LIVE UPDATES
Editorial

Shqipëria ka nevojë për një Republikë të dytë

Ndryshe nga demokracia si sundim i shumicës, dhe rreziku i saj të prodhojë ‘tiraninë e mazhorancës’, Republika demokratike funksionon në respektimin e Kushtetutës dhe pavarësinë e pushteteve. Ndarja dhe balancimi i pushteteve është mekanizmi bazë për mos shkarjen e Republikës në një sistem autokratik me prirje diktatoriale.

23 Nëntor 2024, 16:25 Nga Agim Nesho
Shqipëria ka nevojë për një Republikë të dytë
Agim Nesho

Kur shoqëria kërkon dhe pranon të ketë një Republikë demokratike sigurisht priret të ketë elementet bazë të saj, si liria e shprehjes dhe veprimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit të së drejtës, etj. Ndryshe nga demokracia si sundim i shumicës, dhe rreziku i saj të prodhojë ‘tiraninë e mazhorancës’, Republika demokratike funksionon në respektimin e Kushtetutës dhe pavarësinë e pushteteve. Ndarja dhe balancimi i pushteteve është mekanizmi bazë për mos shkarjen e Republikës në një sistem autokratik me prirje diktatoriale.

Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka pasur eksperiencë tjetër demokratike, përvese 35 vitet e fundit që erdhën si rezultat i revolucionit demokratik në gjithë Europën Lindore. Përpara saj eksperienca e saj e vetme ishte feudalizmi, sundimi i perandorive Bizantine dhe Osmane, diktatura komuniste duke mos njohur periudhat e evoluimit të shoqërisë njerëzore si Rilindja, Revolucioni Industrial , kapitalizmin e tregut, të cilat kishin përparuar shoqërinë dhe krijuar individualitetin dhe lirinë tek individi. Shoqëritë Lindore, sic shprehet dhe Samuel Huntington, duke kaluar nga sistemet perandorake dhe feudaliste, diktaturat komuniste mbeten psikologjikisht të nënshtruara ndaj rolit të liderit, pa njohur të drejtat e tyre dhe të shoqërisë së lirë.

Shqipëria, gjatë periudhës 35 vjecare të demokracisë, duket se po mbyll ciklin e sistemit demokratik duke tentuar të kthehet në një diktaturë të re putineske. Ajo filloi pas viteve ’90 me revolucionin demokratik dhe ndryshimi i sistemit politik të drejtuar nga PD dhe Dr. Berisha, hodhi hapa të fuqishme në transformimin demokratik të shoqërisë dhe ekonomisë së tregut, vazhdoi me një ekonomi liberale tregu gjatë qeverisjes së Nanos, arriti të realizojë transferimin paqësor të pushtetit nga PS tek PD dhe prapë tek PS. Ardhja e Ramës në pushtet ishte tronditja e parë për demokracinë e brishtë Shqiptare, që u vu re që në fillim nga ambiciet ekstreme të tij për pushtet, bashkëpunimin e tij me krimin e organizuar dhe shpalljes së tij si misionar në politikë, duke parë qartë që nuk përfaqësonte interesat e zgjedhësve apo të militantëve të partisë socialiste por të një klike të ngushtë me qëllim mbajtjen e pushtetit. Koha tregoi që ai kapi institucionet e vendit, kapi shtetin, zgjeroi bashkëpunimin me krimin e organizuar, e ktheu Shqipërinë në një platformë të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës dhe kapi sistemin e drejtësisë për të zhdukur opozitën dhe goditur liderat e saj.

Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, gjykatë që shkel parimet kryesore të Kushtetutës dhe duket qartë që është nën influencën dhe përdorimin nga Autokrati, tregon dhe fundin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Shqipëria sot nuk është më as demokraci dhe as Republikë dhe ka arritur në nivelin zero të kontratës sociale me popullin e saj për ta bërë Shqipërinë njësoj si Europa. Nevoja për një Republikë të dytë demokratike tashmë është bërë një domosdoshmëri. Republika e Dytë do të kërkojë rindërtimin e të gjitha institucioneve dhe respektimin e shtetit të së drejtës. Por si mund të arrihet kjo?

