LIVE UPDATES
Editorial

Kur policia përdoret për dhunë politike

Një presion që shkarkohet te policët në forma të urrejtjes për opozitën, një presion për vendin e punës qe u kërcënohet nga aktiviteti i opozitës në Kuvend.

17 Tetor 2024, 15:49 Nga Enton Abilekaj
Kur policia përdoret për dhunë politike
enton abilekaj

TIRANË- Përdorimi i Gardës për të nxjerrë deputeten nga salla ishte një skandal që u harrua vetëm pak minuta më pas, kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futën në territorin e Kuvendit për t’u përplasur fizikisht me deputetët, madje edhe duke kërcënuar me armë. Deputetët e opozitës përballë FNSH-së dhe Gardës së përdorur si mjet politiko-represiv, u lënduan dhe lënduan aq sa dukej se ata që kishin bërë gardhin për të mbrojtur komoditetin e shefave, ishin palë partiake jo mbrojtës të ligjit. Një presion që shkarkohet te policët në forma të urrejtjes për opozitën, një presion për vendin e punës qe u kërcënohet nga aktiviteti i opozitës në Kuvend.

Pak më lart, brenda sallës, urdhëruesit e tyre janë po aq të kërcënuar, se shërbimet e tyre, sado të verbëra, sado të patrembura nga ligji, mund të mos i duhen më liderit absolut, që i heq, herë duke u përgatitur dorëheqjen dhe herë duke u lexuar emrat në forume publike. E ulur në karrigen e Lindita Nikollës, Elisa Spiropali nuk mund të mos e kuptojë se mund të ketë të njëjtin fat nëse opozita ia del të prishë seancën, që pastaj mediat e huaja të shkruajnë dhe pastaj kancelaritë perëndimore të vihen në lëvizje dhe pastaj diplomatët përfaqësues në Tiranë ta detyrojnë liderin absolut të lëshojë sadopak pushtet, siç ndodhi në fillim të këtij viti.

Me presionin e Lindita Nikollës përpara syve, Spiropali, edhe sikur të mos ishte veneruesja më tipike e absolutizmit të Edi Ramës, do të bënte vetëm atë që bëri, përjashtim deputetësh, gjoba dhe ndalim pagash, reshtimin e Gardës për të ndaluar

opozitën të hyjë në sallë dhe, për të thyer gjithë rekordet, të përdorë gardistin për të neutralizuar fizikisht deputeten.
Me presionin e Linditës dhe Taulantit, ministri i Brendshëm i katapultuar nga policia, i jep pretencën deputetes për zjarrvënie me qëllim në sallën e Kuvendit ku nuk u pa asnjë shkëndijë. Pastaj fut FNSH të rrahë deputetët, pastaj bën video mashtruese për të treguar se nuk kishte armë, pastaj bën statuse prej militanti për të treguar edhe më shumë besnikëri.

Kështu, shërbëtorët e regjimit personal, që pranojnë çdo gjë për të qenë në krah të shefit të madh, e shkarkojnë presionin e tij mbi vartësit e tyre. Për të zbatuar urdhërin e Edi Ramës shkelin ligjin dhe Kushtetutën vetë, për t’u bërë shembull për vartësit e tyre. Kështu krijohet ai mur njerëzor kundër opozitës, një mur më pak inteligjent se origiinali, që e vë një forcë ligjzbatuese në funksion të paligjshmërisë. Ai mur është sporteli i vërtetë i një regjimi autokratik që, pasi zotëron gjithçka, përdor dhunën mbi ata që guxojnë ta kundërshtojnë, humbet durimin me ata që e akuzojnë, i fut në burg ata që e denoncojnë dhe i kalb ata që mund ta rrëzojnë.

Pas çdo vendimi gjykate bëhet më prepotent, pas çdo spektakli dhune bëhet më i egër, ndërsa shton abuzimin për të paguar gardianët e burgut që krijon, ata që në demokraci quhen garantuesit e sigurisë dhe lirisë së qytetarëve.

enton abilekaj policia

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shtator 2024, 13:17 Ben Blushi

Bektashizmi dhe Shqipëria

Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vog&eum...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë