Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
Vjedhja e mandateve të gjyqtarëve kushtetues nga “reformatori” Sokol Sadushi
TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur këtë të Mërkurë procedurën për për zëvendësimin e gjyqtares kushtetuese me funksione drejtuese, Holta Zaçaj, në një procedurë tërësisht në shkelje të Kushtetutës, praktikës juridike dhe frymës së Reformës në Drejtësi.
Sipas një dokumenti të nënshkruar nga vetë Sadushi, thuhet se mandati i gjyqtares kushtetuese të emëruar nga Gjykata e Lartë, Holta Zaçaj, përfundon në mars 2025. Në letrën e Sadushit thuhet se, në mungesë të shpalljes së vakancës nga Gjykata Kushtetuese, atëherë ai, në cilësinë e organit të emërtesës, e hap vetë garën.
Kjo iniciativë e Sadushit nuk bazohet në asnjë nen kushtetues apo ligjor, duke e renditur tentativën e tij në një rast uzurpimi flagrant të kompetencave të një organi tjetër kushtetues.
Një ditë më parë, Zaçaj iu drejtua Komisionit të Venecias, për të marrë një Opinion miqësor mbi momentin e mbarimit të mandatit të saj, pasi Sadushi pretendon afatin maksimal marsin e vitit 2025, ndërsa Kushtetuta, në dispozitat tranzitore, flet vetëm për “vitin 2025”.
Shkresa e Holta Zaçes drejtuar “Venecias” lë të kuptohet se kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, po tenton t’i vjedhë 10 muaj mandat kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Por, Sadushi, nuk priti aspak përgjigjen e “Venecias”, por shpalli vakancën, në shkelje të çdo lloj dispozite kushtetuese e ligjore, të cilat i njohin të drejtën e shpalljes së vakancave vetëm Gjykatës Kushtetuese.
Shkresa e Sadushit bie tërësisht në kundërshtim edhe me qëndrimin që vetë Sadushi, në kohën kur ishte gjyqtar kushtetues, ka mbajtur lidhur me mandatin e tij dhe të kolegëve të tij.
Në vendimin nr. 24, dt. 09.06.2011 të Gjykatë Kushtetuese, të miratuar edhe nga gjyqtari i asaj kohe, Sokol Sadushi, thuhej, ndër të tjera:
“…Vetëm një gjykatë e pavarur, të cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese. Edhe pse mandati i gjyqtarit kushtetues ka kuptimin e një mandati të dhënë (jo të fituar nëpërmjet votës së zgjedhësve aktivë), parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë.
Në atë kohë, Sadushi ishte pro mbrojtjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues. Por, tashmë që është në Gjykatën e Lartë, ai është i gatshëm të shkel çdo lloj parimi kushtetues e ligjor, të miratuar me Reformën në Drejtësi, ku vetë Sadushi ishte “pishtar” dhe një prej “baballarëve reformatorë”.
Qëndrimi më i fundit i Sokol Sadushit është pjesë e një skenari të nisur prej tij disa muaj më parë, ku qëllimi final është uzurpimi i më së paku dy mandateve gjyqtarësh kushtetues.
Modeli “Dvorani”
Në vitin 2019, ish-kryetari i komanduar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, dështoi në tentativën e tij për të kryer një “puç kushtetues” me emërimin e paligjshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, falë betejës së ish-Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe ndërhyrjes vendimtare të Komisionit të Venecias.
Tashmë, kur kanë kaluar 5 vjet, pasardhësi i Dvoranit në krye të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, po tenton të realizojë një skemë të ngjashme.
Më të sofistikuar dhe më butë, larg “noterëve të Lanës”, por me qëllim shumë më të madh se Dvorani-të diktojë zëvendësimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e ta vendos atë institucion nën kontrollin e tij të plotë.
Sadushi mban postin e kreut të Gjykatës së Lartë në kundërshtim flagrant me Opinionin e Venecias, i cili sugjeronte përjashtimin e ekspertëteve të nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi nga e drejta për të marrë poste të larta institucionale.
Sokol Sadushi po tenton të luajë si një shahist, me një plan jo fort inteligjent. Skema ka nisur të zbatohet rreth shtatorit 2024. Në atë kohë, gjyqtarja kushtetuese me mandat të plotë 9-vjeçar, Elsa Toska, e zgjedhur nga Parlamenti, dha dorëheqjen në mënyrë “të papritur” dhe për “arsye personale”, të cilat nuk u mësuan kurrë.