Së pari, Shqipëria është në momentin që opinioni publik duhet të zgjidhë dilemën nëse do të luftojë për demokraci apo do të pranojë një diktaturë që po instalon regjimi i Ramës. Një revolucion me ngjyrë si në Ukrainë, Gjeorgji mund të ketë arritur pikën e vlimit brenda vendit, por pengohet nga blerja e influencës nga regjimi tek faktori ndërkombëtar dhe projekti famëkeq dhe anti-kombëtar i regjimit që ka shpopulluar vendin, nga ku janë larguar mbi 1 milion banorë.

Megjithëse shkaku i ndryshimit është rivendosja e shtetit ligjor dhe demokracisë, Shqipëria mund të ketë revolucionin kuq e zi për të mbrojtur interesat e kombit, kur dihet që regjimi është i lidhur ngushtë me projektet serbo-ruse të ndryshimeve gjeopolitike në Ballkan. Revolucionet e sotme janë lëvizje për ndryshim dhe jo domosdoshmerisht revolucione të përgjakshme dhe shkatërruese, ashtu si dhe diktaturat e sotme janë diktatura që shtypin dhe zhvasin popullin.

Së dyti, në kushtet e sotme gjeopolitike dhe luftës për influenca të huaja në Europë, qasja e opozitës për mosbindje civile është më realiste dhe më rezultative. Realizimi i qeverisë teknike dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duhet të jetë një kërkesë e panegociueshme. Miratimi së fundmi i rezolutave të Partive të qendrës së djathtë botërore si dhe të forcës më të madhe politike europiane EPP për situatën dramatike në Shqipëri janë jo vetëm sinjale pozitive por një shpresë bindëse që situata në Shqipëri do të ndryshojë shpejt në favor të forcave opozitare pro demokratike.

Së treti, duhet të krijohet një front i bashkuar opozitar i të gjitha forcave politike që kërkojnë ndryshim dhe rikthim të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Propaganda e Ramës dhe e përkrahësve të tij, se opozita nuk ka alternativë dhe lidership, është një propagandë që i shërben vetëm projektit të tij korruptiv. Për më tepër që kjo është një luftë për sistemin politik sesa një luftë për pushtet. Garancinë që sjell lidershipi i Opozitës, që legasinë e tij e ka të lidhur me demokracinë dhe që nuk blihen dhe ofrojnë kompromis me regjimin, është më i besueshëm se sa opozitarët që mbeten tek platforma e tyre “ikni ju se do të vijmë ne”. Në politikë alternativat fitojnë me votë dhe kjo arrihet vetëm nga besimi që krijohet në opinionin publik për aksionin tënd politik, konsekuencën dhe vlerat që përfaqëson. Prandaj shpëtimi i demokracisë Shqiptare sot kërkon një Bashkim në Diversitet. Po aq e rëndësishme është që opozita ta konceptojë këtë luftë jo si luftë ideologjike, as vetëm si luftë pro vlerave konservatoriste, por si front të përbashkët lufte në mbrojtje të sistemit politik të Republikës kundër një regjimi korruptiv që shkatërron dhe vjedh popullin e tij. Dhe në këtë drejtim Dr. Berisha ka vizion më të qartë se opozitarët e tjerë për të mos mënjanuar grupime të ndryshme dhe për të besuar se fiton Shqipëria.

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 19 Nëntor 2024, 11:34 Sonila Meço

Vrasësi që rrisim NE!

sonila meco TIRANË- Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e ha...

Editorial 18 Nëntor 2024, 12:25 Meri Lika

Po me antikitetin do krahasohemi?

Meri Lika Ligjërata arrogante e kryeministrit, ashtu si gjithmonë janë ligjëratat e tij, i ra gozhdës dhe patkoit, vetëm n&eu...

Editorial 6 Nëntor 2024, 17:40 John F. Harris

Trump i ka poshtëruar armiqtë e tij

Flamur fitoreje Donald Trump nuk i vodhi zgjedhjet e 2024. Ai i ka fituar, në mënyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend