LIVE UPDATES
Editorial

Caro Umbro, për çështjen "Certefikata e Mirënjohjes"

15 Nëntor 2024, 10:40 Nga Meri Lika
Caro Umbro, për çështjen "Certefikata e
Meri Lika

Caro Umbro!

Gjatë këtyre ditëve të fundit, shumë shqiptarëve ua ka vrarë veshin emri i yt, i cili është lakuar në të gjitha rasat, për shkak të pjesëmarrjes tënde aktive dhe me shumë produktivitet në konçesionin e sterlizimit.

Ndërkohë që shumica të shajnë dhe të quajnë hajdut, unë mendoj se jam e vetmja që nuk të shaj, sa për pjesën e hajdutit dua të lë mënjanë.

Unë caro Umbro, jo vetëm që nuk të shaj, por madje kam arritur në kufijtë ekstrem të falënderimit.

Për të mos i lënë bashkëatdhetarët e mi, të cilët, përveç halleve për divorcet e çdivorecet e vipave, të mbajnë mbi kurrizin e tyre të lodhur edhe këtë hall, se përse unë të falënderoj, po t’i them të gjitha tëk e tëk e tëk.

Unë të falënderoj shumë, o caro Umbro, sepse ti je treguar aq i zoti, sa e zbërtheve me një shpejtësi marramendëse, makinën tonë shtetërore, njëjtë si një fëmijë, kur nga kurioziteti, zbërthen lodrën e parë sapo e merr në dorë.
Sigurisht që edhe ti, njësoj si fëmija, nga kurioziteti e zbërtheve lodrën e parë konçensionare sapo i gjeta anën që ta merrje në dorë. E ja për këtë zbërthim unë të falënderoj shumë.

Të falënderoj sepse falë teje unë pashë se të gjitha ingranazhet e shtetit tim, të cilin dëshpërimisht po e kërkojmë, e që na ishin shitur si prodhime firme ishin, as më shumë e as më pak, prodhim kinez i skaduar, e sapo ti me dorën tënde magjike i prekje ato gjunjëzoheshin përpara teje njësoj si jetësori i pafuqishëm përpara vullnetit të Zotit.

Falë teje o caro Umbro, o “Çmimi i Mirënjohjes” së shëndetësisë shqiptare, unë pashë në dritën e diellit se paratë e taksapaguesve shqipëtarë shpërndahen kudo nëpër karrige e kolltukë pushteti brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke i ardhur në ndihmë botës për të shuar urinë e babëzisë njerëzore.

Këtu në këtë vendin tim ku tumori është bërë si grip nga ushqimet me të cilat na ushqen me aq bujari Serbia, ti nuk mund të rrije mënjanë pa dhënë një dorë, normale mor caro, normale, është “ndihma e popullit italian” kjo që na vjen nëpërmjet teje dhe të ngjajshmëve të tu.

Falë teje o i shtrenjti caro Umbro unë kuptova se mjafton që 1 zuzar të vi në pushtet dhe ai pastaj me 3 zagarë, tani dhe kaq pakë, dmth 3, nuk janë këtë agarët o caro Umbro se nuk po ngel më karrigexhi pushteti pa lehur nga pak korrupsion, po nejse të vazhdojmë me këtë hallin tonë. Pra siç ta thashë më sipër 1 ashtu dhe 3 kështu kur ulen nëpër ca karrige që të navasin paratë tona, mblidhen e të na bëjnë një Big Bang nikoqirllëku që ç’të të them e ç’të të mollois.

Falë teje caro Umbro unë e mësova këtë, se edhe pse jam nga Gjirokastra e që na akuzojnë se kursejmë dhe e rudhim shumë dorën, këtë lloj kursimi nuk ma kishin zënë sytë.

Falë teje mësova se ministri, zv. ministri, zv.zv. ministri, po dhe zv-ja i zv-së së zv-së mund të firmosin e vulosin fizkisht por edhe me telepati, kartërat e shtetit.

E kjo që thua ti caro Umbro quhet të bësh shtet, një shtet që funksionin 24 orë.

Po falë teje, unë pashë shtetin letër, nga ajo letra që e hartojnë qatipët dhe pastaj “kush ka lindur në Patos, vetë fimos e vetë vulos”, e me një të rënë të kalemit ta kthejnë shtetin në letër me të cilin mund të fshish atë që thuhet e atë që s’thuhet.

Eh, mor caro Umbro, siç e shikon jo të gjithë shqiptarët janë kështu të pagëdhendur, që të të shajnë e të të quajnë hajdut, ka edhe si unë që ti me ortakëritë e tua direkte dhe indirekte iu hape sytë e të të shohin tamam si heroin e vërtetë që je dhe të të falënderojmë.

E në fund kam një kërkesë për ty, caro Umbro.

Pasi të kesh gjetur vendin më ballor për të vendosur kornizën e “Çmimit të Mirënjohjes”, por dhe pasi të kesh planifikuar se si do t’i shpenzosh ato qindra miliona euro që ne të dhamë ty dhe gruas tënde, me bujarinë që na karakterizon në mikpritjen e mikut, të lutem mos na harro.

Eja prapë caro Umbro, eja sa herë që në karriget e shtetit e në dhomat e pushtetit të ketë 1 zuzar e ca zagarë.

caro umbro meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 6 Nëntor 2024, 17:40 John F. Harris

Trump i ka poshtëruar armiqtë e tij

Flamur fitoreje Donald Trump nuk i vodhi zgjedhjet e 2024. Ai i ka fituar, në mënyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse...

Editorial 17 Tetor 2024, 15:49 Enton Abilekaj

Kur policia përdoret për dhunë politike

enton abilekaj TIRANË- Përdorimi i Gardës për të nxjerrë deputeten nga salla ishte një skandal që u harrua vetë...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend