LIVE UPDATES
Editorial

Uji në kufirin e tensionuar/ A mund t’ia ndërrojë Serbia kahun Ibrit?

Shpërthimi që dëmtoi kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës, për të cilin autoritetet kosovare fajësuan Serbinë, nisi një diskutim për sigurinë e këtij furnizimi ujor vital për jetën e shumë kosovarëve. Sulmi mund të rrezikonte edhe furnizimin me energji në Kosovë, për ç’shkak Qeveria e Kosovës mori vendim që të gjendet zgjidhje alternative për furnizimin me ujë të termocentraleve.

5 Dhjetor 2024, 12:19 Nga REL

Uji në kufirin e tensionuar/ A mund t’ia ndërrojë Serbia

Ndonëse teknikisht i mundur, ndryshimi i kahut të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës do të shkaktonte shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare, thonë ekspertët. Megjithatë, sipas tyre, nevojiten garanci për sigurinë e kësaj rrjedhe, si dhe alternativa për të reduktuar varësinë e madhe nga ky damar i rrezikuar.

Shpërthimi që dëmtoi kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës, për të cilin autoritetet kosovare fajësuan Serbinë, nisi një diskutim për sigurinë e këtij furnizimi ujor vital për jetën e shumë kosovarëve. Sulmi mund të rrezikonte edhe furnizimin me energji në Kosovë, për ç’shkak Qeveria e Kosovës mori vendim që të gjendet zgjidhje alternative për furnizimin me ujë të termocentraleve.

Për incidentin e 29 nëntorit, si pasojë e të cilit nga ajo ditë po vazhdojnë reduktimet e ujit të pijes për një pjesë të Kosovës, pati disa të arrestuar dhe bastisje në veri të vendit. Në anën tjetër, Serbia e mohoi përfshirjen dhe tha se do të bëjë edhe vetë hetime për ngjarjen.

Në një deklaratë pas shpërthimit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, madje tha se që nga viti 1985 "ekziston një ide për të ndryshuar rrjedhën" e lumit Ibër për nevojat e popullatës në qytezat afër liqenit, që si pasojë do ta thante Ujmanin, nga i cili furnizohet Kosova. Sipas tij, kjo mund të ndodhë “me një vendim të Qeverisë serbe”. Megjithatë, ai shtoi se vetë ka qenë kundër kësaj ideje kur iu propozua, madje edhe kur ishte kryeministër, duke theksuar se nuk dëshironte që "natyra të përdoret për nevoja politike".

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, “Serbia nuk ka të drejtë as të shfrytëzojë lumin Ibër në një mënyrë që e dëmton rëndë Kosovën, lëre më që ta shkaktojë qëllimisht këtë dëm, përmes ndryshimit të rrjedhës”.

Sipas Kryeziut, adresimi i Vuçiç ku është përmendur ideja e ndërrimit të rrjedhës së lumit “është edhe një indikacion që ata janë prapa sulmit në Varragë të Zubin Potokut", në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Pra, në vend se ta devijojnë rrjedhën e Ibrit, ia vunë eksplozivin kanalit Ibër-Lepenc”, thotë Kryeziu.

Lumi Ibër, i gjatë rreth 270 kilometra, buron në Mal të Zi, kalon nëpër territorin e Serbisë, hyn në Kosovë me një gjatësi të shtratit prej 82 kilometrash dhe më pas kthehet në Serbi.

Ibri më pas mbush liqenin artificial të Ujmanit, i cili po ashtu shtrihet në kufirin Kosovë-Serbi, me dy të tretat e tij në anën e Kosovës.

Ai furnizon me ujë shtatë komuna, përdoret për ujitje si dhe ftohjen e termocentraleve në Obiliq, që prodhojnë shumicën e energjisë elektrike në vend.

Sipas Qeverisë së Kosovës, nëse sulmi në kanalin e Ibër- Lepencit do të arrinte qëllimin e tij “pasojat do të ishin marramendëse” dhe në formë zinxhiri do të shkaktonin mungesë të ujit, të energjisë elektrike, ngrohjes e deri te telekomunikimi.

“Ministrja e Ekonomisë (më 3 dhjetor) ka nënshkruar një vendim me të cilin obligon ‘KEK-un, Ibër-Lepencin dhe Ujësjellësin Prishtina’ të gjejnë zgjidhjen teknike alternative për furnizim të Termocentralit Kosova B me ujë, me qëllim të rritjes së sigurisë së furnizimit me ujë të termocentralit” , thotë për Radion Evropa e Lirë, Përparim Kryeziu.

Një nga instrumentet kyç botërore që ka rregulluar çështjen e ujërave ndërkufitare është Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 1997 “për përdorimin jo navigacional të ujërave ndërkombëtarë”.

Serbia është pjesë e kësaj konvente, ndërsa Kosova jo, meqë ende nuk është anëtare e OKB-së. Ndër tjerash, Konventa e OKB-së parasheh se për ujërat ndërkufitare duhet të ndiqen “parimet e shfrytëzimit dhe pjesëmarrjes së drejtë dhe të arsyeshme”. Parime të tjera të konventës janë edhe “obligimi për të mos shkaktuar dëm të rëndësishëm” dhe “obligimi i përgjithshëm për bashkëpunim”.

“Kjo konventë gjithashtu vlen për vendet në konflikt”, thotë për Radion Evropa e Lirë Miguel Borja Bernabé-Crespo, profesor në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Madridit.

Bernabe-Crespo është edhe president i “Grupit të Mendimit Gjeografik” të Shoqatës Spanjolle të Gjeografisë si dhe redaktor në revistën shkencore “Uji dhe Territori”. Më 2019, ai kishte publikuar një studim në lidhje me menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit, i cili gjendet në zonë të kufirit të kontestuar.

“Problemi kryesor në këtë rast është që kufiri ekziston vetëm nga pikëpamja e Kosovës pasi Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj”, thotë Bernabe-Crespo.

“Por, edhe nëse nuk e njeh, (Kosova) përfaqëson një aktor me një qeveri të njohur nga shumë shtete tjera, prandaj komuniteti ndërkombëtar mund të bëjë presion drejt një bashkëpunimi”, shton ai.

Sipas tij, në rast të një vendimi të Qeverisë së Serbisë për ndryshim të rrjedhës së lumit, Konventa e OKB-së obligon arsyetim të fortë për këtë.

“Konventa parasheh që shtetet të njoftojnë njëra-tjetrën për çfarëdo mase që mund t’i afektojë secilin nga shtetet”, thotë ai, duke shtuar se interesat humane si furnizimi me ujë dhe pasojat mjedisore, gjithashtu duhet pasur parasysh në këto raste.

Edhe sipas ekspertit kosovar të ujërave, Avdullah Nishori, një veprim i tillë i Qeverisë së Serbisë do të ishte thuajse i pamundur, madje edhe për shkaqe ekonomike.

“Do të ishte një investim megaloman të provohet të ndërrohet (kahu) i Ibrit”, thotë Nishori, i cili aktualisht është edhe anëtar i bordit të ndërmarrjes Ibër-Lepenci, që e menaxhon ujin e Ibrit dhe Ujmanit në Kosovë.

Sipas Nishorit, megjithatë, Kosova duhet të mendojë për resurse alternative dhe emergjente që shërbejnë për raste si ky i sulmit të fundit, por edhe “fatkeqësive natyrore që rrezikojnë furnizimin me ujë”. Ai përmend se në të kaluarën janë bërë gabime duke u anashkaluar ide për diga apo akumulime ujore, që do të shërbenin për emergjenca.

Një e tillë ai thekson se ishte propozuar rreth vitit 2016 me një studim fizibiliteti të Bankës Botërore. Ky investim nuk u realizua asnjëherë. Sipas këtij projekti, diga do të ndërtohej në fshatin Mihaliq të komunës së Vushtrrisë dhe do të mund të siguronte furnizim emergjent disa ditor në rast të ndërprerjes së furnizimit nga kanali për çfarëdo arsye.

“Kanë qenë të parapara rreth 20 milionë euro për përmirësim të infrastrukturës dhe në kuadër të kësaj edhe diga”, tregon Nishori.

Në studimin që e ka parë Radio Evropa e Lirë, ku ishte rekomanduar ndërtimi i kanalit, thuhet se për ndërtimin e tij nuk do të kishte nevojë për shpronësime pasi tokat përreth ishin kryesisht kullosa. Ndonëse nuk e di me siguri arsyen e anulimit të projektit, sipas Nishorit, ai mund të jetë parë si i panevojshëm në atë kohë.

Menaxhmenti aktual i Ibër-Lepencit dhe ish-zyrtarët e tij, deri më tani, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë projekt dhe pse ishte anuluar. Ish-zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje kanë deklaruar në media lokale se “Projekti nuk i ka arsyetuar investimet”.

Sipas të dhënave zyrtare, Kosova konsiderohet një vend “me stres ujor” për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme të furnizimit me ujë. Në Strategjinë e Kosovës për Ujërat për vitet 2023-2027, thuhet se krahasuar me vendet në rajon si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Kosova ka më së paku resurse ujore për kokë banori.

“Pozita gjeografike është e atillë që shumica e lumenjve ikin nga Kosova ose e përshkojnë shumë pak. Pastaj lumenjtë tanë janë sezonal, gjatë dimrit kur kemi më pak nevojë - ka ujë, por gjatë verës kur kërkesat rriten, mund mos të kemi ujë”, shpjegon Nishori.

Sipas tij, investime në akumulime ujore të reja si zgjidhje afatgjate, marrin kohë dhe kanë kosto.

“Unë nuk jam i prirë të them se ka zgjidhje të shpejta, sepse zakonisht janë të këqija. Dhe nuk ka zgjidhje të lira, ngase duhet ndërtuar një infrastrukturë”, tha ai.

Qeveria e Kosovës thotë për REL-in se ka projekte për ndërtimin e rreth tetë rezervuarëve të rinj të ujit që mund t’i rrisin kapacitetet e furnizimit me ujë për rreth 120 për qind të kapaciteteve aktuale, pa përfshirë Ujmanin. Ajo nuk bën të ditur kohën kur këto projekte mund të realizohen.

“Këto projekte thelbësore janë pjesë e strategjisë për të përballuar sfidat klimatike, duke përfshirë thatësirën dhe përmbytjet, dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me ujë për të gjithë vendin”, thekson Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Disa prej rezervuarëve të përmendur, përkatësisht ai në fshatin Firajë dhe Shtime, kanë qenë të paraparë edhe në një projekt që daton dekada më parë. Infrastruktura e kanalit të Ibër-Lepencit, i cili nisi të ndërtohet në vitet ‘70 në Kosovë, kishte paraparë një strukturë të konsoliduar për të menaxhuar ujërat e dy lumenjve të Kosovës: Ibrit dhe Lepencit.

Pjesa e Ibrit u krye dhe është funksionale ndërsa pjesa e Lepencit, lum në juglindje të vendit, nuk u zhvillua asnjëherë deri më tani. Sipas strategjisë të Kosovës për ujërat, kjo infrastrukturë do të mundësonte furnizim më të qëndrueshëm për nëntë komuna tjera në lindje dhe në jug të Kosovës.

Ndërmarrja Ibër-Lepenci i tha Radios Evropa e Lirë se kohëve të fundit është përgatitur projekti që përfshin ndërtimin e një pende në Firajë të komunës së Shtërpcës (Kosova qendrore) që do të mbushej nga lumi Lepenc.

Në një pjesë të dytë të projektit, sipas tyre, parashihet ndërtimi i digës dhe liqenit akumulues në Shtime “i cili do të përdoret edhe për ujitje dhe prodhim të energjisë”. Sipas ndërmarrjes, kjo fazë “është shumë më e shtrenjtë”, megjithëse nuk ndau shifra apo edhe kohëzgjatjen e mundshme të projektit për asnjërën nga fazat.

Nishori thotë se në projektin fillestar për Ibër-Lepencin “kjo strukturë ka pasur të paraparë edhe një kanal për të shkuar në termocentralin Kosova B për të shërbyer si alternativë”, por sipas tij, investimi mund të vonohet për vite të tëra.

“Është gjithmonë ide e mirë të diversifikohen buimet e furnizimit të ujit. Së pari, për të mos u varur në masë të madhe nga burimet e përbashkëta ujore (me Serbinë)”, thotë Bernabo-Crespo.

Por, sipas tij, Kosova ka urgjencë edhe për përmirësimin e infrastrukturës ujore “për të evituar humbjet e ujit” Sipas të dhënave zyrtare, nëpër sistemet e ujësjellësve në Kosovë, ka humbje të ujit në shkallë deri mbi 50 për qind, që përfshijnë humbjet fizike (rrjedhjet nga gypat) apo humbjet komerciale (gabimet në matje dhe lexim, vjedhjet etj.).

Në anën tjetër, sipas profesorit spanjoll, një tjetër zhvillim shqetësues janë ndryshimet klimatike që po ashtu “do ta zvogëlojnë disponueshmërinë e ujit për shkak të shpërndarjes më të pabarabartë të reshjeve”. Sipas tij, është thelbësore të zhvillohen strategji që kanë të bëjnë me burimet e tjera ujore, si: ulja e ndotjes dhe përmirësimi i cilësisë së ujërave nëntokësore dhe zhvillimi i riciklimit të ujit”.

“Për koston që ka, është më efektiv sesa burimet e tjera të reja ujore”, thotë ai.

Zëdhënësi i Qeverisë thotë për REL-in se ekzekutivi ka paraparë projekte si rehabilitimi i rrjeteve të ujësjellësit në Gjakovë, Gjilan, Ferizaj dhe Prizren, prej qindra miliona eurosh dhe “synojnë reduktimin e humbjeve të ujit, përmirësimin e cilësisë dhe ndarjen zonale të furnizimit”.

lumi i ibrit

Sondazh

Poll
Editorial 2 Dhjetor 2024, 19:48 Hans Henri P. Kluge dhe Robb Butler

Pse njerëzit ende vdesin, pa arsye, nga SIDA?

  Hans Henri P. Kluge (Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën) dhe Robb Butler (Drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Transmetuese,...

Editorial 25 Nëntor 2024, 18:08 Meri Lika

Ramakracia

meri lika TIRANË- Edhe gjyshja ime thoshte gjëra të mençura, tani aq të mençura sa të gjyshes së Ramës jo,...

Editorial 19 Nëntor 2024, 11:34 Sonila Meço

Vrasësi që rrisim NE!

sonila meco TIRANË- Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e ha...

Editorial 18 Nëntor 2024, 12:25 Meri Lika

Po me antikitetin do krahasohemi?

Meri Lika Ligjërata arrogante e kryeministrit, ashtu si gjithmonë janë ligjëratat e tij, i ra gozhdës dhe patkoit, vetëm n&eu...

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Bardhi: Kuvendi gjatë 12 viteve ka dështuar të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Presidenti letër në Kuvend, Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, tani vjen vetëm me anije

Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha:Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët,dy shtyllat kryesore tëPDnë parlament

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

"Fitorja e Trump"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti

Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha: Shëndetësia është rikthyer në vitin 1960

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama

Zbardhi pjesë nga dosja Toyota Yaris, Berisha: Do publikoj edhe kodin e Taulant Ballës

Berisha zbardh pjesë nga dosja Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë

"E majta në 76 vende u ndëshkua!" Berisha para SPAK: Koha e Soros-it mori goditje fatale

Berisha pas daljes nga SPAK:I kishin dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet vërejtje

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Primaret/ Berisha: Ka një statut dhe unë do ta zbatoj, shumë shpejt do të hapet gara

Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Shpikën një çështje që nuk ekziston, janë repart i PS-së

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: PS nuk pranon dokumentet biometrike të BE-së, kjo është absurde

Berisha: Dëmshpërblim të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë qeverisës

Ulja e çmimit të naftës/ Berisha: Zgjidhja vjen duke prerë me gërshërë kontrabandën

Berisha: Pollet janë mashtrim i madh! PD në muajt e fundit ka rritjen më të madhe

Berisha: Turizmi i Ramës është piramidë mashtrimi!

Berisha: Bonus për dy fëmijët e parë, për të tretë shteti do të paguajë shpenzimet deri në 23-vjeç

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

"Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin",Berisha:Transformimi i sistemit aktual, është objektiv i yni

Berisha: Qëndrimi ynë është asnjë kullë dhe zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove

Minimumi jetik 200 euro/Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Regjistrimi i diasporës/ Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi të jetë transparent!

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Berisha: Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!"

Berisha: Po paraqesim një program shumë të suksesshëm, pala tjetër është në një betejë mes tyre

Rishfaqet Gledis Nano në Policinë e Shtetit pas shkarkimit

Berisha sfidon Ramën: Hajde të dalim në shesh të burrave dhe t’i themi njëri-tjetrit gjërat!

Berisha: Ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar!

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time", Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua!

Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do padis Gazment Bardhin për kallëzim të rremë

"Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove", Rama: Nuk kam kryer kurrë një krim!

"Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore", Rama: S'kisha si të mos akuzohesha për këtë

Dosja Xibraka/ Rama pas vendimit: Drejtësia foli me prova! Do dënoj Bardhin për kallëzim të rremë

"Fidel, të lus të ruash faturat se kështu si ka ardhur koha",Veliaj ankohet për SPAK në sy të Ramës

Me dhuratë me vete/ Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin demokrat Ervin Salianji