Trump urdhëron shpërbërjen e Agjencisë Amerikane për Media Globale, pezullohen gazetarët e VOA-së dhe REL-së
Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik 15 Mars, 20:25 ...
Berisha: Mbyllja e Zërit të Amerikës nuk ishte një akt censure, ai është një ent publik 15 Mars, 20:25 ...
Një orë para protestës së PD-së, reagon Berisha: Nuk do të lejoj që fëmijët të përjetojn&...
"Kemi objektiv madhor 'Made in Albania'"/ Berisha deklaratë: Shqipëria do të transformohet në një prodhues e eskportues...
Tre të plagosur në Beograd/ Makina merr përpara protestuesit (VIDEO) 15 Mars, 13:36 Protesta masive në Ser...
Nga 1 shkurti do ulet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, por...., se gjithmonë ka një “por”, ky çmim është në fuqi deri në 31.12.2025. Domethënë, tregu i Gabit e di mirë edhe shprehjen “mirëmëngjes o interes”.
TIRANË- “Hajdeni se u hap dëngu!”
Kjo shprehje, për të gjithë, është shprehja e famshme e shitjeve në tregun e Gabit.
Më erdhi në mendje sot sepse njëjtë si tregu i Gabit po më duket qeveria me breshërinë e “dhuratave” që po i bën popullit në këtë kohë “festash elektorale”.
“Hadjeni se u hap dëngu i parë”, bërtiti kryeministri kur njoftoi pensionistët për bonusin lëmoshë në fund të vitit, por nuk u mjaftua vetëm me një dëng, iu tha se ata duhet të rrinë gati se në gjysmën e parë të 2025 do hapet dëngu tjetër, pra brenda gjashtë muajsh kryeministri do bërtasë sërish.
“Hajdeni se u hap dëngu”, bërtiti prapë kryeministri, pak ditë më vonë, dhe nxorri në treg dëngun e radhës se pensionistët e kanë shërbimin urban falas, pavarësisht se duhet të zënë radhë që në orën 5 të mëngjesit, të shtyhen e të shqyhen nëpër radha por ama në fund do kenë përfitime, ata duhet të gëzohen njëjtë si klientët e Gabit që gëzohen kur gjejnë rroba marke pavarësisht se janë të përdorura.
Mos mendoni se përfundoi këtu, “Hajdeni se u hap dëngu”, bërtiti prapë sot kryeministri, por duke qenë se ky dëng ishte shumë i madh nuk bërtiti vetëm, mori edhe ndihmëse zëvendësen e tij.
Nga 1 shkurti do ulet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, por...., se gjithmonë ka një “por”, ky çmim është në fuqi deri në 31.12.2025. Domethënë, tregu i Gabit e di mirë edhe shprehjen “mirëmëngjes o interes”.
Hera e parë në histori që kemi ulje të energjisë elektrike, tha dënghapësi ynë tek reklamonte veshjet e markave më të mira por të futura në thasët e dëngjeve të Gabit.
Po pse more dëng-hapës a nuk je ti që e rrite çmimin e energjisë?
A nuk ishe ti, o dëng-hapësi ynë, që bëje be e rrufe se çmimi i energjisë duhet të rritej patjetër se në të kundërt sistemi hynte në kolaps?
Le të bëjmë pak llogari o dëng-hapës.
Përpara vitit 2015, deri në fashën 300 kWh çmimi i energjisë ishte 7.7 lekë, ndërsa mbi këtë fashë, me 12.5 lekë. Me “reformën” tënde, jo agrare, por energjetike, çmimi u uniformizua me 9.5 lekë duke hequr ndarjen e fashave.
Kështu me një llogari të thjeshtë njëjtë si ajo e tregut tënd të Gabit, o shefi i biznesit të dëngjeve, nëse në 2013 në kohën e “varfërisë” që na kishte shkaktuar Saliu, kohë me të cilën ti ke shumë qejf të krahasohesh, një familje për 300 kWh (që janë dhe pjesa më e madhe e konsumatorit familjar) paguante 300 x 7.7 = 2,310 lekë.
Kurse me ardhjen në pushtet të qeverisë tënde të dëngjeve, një familje paguan 300 x 9.5 = 2.850 lekë, pra dëngu jot “i suksesit” i kushtoi minimumi 540 lekë çdo pensionisti dhe çdo familjeje shqiptare.
Në 2016 kur ti fillove “reformat e tua transformuese” për të bërë të mundur injektimin e korrupsionit qeveritar në çdo qelizë, sipas Eurostat Shqipëria ishte vendi me çmimin më të lartë të energjisë në rajon madje ne arritëm një sukses si askush tjetë se ia kaluam me çmim edhe Danimarkës një vend që e ka pagën minimale 2300 euro dhe pagën mesatare 5300 euro.
Aman na thuaj çfarë të bëjmë, të gëzohemi që kemi lënë në bisht Danimarkën apo të hidhërohemi se po na janë boshatisur xhepat?
Sot ti po na reklamon si rroba firme, dëngun e rradhës, i cili nuk është asgjë më shumë se sa “sukses” i i rrobave të përdorura firmato, të cilat ti do të na i shesësh si të reja ndërkohë që atyre iu ka dalë boja nga larjet dhe shplarjet e shumta.
Shkëlqimi i tregut tënd ka rënë shumë o dëng-hapës.
Sot nuk besoj se ka shqiptar që të mos e ketë kuptuar se çdo dëng që ti hap fsheh nga pas lëvere korrupsioni të cilat po kërkon aq dëshpërimisht të t’i lajmë ne.
Donald Trump Pas një dite kaosi dhe dhune më 6 janar 2021, ishte e paimagjinueshme që Donald Trump, i cili thirri një turmë në...
Meri Lika TIRANA- Veliaj u thirr për herë të dytë nga SPAK, por ndërkohë që herën e parë ai thjesht na tregoi ...
Agim Nesho KOSOVA- Kurti është një politikan që është admiruar për karakterin e tij të fortë dhe qëndres&...
Veton Surroi TIRANA- Do të ketë me gjasë mbledhje të ardhshme mes parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë në t&eu...
foto familjare e liderëve të be dhe ballkanit perendimor BRUKSEL- Që nga samiti i BE-së në Selanik të Greqisë, në v...
meri lika TIRANË- Lajmërim, lajmërim Ambasada Amerikane më në fund u bë e gjallë. Epo në ditët e fundit t...
edi rama TIRANË- Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Shqipërinë shpesh shihen si jashtëzakonisht pozitive. Kjo ësht&eum...
Dorian Sadiku - President i Unionit të Biznesit Farmaceutik; President i Bordit të Menaxhimit në Delta Pharma TIRANA- PharmaHorizon 2025 &eu...
endri xhafo TIRANË- Holta Zaçaj është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi është kryetar i Gjykatës s&e...
Meri Lika TIRANA- Ka shumë entuziastë në lidhje me veprimtarinë e SPAK-ut, do kisha dashur shumë që edhe unë të ish...