LIVE UPDATES
Editorial

Mos prisni nga Administrata Amerikane kur nuk dënoni politikat anti-kombëtare Rama-Vuçiç

Por ky entuziazëm që shprehej nga qytetarët e Shqipërisë për krijimin e kushteve për rikthimin e demokracisë në Shqipëri, u prit relativisht me shqetësim nga bashkëkombasit tanë në tokën tonë të shenjtë Dardane. Paragjykimi kishte hedhur hije nga gëzimi i nacionalistëve serbë dhe projektet financiare në Beograd si dhe nga disa kontradita që ishin shfaqur gjatë qeverisë Kurti 1 me zyrtarë të Administratës Trump.

10 Nëntor 2024, 11:13 Nga Agim Nesho

Mos prisni nga Administrata Amerikane kur nuk dënoni politikat

Agim Nesho

Zgjedhja e Presidentit Trump në SHBA u prit me entuziazëm nga shumica e shqiptarëve të Shqipërisë dhe me ankth nga mbështetësit e regjimit të Ramës. Dhe kjo për arsye se kishin filluar festat për zonjën Harris dhe mbështetësin e saj kryesor A. Soros, i cili është pjesë e pandashme e Autokratit Rama dhe mbështetësi dhe garantuesi i tij në Uashington. Por ky entuziazëm që shprehej nga qytetarët e Shqipërisë për krijimin e kushteve për rikthimin e demokracisë në Shqipëri, u prit relativisht me shqetësim nga bashkëkombasit tanë në tokën tonë të shenjtë Dardane. Paragjykimi kishte hedhur hije nga gëzimi i nacionalistëve serbë dhe projektet financiare në Beograd si dhe nga disa kontradita që ishin shfaqur gjatë qeverisë Kurti 1 me zyrtarë të Administratës Trump.

Për të parë në mënyrë me realiste se cfarë pritet për Kosovën nga Administrata e re Trump duhet të shikojmë më thellë se cfarë ka ndodhur gjatë Administratës Biden në marrëdhëniet me Kosovën.

Së pari, Administrata Biden cështjet e Ballkanit Perëndimor ia delegoi Bashkimit Europian, ku rryma të ndryshme pro-serbe përpiqeshin të normalizonin marrëdhëniet midis dy vendeve brenda kornizës së tolerancës dhe pragmatizmit që “të dy palët duhet të bënin zgjidhje të dhimbshme për të mundësuar njohjen dhe kthyer stabilitetin”. Europianët e tregonin hapur se prioriteti i tyre kryesor ishte mbajtja afër e Serbisë nacionaliste për ta shkëputur atë nga influenca Ruse dhe Kineze dhe ta afronin atë drejt BE-së. Lëshimet e tyre ishin aq të mëdha sa kur Vuçiç provokonte hapur me veprime terroriste sovranitetin e Kosovës (sulmi serb në Banjskë) dhe duhej të vihej përpara përgjegjësisë ai vazhdonte të pinte i qetë konjak me Makronin në Spanjë. Ambiciet e nacionalistëve serbë për rikthimin e historisë dhe marrjen dicka nga Kosova u ndërthurën me lëshimet për litiumin e baterive elektrike dhe blerjen e aeroplanëve ushtarake nga francezët.   

Plani Franko-Gjerman për normalizimin e marrëdhënieve u pranua nga Kurti, por nuk u nënshkrua nga Serbët, të cilët nuk pranonin njohjen por kërkonin me insistim asosiacionin e komunave serbe në Veri. Për Serbinë nacionaliste njohja e të drejtave për “hapësirën serbe” ishin primare. Prandaj nuk njihnin asnjë zgjidhje për Veriun e Kosovës, përvecse zgjidhjen e konfliktit të ngrirë, konfliktit të vetë-shpallur, të vetë-krijuar me strukturat paralele për të marrë një zgjidhje kompromisi në dëm të Kosovës.

Së dyti, grupet e interesit, si Fondacioni Soros në SHBA, kishin kohë që po punonin për një zgjidhje kompromisi në Ballkan për të zbutur ambiciet nacionaliste të Beogradit duke shtyrë dhe njohur Ballkanin e Hapur si një zgjidhje për të kthyer dominimin serb në rajon. Ky projekt i shpallur në Nish nga Rama-Vuçiç kishte si qëllim shmangien e Kosovës dhe mosnjohjen e saj, duke u justifikuar se shqiptarët përfaqësoheshin nga regjimi i Tiranës, i cili përfaqësonte interesat e shqiptarëve në rajon.

Duke qenë se Presidenti Biden ishte një përkrahës i flaktë i Kosovës dhe nuk do të lejonte prekje të sovranitetit të saj, grupi i presionit Soros në SHBA u përpoq ta paraqiste atë si një politikë zyrtare duke e institucionalizuar me projektet në Këshillin e Atlantikut dhe përkrahur në Departamentin e Shtetit me një sërë burokratësh që kishin lidhje me ta. Vuçiç, i cili kishte bindur Ramën dhe nënshtruar atë për të përkrahur këtë projekt, sponsorizoi këtë projekt për tu bërë një linjë zyrtare e politikës amerikane. Mendjelehtësia dhe dëshira për protagonizëm e Ramës dhe presioni i Soros e bënë projektin të gatshëm që mundësisht të kalonte edhe në Kongresin Amerikan si një politikë zyrtare Amerikane. Me anë të këtij projekti përkrahej Serbia për të rikthyer dominimin ekonomik të saj në Ballkan dhe pse jo rikthimi i një Jugosllavie Europiane (EU-goslavia) të re me shqiptarët pjesë të saj.

Gjatë administratës Trump 2016-2020 doli ideja e vetë-ofruar nga liderët ballkanikë për ndryshimin e kufijve, gjë që ndeshi me një indiferencë dhe delegim të zgjidhjes së problemeve midis tyre. Më vonë i dërguari special i presidentit mohoi që presidenti të kishte dijeni dhe kjo vinte nga një dakortësi e këshilltarit për siguri kombëtare. Në fund të mandatit u bë një përpjekje për normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës në planin ekonomik, duke e pranuar Kosovën si palë të barabartë me Serbinë dhe duke arritur që Izraeli ta njihte atë si një republikë të pavarur. Megjithëse kjo marrëveshje e Uashingtonit kishte pasaktësi, kompromise të panevojshme, sic ishte pranimi i idesë së Vuçiç për mini-shengenin Ballkanik apo kushte për ndërprerjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës për 1 vit, ajo i shërbente  Kosovës për të dalë nga impasi i politikave të izolimit ndërkombëtar që Serbia po ushtronte në mënyrë agresive. Marrëveshja e Uashingtonit nuk ishte një marrëveshje politike dhe qëllimi kryesor i saj ishte të evidentonte një fitore politike për Presidentin Trump përpara zgjedhjeve të vitit 2020. Është shumë e rëndësishme që gjatë administratës së parë Trump u njoh e drejta e krijimit të ushtrisë në Republikën e Kosovës, duke thyer edhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244 (1999).

Paragjykimet që lidheshin me pohimet e Serbisë se me administratën Trump ne mund të ulemi dhe ti zgjidhim cështjet që kanë lidhje me pretendimet serbe për padrejtësitë e shpërbërjes së Jugosllavisë u përhapë nga propaganda e nacionalistëve serbë me qëllim për të mbajtur zjarrin e nacionalizmit për efekte elektorale. Arritjet e Vuçiç, Ramës dhe Soros gjatë administratës Biden ishin më të rrezikshme dhe me pasoja më të mëdha në qoftë se nuk do të ndaloheshin nga qeveria e Kurtit dhe insistimi i Gjermanisë për të rikthyer Procesin e Berlinit.

Ajo që po vihet re sot në realitetin ndërkombëtar është se konsensusi i viteve 2000 për cështjen e Kosovës po dobësohet nga pragmatizmi i një grupi diplomatësh dhe politikanësh që kërkojnë të gjejnë zgjidhje oportune për stabilitetin Ballkanik. Situata e sotme në botë nuk është ajo e viteve 2000 dhe rendit botëror një polar të drejtuar nga SHBA. Autokracitë lindore kanë ndryshuar gjeopolitikën duke kërkuar zonat e tyre të influencës. Cështja e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës ka dalë si cështje kryesore për kombin Shqiptar.

Në këto kushte Shqiptarët duhet të bëhen të vetëdijshëm që për interesat e tyre duhet të bashkohen dhe të luftojnë vetë. Kjo nuk do të thotë që duhet të heqim dorë nga aleancat e ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perëndimin, të cilat përbëjnë interesat tona strategjike për të ardhmen. Por përpara se të kërkojmë ndihmë dhe bashkëpunim, pa kompleksin e inferioritetit dhe të drejtës që mbrojmë me partnerët perëndimorë duhet të pastrojmë oborrin tonë nga liderë si Rama, që punojnë kundër interesave kombëtare dhe bashkëpunojnë me Vuçiç dhe nacionalistët serbë duke justifikuar veten se “duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe jo e shkuara”. Unifikimi i faktorit politik Shqiptar dhe bashkimi i qëndrimeve të Shqipërisë me Kosovën do ta bëjë më të vështirë dhe ndoshta të pamundur avancimin e projekteve serbo-ruse për ndryshime gjeopolitike në Ballkan.

Kosova duhet të përgatitet që asnjë aleat në kushtet e sotme të vështira gjeopolitike do ta ndihmojë më shumë se vetja e saj. Kosova përpara se të presë se cfarë do të bëjë Administrata Trump për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë duhet ta diskretitojë dhe prishë aksin Rama-Vuçiç që punojnë kundër interesave të saj. Shqiptarët duhet të punojnë për të zhbërë planet sorosiane që njohin Ramën dhe Vuçiç si “agjentë ndryshimi në Ballkan” dhe të mbështeten në figurat patriotike të kombit.

agim nesho administrata amerikane rama vucic

Sondazh

Poll
Editorial 6 Nëntor 2024, 17:40 John F. Harris

Trump i ka poshtëruar armiqtë e tij

Flamur fitoreje Donald Trump nuk i vodhi zgjedhjet e 2024. Ai i ka fituar, në mënyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse...

Editorial 17 Tetor 2024, 15:49 Enton Abilekaj

Kur policia përdoret për dhunë politike

enton abilekaj TIRANË- Përdorimi i Gardës për të nxjerrë deputeten nga salla ishte një skandal që u harrua vetë...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!