik kombëtar…edhe ndërkombëtar po deshët me pasoja shumfish më të rënda se mbajtja hapur e tik-tok-ut për zhvillimin, të drejtat, liritë dhe shëndetin mendor e fizik të njerëzve. Atyre, që i do domosdoshmërisht të kontrolluar, përpos se të izoluar, nënshtruar e depersonalizuar.

Edhe rruga drejt ferrit është e shtruar me qëllime të mira…në rastin tonë as qëllimet nuk janë të tilla.

Të mbyllet tik-tok-u, apo autokracia?

sonila meço mbyllja e tik tok

Sondazh

Poll
Editorial 25 Shkurt 2025, 13:15 Ditmir Bushati

E djeshmja nuk është më

Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se trashëgimia e mandatit të tij të parë nuk mund t&eu...

Editorial 25 Shkurt 2025, 07:09 Fatos Lubonja

Pse s’besoj tek SPAK edhe pas Veliajt

Fatos Lubonja TIRANË- Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi...

Editorial 5 Shkurt 2025, 19:13 Meri Lika

Edi Rama, për mua, është e shkuara

meri lika TIRANË- Fiton apo nuk fiton Partia Demokratike, unë mendoj se tashmë Edi Rama duhet të jetë e shkuara. E ardhmja e Shqip...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë