LIVE UPDATES
Editorial

S.P.A.K (Sot Politika Akoma Kap)

E di që është shumë e vështirë të më bindësh, për këtë duhet shumë punë dhe kjo ndodh se ndoshta shpesh unë vendos barriera filtrimi që e bëjnë të vështirë procesin bindës, por në rastin e SPAK kam dashur me gjithë shpirt që të më bindte dhe të hiqja dorë nga “nihilizmi” se në Shqipëri gjithçka e ka në dorë politika, e megjithë këtë dëshirë timen, vazhdoj të jem e mosbindur nga “drejtësia e re”.

12 Dhjetor 2024, 10:05 Nga Meri Lika
S.P.A.K (Sot Politika Akoma Kap)
Meri Lika

TIRANA- Ka shumë entuziastë në lidhje me veprimtarinë e SPAK-ut, do kisha dashur shumë që edhe unë të isha mes tyre, por fatkeqësisht e kam të pamundur.

Unë e pranoj që jam kokëfortë, jam rebele, dua të jem gjithmonë e lirë dhe mundohem të jem e lirë që të mos më ndikohet mendimi. E di që është shumë e vështirë të më bindësh, për këtë duhet shumë punë dhe kjo ndodh se ndoshta shpesh unë vendos barriera filtrimi që e bëjnë të vështirë procesin bindës, por në rastin e SPAK kam dashur me gjithë shpirt që të më bindte dhe të hiqja dorë nga “nihilizmi” se në Shqipëri gjithçka e ka në dorë politika, e megjithë këtë dëshirë timen, vazhdoj të jem e mosbindur nga “drejtësia e re”.

Mos e ngatërroni mosbindjen time qytetare, me mosbindjen civile, por mendojeni ashtu siç fjalori i gjuhës shqipe e shpjegon: mungesë bindjeje; Pra shikojeni në këtë aspekt që unë kam mungesë bindjeje, ose që SPAK nuk ka arritur të më bind.

Mosbindja ime qytetare erdhi që në momentin kur në tregun politik pushtetar filluan të shiten mollë dhe dardha të cilat rilindasit e përzgjedhur për të na qeverisur kishin filluar t’i këpusnin pas kurrizit tonë po e po, por edhe pas kurrizit të atij..., të atij..., po po të atij të plotëfuqishmit hirëplot.

E mbani mend atë frazën e bukur “Kush këput “dardha dhe mollë” pas shpinës time e ka më drejtësinë”? E ja pikërisht aty filloi mosbindja ime qytetare.

Në SPAK sot kemi totalisht dy standarde. Nëse kur flasim për “mollët e dardhët” që janë ngrënë nga pushteti, SPAK heton përgjegjësinë personale, duke u marrë me çirakët që për bukën e gojës kanë zbatuar urdhërat, e raste ka plot, inçeneratorët, sterilizimi, CheckUp-i, 5D, 3D, cicërima, trumcaku, harabeli etj etj, për “mollët e dardhët” që janë ngrënë nga ish-pushteti, “heronjtë” e fëmijëve të supozuar të Yurit hetojnë përgjegjësinë kolektive dhe e çojnë stekën deri në majën e pushtetit.

Aq shumë e ka ulur përgjegjësinë e vjedhjeve të socilastëve ky SPAK-u saqë shpesh i them vetes: “moj që je dhe ti e përfshirë kjo nuk diskutohet po inshallah ta tregojnë çfarë ke vjedhur”.

Nuk është se kam vjedhur me gjithë mend, por ju këshillojë të gjithëve se nuk bëjmë keq ta mendojmë, se zbrit e zbrit përgjegjësinë nga kryehajduti, tek hajduti i shkallës së parë, e pastaj tek i shkallës së dytë e me radhë tek shkallë të tjera, patjetër që tek ne do shkarkohet përgjegjësia në fund. E ne në fakt nuk duhet të mërzitemi, se e kërkuam me qiri këtë lloj qeverisje.

Në fakt ajo që më qetëson në gjithë këtë rrëmujë është që pushtetarët nuk kanë ngrënë kumbulla. Ju betohem që kjo gjë më qetëson. Po të kishin ngrënë kumbulla aty do kishim probleme shumë të mëdha.

Nëse ju do pyesni se ku qëndron ndryshimi në kanë ngrënë mollë dhe dardha me ngrënien e kumbullave, më duhet t’iu kujtojë (se popull me kujtesë të shkurtër jemi) që kumbullat të mpijnë dhëmbët.

Prandaj qeveria në kopshtin e saj, sapo erdhi në pushtet, mori masat dhe mbolli vetëm mollë dhe dardhë, se e provoi me ato kumbullat e kuqe po ato prodhuan kokërra vetëm për atë që i mbolli dhe nuk mbërritën dot deri tek ne, kurse tani ngaqë qeveritarë, pushtetarë e administratarë janë shumë të uritur, u hoq dorë nga kumbullat.

Faleminderit o Zot, që iu dhe mendjen e hairit e na shpëtuan, se imagjinojeni veten që tek punoni nga mëngjesi deri në mbrëmje për të mbajtur familjet, e ndërkohë që ju rropateni, qeveritari ha kumbullat që duhet të ishin paguar për të të siguruar jetën tënde dhe të fëmijëve të tu, apo ha kumbullat që duhet të ishin paguar për arsim, shëndetësi, rrugë, ajër të pastër, gjëlbërim, ndihmë etj etj, e duke qenë se SPAK-u na tregon “me fakte-prova” se ai të cilin e pretendojmë si hajdut nuk është i tillë, sepse nuk i ka dhëmbët e mirë, atëhere faji i cili deri tani nuk i ka ngelur në asnjë rast pushtetarit, do ngelej tek ne dhe do përfundonim të gjithë me dhëmbë të mpirë.

E kështu pra çdo e keqe e ka dhe një të mirë. Pushteti na vjedh, domethënë ha mollët dhe dardhët, SPAK-u bën sikur i heton dhe GJKKO sikur i dënon ama dhe ne populli nuk i kemi dhëmbët e mpirë.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 11 Dhjetor 2024, 11:33

Goditje reformës në drejtësi

Sokol Sadushi TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur këtë të Mërkurë procedurën p&eu...

Editorial 2 Dhjetor 2024, 19:48 Hans Henri P. Kluge dhe Robb Butler

Pse njerëzit ende vdesin, pa arsye, nga SIDA?

  Hans Henri P. Kluge (Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën) dhe Robb Butler (Drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Transmetuese,...

Editorial 25 Nëntor 2024, 18:08 Meri Lika

Ramakracia

meri lika TIRANË- Edhe gjyshja ime thoshte gjëra të mençura, tani aq të mençura sa të gjyshes së Ramës jo,...

Editorial 19 Nëntor 2024, 11:34 Sonila Meço

Vrasësi që rrisim NE!

sonila meco TIRANË- Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e ha...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend