LIVE UPDATES
Editorial

Demokracia qenka rrezik?

Është e vërtetë që shpesh në politikë nuk ka moral, por në kushtet kur duhet të rrëzosh autokracinë e hajdutëve më të mëdhenjë që ka parë ky vend, e vetmja gjë që mund ta bëjë këtë është morali dhe vlerat.

16 Janar 2025, 12:42 Nga Meri Lika
Demokracia qenka rrezik?
meri lika

TIRANË- Në vitin 2022, kur termi i primareve u bë kryefjalë e ditës, kam shkruar një artikull ku, modestisht,  kam analizuar se çfarë janë primaret. Analizën time e nisa me kuptimin që kjo fjalë ka në gjuhën shqipe, i cili flet për diçka që qendron në vend të parë.

Isha entuziaste atë kohë sepse për mua ky ishte mjeti i vetëm demokratik, që i jep rëndësi votës së antarësisë, por edhe zgjedhjes së simpatizantëve në një organizatë politike. Vazhdoj të mendoj po njësoj, se primaret e rregullta në një parti politike janë tregues i një organizate me funksione të plota demokratike.

Nisur nga fakti që unë votën time e konisderoj shumë të shtrenjtë dhe si një njeri që e dua shumë lirinë dhe demokracinë, por edhe si një njeri që dua dhe po luftojë me gjithçka mundem, për ndryshimin e këtij moçali qeverisës, jam duke kërkuar që opozita të plotësojë disa kritere në mënyrë që të jetë e vlerësuar nga vota ime.

Unë kërkoj Vlera dhe Moral.

Jam shumë e interesuar që opozita të ma kërkojë votën duke më nxjerrë përpara figura të cilat kanë vlera si njerëz dhe si profesionistë, sepse i urrej lakenjtë, servilët, dallkaukët, matrapazët, akrobatët politikë dhe e kam të pamundur t’i pranoj të më përfaqësojnë.

Është e vërtetë që shpesh në politikë nuk ka moral, por në kushtet kur duhet të rrëzosh autokracinë e hajdutëve më të mëdhenjë që ka parë ky vend, e vetmja gjë që mund ta bëjë këtë është morali dhe vlerat.

Unë kërkoj Demokraci dhe Konkurrencë të lirë.

Këtë kriter, sipas mendimit tim, e plotësojnë vetëm primaret, por nëse sot partia më e madhe opozitare e cila në 11 dhjetor të 2021-shit, me statutin e saj të ri, i vuri ato si gur themeli, e për një çështje me kaq shumë rëndësi siç janë përfaqësuesit që duhet të nxjerrë për të kërkuar votën e elektoratit nuk i zbaton, me vjen keq, por kjo parti nuk më përfaqëson dot mua.

Dje kam lexuar shumë lajmë nëpër portale me thënie si, “primaret nuk duhet të përçajnë partinë”, “kujdes me listat që partia të mos bjerë përsëri në krizë” e të tjera të këtij lloji, të cilat që nga dje kanë filluar të gëlojnë nëpër ekrane e panele.
Këto sinjale hedhur lartë e poshtë, me parimin “po i bie pragut që të dëgjoj dera”, janë pikërisht ato që më bëjnë mua të kuptoj se segmente të PD-së nuk e duan demokracinë brenda partisë.

Në këndvështrimin tim, nëse kjo gjë ndodh, unë me bindje mund të them se Partia Demokratike e ka të humbur davanë. Partia Demokratike shkoi gati në asgjësim sepse eleminoi, vlerat, moralin, demokracinë dhe konkurrencën.

Opozita shkoi në prag të zhdukjes sepse partia më e madhe opozitare ajo që “pretendonte” të udhëhiqte vendin, u mbush me servilë e interesaxhinjë, u rrethua nga njerëz që prisnin të kafshonin “gaça” interesi, dhe u tejngop me pazare, me pazare që nga ata më të vegjlit për vende pune e deri tek ata për karrige deputeti, nga ata për një tender deri tek ata për monopole.

E sot unë, nuk e dua sërish një opozitë të tillë, sepse nuk dua që pushteti të iki nga disa hajdutë e të shkojë në duar të disa hajdutëve të tjerë.

Unë, mendoj se, njëjtë si unë dhe shumë të tjerë të cilëve nuk ua rëndojnë xhepat teserat e 100 partive, e që duan liri, demokraci, votë të lirë, që duan zgjedhje të lira, që duan të respektohen në vendin e tyre, që duan një vend dinjitoz, ju siguroj se nuk do ta jepnin votën për pazarxhinjtë e radhës. Nëse demokracia fillon me primaret, aty duhet të lind dhe të vdes pushteti, tek vota dhe jo tek pazaret.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 16 Janar 2025, 10:55 Ditmir Bushati

Ndryshimi i lojës

foto ilustruese TIRANË- Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë kthese në historinë...

Editorial 8 Janar 2025, 19:05 Meri Lika

Tregu i gabit

meri lika TIRANË- “Hajdeni se u hap dëngu!” Kjo shprehje, për të gjithë, është shprehja e famshme e shitjev...

Editorial 27 Dhjetor 2024, 09:08 Meri Lika

Komploti

Meri Lika TIRANA- Veliaj u thirr për herë të dytë nga SPAK, por ndërkohë që herën e parë ai thjesht na tregoi ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë