LIVE UPDATES
Editorial

Ramakracia

Mund të më thoni se në të gjitha autokracitë, autokrati tenton ta vendosë veten mbi rendin normativ të vendosur, duke nënvizuar idenë perfide të një lideri të fortë që nuk duhet të humbasë kohë në diskutime sterile në parlament.

25 Nëntor 2024, 18:08 Nga Meri Lika
Ramakracia
meri lika

TIRANË- Edhe gjyshja ime thoshte gjëra të mençura, tani aq të mençura sa të gjyshes së Ramës jo, po përpiqej edhe ajo me mënyrën e saj.

Ja për shëmbull, kur në një familje ishte një dru i shtrembër dhe të gjithë pyesnin me habi se kujt i ngjante ndërkohë që prindërit i kishte të mirë, gjyshja ime thoshte se nuk ishte e nevojshme t’i ngjante kujt sepse “kishte krijuar sojin e tij”, pra sepse ai kishte krijuar një tjetër njeri ndryshe nga prindërit e tij.

Ndoshta, me këto që do shkruaj, do të dal kundër të gjithë atyre që thonë se jemi në autokraci, por edhe ndaj vetes sime, sepse edhe unë, deri më sot, kam menduar të njëjtën gjë.

Në fakt deri dje përpara se të fillonte takimi i zjarrtë i kryeministrit tonë në Londër isha e bindur që ishim në autokraci, por pas masakrës kuvendore diasporiste kuptova se kjo diktatura jonë është njësoj si ai druri i shtrembër që thoshte gjyshja ime, ka krijuar llojin e saj, ka krijuar ramakracinë.

Mund të më thoni se në të gjitha autokracitë, autokrati tenton ta vendosë veten mbi rendin normativ të vendosur, duke nënvizuar idenë perfide të një lideri të fortë që nuk duhet të humbasë kohë në diskutime sterile në parlament. Se ai, pretendon se mishëron vullnetin e vërtetë të popullit, të shtypur nga elitat e korruptuara të lidhura me median. E njëjtë kështu është edhe ky yni.

Apo të më thoni se marrëdhënia midis populizmit dhe autokracisë janë të lidhura si lugina me malin. Se autokrati synon të mishërojë një dëshirë që ka fole në retinë e saj një ndjenjë unanimiteti, e cila propozon një të kaluar imagjinare, me një popull mitik që ndërton një histori të çmuar nga beteja dhe pushtime të mëdha dhe synon të projektojë lumturinë në segmentet e palumtur, lumturi të cilën i vetmi që ia mundëson është autokrati. E se njëjtë kështu është edhe Rama.

Mund edhe të më thoni se autokrati shfaqet si i vetmi që mund t’iu bëj ballë të këqijave njëjtë si Uliksi këngës së sirenave sepse vetëm ai ua di pikën e dobët. E ju edhe për këtë mund të më thoni se lideruci ynë është njëjtë si ky.

Mund të më thoni se është e vërtetë që shoqëritë nuk heqin dorë papritur nga vlerat demokratike; përkundrazi, ato e bëjnë këtë pas segmenteve të destrukturimit, zhgënjimeve dhe përkeqësimit të cilësisë së jetës, gjë që lehtëson fjalimet me një ton emocional, që aplikojnë deri një retorikë shpenguese shëlbuese, me apelin e realizimit të shpresës për realizimin e Mbretërisë së Qiellit. E se këtë e bën edhe ky i yni kur thekson parajsën turistike.

Mund të rendis shumë gjëra që do të më tregoni për autokracitë e që përputhen me këtë ...kracinë tonë, por ama ju nuk mund të mohoni këto që unë do them.

Unë mund t’iu them se asnjë autokrat apo diktator nuk ka shkuar në një shtet tjetër (e aq më shumë në një shtet demokratik) dhe të dhunojë protestuesit kundër tij siç bëri ramakrati ynë.

Asnjë autokrat deri më sot, as Vuçiçi, Erdogani, Putini apo të tjerë, nuk kanë arritur të korruptojnë një agjent të FBI-së,  dhe edhe pasi ky i fundit shpallet fajtor, autokratuci nuk pëson asgjë.

Asnjë autokrat deri më sot, nuk ka mundur të shpopullojë vendin e tij dhe pastaj atyre që i përzuri të shkojë pa patur pikën e turpit t’iu këkrojë votën pasi ti zhdëpi në dru.

Asnjë autokrat deri më sot, nuk e ka shitur vendin e tij për të mbajtur karrigen e pushtetit, siç i ka shitur dhe po i shet ky ramakratuci ynë copat e Shqipërisë si të ishte bukë në një sofër të uriturish.

Asnjë autokrat deri më sot, nuk ka vjedhur kaq shumë sa ky ramakrati ynë, e që gjithmonë fajin e kanë të tjerët.
Asnjë autokrat deri më sot, nuk e ktheu vendin e tij në koshin e plehrave të shteteve të mëdha, apo në tubon e shkarkimit të dufeve raciste.  

Prandaj unë ju them se nuk jemi në autokraci por jemi në ramakraci.

Ramakracia, sipas mendimit tim, është autokraci e llojit të veçantë, e cila përpiqet të duket si  pushtet në modë, por që gjithmonë ngelet si mall që nuk shitet dot as në outlet.

Ramakracia mendon se do ta kthejë liderin në të adhuruarin e masave, por që në fund do ta kthej në përbuzjen më të madhe që ka ndjerë ndonjherë njeriu.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 19 Nëntor 2024, 11:34 Sonila Meço

Vrasësi që rrisim NE!

sonila meco TIRANË- Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e ha...

Editorial 18 Nëntor 2024, 12:25 Meri Lika

Po me antikitetin do krahasohemi?

Meri Lika Ligjërata arrogante e kryeministrit, ashtu si gjithmonë janë ligjëratat e tij, i ra gozhdës dhe patkoit, vetëm n&eu...

Editorial 6 Nëntor 2024, 17:40 John F. Harris

Trump i ka poshtëruar armiqtë e tij

Flamur fitoreje Donald Trump nuk i vodhi zgjedhjet e 2024. Ai i ka fituar, në mënyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë