LIVE UPDATES
Editorial

Integrimi, Putini dhe retorika europianiste e Agait të Ballkanit

Integrimi Europian i Shqipërisë do të arrihet vetëm kur faktori i brendshëm të arrijë të realizojë një demokraci funksionale dhe pavarësi të institucioneve, crrënjosje të korrupsionit që shfaqet në të gjitha nivelet më të larta të qeverisjes, kur drejtësia ti shërbejë qytetarit dhe jo politikës, kur administrata civile ti shërbejë interesave të shtetit, kur zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe mos deformohen nga bandat dhe krimi i organizuar.

17 Tetor 2024, 11:41 Nga Agim Nesho
Integrimi, Putini dhe retorika europianiste e Agait të Ballkanit
Agim Nesho

Integrimi i Shqipërisë në BE nuk është një gjetje e politikës së jashtme, por një kërkesë që vjen nga dëshira e popullit Shqiptar të bëhet pjesë e qytetërimit perëndimor. Përpara së gjithash ky është një proces politik, domosdoshmërisht i nevojshëm, për të përcaktuar të ardhmen perëndimore të Shqipërisë. Ky proces nuk përcaktohet paraprakisht nga faktorët e jashtëm gjeopolitikë, por bazohet kryesisht në vullnetin politik për të arritur një objektiv të tillë. Frika nga Putini dhe revizionizmi që kërkon regjimi i tij ti bëjë rendit botëror të bazuar në ligj, sjell si rezultat kthimin e vëmendjes së BE-së ndaj një rajoni problematik, ku demokracia ka shkarë nga shinat, shteti i së drejtës i shpartalluar dhe regjimi i bandave përcakton rregullat e lojës. Sa të jetë frika nga Putini, Europa mund të të sigurojë arkitekturën e mbrojtjes, por jo të të pranojë në gjirin e saj kur je shumë problematik. Sepse Perëndimi ngrihet mbi vlera dhe parime të mirë-përcaktuara dhe jo integrim të vendeve ku krimi lulëzon me politikën, mafia pastron paratë dhe persekutimi i opozitës bëhet në funksion të garantimit të pushtetit të autokracisë.

Integrimi Europian i Shqipërisë do të arrihet vetëm kur faktori i brendshëm të arrijë të realizojë një demokraci funksionale dhe pavarësi të institucioneve, crrënjosje të korrupsionit që shfaqet në të gjitha nivelet më të larta të qeverisjes, kur drejtësia ti shërbejë qytetarit dhe jo politikës, kur administrata civile ti shërbejë interesave të shtetit, kur zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe mos deformohen nga bandat dhe krimi i organizuar.

A i plotëson Shqipëria kushtet për tu bërë pjesë e BE-së? Sigurisht që jo në asnjë nga kriteret kryesore që përbëjnë bazën e përfshirjes në familjen Europiane. Regjimi i Ramës ka zgjedhur të kthejë Shqipërinë nga një regjim hibrid-demokratik në një autokraci të mirëfilltë putineske që nuk ka asgjë të përbashkët me BE-në. Për më tepër kur kohët e fundit kemi vënë re një regjim lapangjoz që nuk ruan dot as sovranitetin e tij përpara fuqisë së Padishahut të Madh.

I diskretituar në të gjitha lëvizjet e tij klienteliste dhe puthadorëse, del në pah diplomacia ‘krijuese’ e autokratit Rama e mbështetur në dy kolona propagandistike:

Së pari, Shqipëria është gati të futet në Europë, por ka vende europiane të cilat e pengojnë atë si rezultat i politikave të tyre të brendshme. Në fillim ishin Hollanda, Franca, Danimarka, por në fakt sot numri i vendeve skeptike për progresin e Shqipërisë janë rritur. Pavarësisht se ai kërkon ta delegojë fajin tek të tjerët, janë politikat e tij të brendshme dhe projektet e tij të jashtme, si ndryshimi i kufijve apo Ballkani i Hapur, që kanë ngritur  dyshimin në BE për mos seriozitetin e tij.

Së dyti, Politika e Jashtme e Ramës mbështetet në qëndrimet klienteliste korruptive në blerjen e influencës politike në vendet perëndimore, duke ju shërbyer në realizimin e politikave të tyre të brendshme deri në dhënien e sovranitetit të Shqipërisë. Të tilla mund të përmendim projektin famëkeq Rama-Meloni për emigrantët e paligjshëm, rikthimi i shqiptarëve nga Britania e Madhe në funksion të fushatës elektorale të ish-kryeministrit Sunak, marrja e afganëve, muxhahedinëve iranianë, trajtimin e zonave detare ekskluzive me Greqinë, frymëzimin që ndjen nga Orbani dhe modelin e tij, deri në dhënien e pronave shqiptare si Sazani për blerje të influencës politike.  

Kjo politikë klienteliste bëhet me qëllimin e vetëm që shtetet perëndimore përfituese ti japin dicka në shkëmbim. Dhe hapja e negociatave është një kërkesë e tij për shërbimet që ka bërë.

Rama as nuk e mundëson integrimin europian, as nuk ka për qëllim ta cojë Shqipërinë drejt BE-së. Ai e di që korrupsioni i tejskajshëm, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies, shpërdorimit të fondeve publike dhe atyre europiane etj., etj., e bëjnë atë të pakualifikueshëm për BE-në. Por ai kërkon për konsum të brendshëm të vazhdojë procesi për t’ja shitur popullit si një objektiv që do të arrihet dhe hapjen e kapitujve si përfundim të procesit dhe jo fillim të tij. Ai kërkon ta shesë këtë arritje si fitore për zgjedhjet parlamentare të 2025 dhe të kërkojë mandatin e tij të katërt. Për Ramën pushteti deri në 2030 është parësor dhe pastaj të shohim se cfarë do bëjmë në funksion të zhvillimeve gjeopolitike në botë dhe cfarë mund të ndryshojë në të ardhmen.

Retorika e Ramës në Luksemburg për hapjen e kapitujve për Shqipërinë në procesin e integrimit europian tregonte si megallomaninë e tij si lider global duke përmendur vende dhe udhëheqës të ndryshëm botërorë, por edhe vetë sigurinë e tij se mund të luajë dhe blejë influencë në një Europë të lodhur. Ai fliste ne Luksemburg si një europianist i thekur, pasi ishtë bekuar nga Padishahu i Madh disa ditë përpara në një ceremoni në turqisht në mes të Tiranës si Aga i devotshëm otoman.

Por një gjë ëshë e qartë, që atë nuk e lidh asgjë me BE-në, përvecse retorika e tij e shfrenuar pro-europiane. E mjera Shqipëri që po humb të ardhmen e saj perëndimore. Nuk do të jetë e largët dita kur në konferencat europiane Ai nuk do të mbrojë më politikat anti-sanksione të Vucic për Rusinë, por do ta orientojë Europën për modele të tjera frymëzuese të vendeve lindore.

Doni prapë nënshtrim? Reagoni. O sot o kurrë!

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shtator 2024, 13:17 Ben Blushi

Bektashizmi dhe Shqipëria

Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vog&eum...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale