Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Fiton apo nuk fiton Partia Demokratike, unë mendoj se tashmë Edi Rama duhet të jetë e shkuara. E ardhmja e Shqipërisë nuk ka dhe nuk duhet të ketë më lidhje me të.
Mbrëmë duke ecur me tim bir në qendrën e Tiranës, shikimin e qiellit të cilin po e pushtonte nata, ma zuri një ndërtesë në formën e një koke, ashtu me pak ose me aspak flokë dhe duke e ditur se autokrati ynë, pasi vodhi e rropi çdo qindarkë të këtij shteti, pra pasi na futi duart në të gjithë xhepat tanë, po punon që të lerë gjurmët e tij edhe në të ardhmen tonë.
Zhytur në pamjen e errët të ndërtesës, fillova të imagjinoja se si do të ishte ajo ndërtesë e kokës së tij nëse rastësisht ai do kishte flokë të gjatë?
Mendimin ma ndërpreu im bir, i cili më pyeti:
- O mam, çfarë është ajo ndërtesa e rrumbullakët, përballë?
- Koka e Edi Ramës, zemër.
- Çfarëëëëëëë?! Betohu!
- Të betohem.
- Uou, mam, më habite!
- Mos u habit shpirt, kështu bëjnë diktatorët, pasi të marrin paratë, të vjedhin të sotmen, të kufizojnë zgjedhjet, mendojnë se duhet të të qendrojnë përpara syve edhe në të ardhmen.
E dije ti që edhe bustit të Skënderbeut në Itali i ka dhënë pamjen e fytyrës së tij?
- E kam parë në një video në Tik Tok. A është e mundur që pasi ky të zhduket nga pushteti, këto ndërtesa qesharake të prishen?
- Nuk e di shpirt, nuk e di.
Dhe unë me të vërtetë nuk e di.
Tim biri i është dukur qesharak edhe çibani i cili në mënyrë budallaqe ndez dritat e hartës së Shqipërisë në një kubizëm shtazarak.
Atij i duken qesharake, kurse mua të frikshme, të dhimbshme, masakruese.
Për mua Edi Rama tashmë është e shkuara.
Përpiqem përditë që kjo të arrihet, përpiqem çdo ditë, me çdo mënyrë dhe çdo mundësi që kam në dorë, që ai të mos bëj më pjesë në të ardhmen time, tonën e sidomos të tim biri.
Duhet me çdo kusht ta largojmë nga ardhmja jonë, dhe kushti është VOTA.
Ne jemi një popull i vogël, në një vend të lakmuar dhe që nuk e kemi luksin të humbasim këtë hapësirë kaq të vockël që na ka ngelur, duke e lënë vetën të na qeverisin maskarenjtë dhe hajdutët, të cilët i shesin copat e Shqipërisë që me to të mbajnë këmbët e karrigeve të tyre të pushtetit.
Ne nuk e kemi luksin të drejtohemi nga njerëz të korruptuar, të cilët bëjnë larot e kancelarive të huaja vetëm e vetëm që të vazhdojnë të na qeverisin ndërkohë që na kanë shitur dinjitetin.
Ne nuk mundemi të lemë vendin që ta drejtojë loloja i “pallateve mbretërore” të fuqive të mëdha.
Ne nuk kemi kohë për të humbur, por thjesht duhet ta largojmë nga e ardhmja jonë duke mos e votuar dhe duke mos e lejuar të na vjedhi votën.
USAID Ka qenë një fundjavë e trazuar për USAID-in (Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar). Të sht...
Donald Trump SHBA- Vendosja e pengesave mbi tregtinë kineze ishte fokusi kryesor i Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë pres...
Bajram Begaj TIRANË - Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e “skemës së r...
Ermal Mulosmani TIRANA- Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, është tallja e njerëzve me to, relativi...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një takim me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në Uash...
Donald Trump Tashmë duket sikur është kthyer prej muajsh. Donald Trump po vendos një ritëm të furishëm në mandatin ...
Ben Blushi Në Greqinë e Lashtë ishte një mbret që quhej Mida, që kishte aftësinë të kthente në ar cdo gj&...
meri lika TIRANË- Në vitin 2022, kur termi i primareve u bë kryefjalë e ditës, kam shkruar një artikull ku, modestisht,  ...
foto ilustruese TIRANË- Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë kthese në historinë...
Qendrat e emigranteve Në vitin 2023, Italia nënshkroi një marrëveshje prej 710 milionë dollarësh për të dërgua...