Në vijim, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, shpalli vakancën e plotë, duke ftuar kandidatë për të konkuruan për vendin e saj. Procedura e Kuvendit, sidomos “vakanca e plotë”, nxiti fillimisht disa zëra periferikë mediatikë, nën influencën e bashkëjetuesve të gjyqtarëve kushtetues, të cilët pretenduan se Parlamenti kishte shkelur Kushtetutën, pasi nuk respektoi parimin e zëvendësimit të anëtarëve të Gjykatës me rotacion 3-vjeçar.
Më tej, shqetësimi i “madateve 3-vjeçare” u ngrit tek “Zëri i Amerikës”, i cili më pas u detyrua të korrigjojë tekstin për shkak të manipulimeve që gjendeshin brenda tij.
Së fundmi, për këtë “handikap” në procedurat parlamentare raporti edhe një portal tjetër mediatik në Tiranë, “inamedia”, e cila supozohet të jetë i pavarur, pasi suportohet e sponsorizohet nga Ambasada Amerikane, por që ka mbajtur qasje të plotë politike në të njëjtën linjë me zërat e partnerëve/bashkëjetuesve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të rrjeteve mediatike periferike.
Deri këtu, situata duket si një shqetësim mediatik. Por, dalëngadalë, në sipërfaqe filluan të shfaqen aktorët që kanë interes për emrat e përveçëm në Gjykatën Kushtetuese. Personazhi më i interesuar në ata që janë shfaqur dukshëm, është Sokol Sadushi.
Për një “rastësi fatlume”, Sadushi zgjidhet si kryetari i radhës i Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED) nga gogla e shortuara në 2 Dhjetor 2024 në selinë e Presidencës. Në këtë cilësi, ai tashmë ka në dorë procesin e përzgjedhjes “së mundshme” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese përgjatë periudhën 1-vjeçare (viti 2025).
Thuajse paralelisht me këtë zhvillim, Sadushi, në cilësinë e kreut të Gjykatës së Lartë, citohet në një nga shkrimet mediatike:
“Referuar datës 10 mars 2025, si data e përfundimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të emëruar nga Gjykata e Lartë, rezulton se procedura për emërimin e radhës do të nisë 3 muaj përpara përfundimit të këtij mandati. Gjykata Kushtetuese duhet të deklarojë mbarimin e mandatit të znj. Holta Zaçaj jo më vonë se data 10.12.2024”,- tha Gjykata e Lartë në përgjigje të një kërkese për informacion nga “Ina Media”.
“Ky proces kushtetues është i detyrueshëm për t’u kryer në kohë, si nga Gjykata e Lartë, ashtu edhe nga dy institucionet e tjera, me qëllim shmangien e çdo krize a tensioni që mund të krijohet”,- thuhet më tej nga Gjykata e Lartë.
Në dukje parimore, deklarimet e Gjykatës së Lartë, pra të Sadushit, përbëjnë një presion dhe devijim të diskursit juridik, politik e publik në favorin e tij.
Skema e ripërtëritjes 3-vjeçare të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është në fazë tejet të diskutushme, për shkak të largimeve të mëhershme të anëtarëve të saj, të emëruar pas Reformës në Drejtësi.
Megjithatë, edhe nëse në një moment pranohet se skema e ripërtëritjes është e aplikueshme, Sokol Sadushi ka dhënë një detaj që tregon se qasja e tij jo vetëm që nuk ka lidhje me parimin, por, përkundrazi, është një tentativë për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese.
Elementi? Data 10 Mars 2025. Skema e “ripërtëritjes” parashikon që mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të zgjedhur nga Gjykata e Lartë (Holta Zaçaj, në rastin konkret), përfundon në vitin 2025. Në frymën e afateve të Kodit të Procedurave Civile, “viti 2025” përfundon në orën 23.59 të datës 31 Dhjetor 2025.
Por, për cilën arsye, Sokol Sadushi i referohet një date konkrete tjetër? Natyrisht, diskutimi nuk lidhet thjesht me datat, por me urgjencën që ka Sadushi për të kapur këtë pozicion anëtari, për më tepër, me aromë kryetari.
Nga ana tjetër, ky “nxitim” i Sadushit synon të cënojë edhe një mandat tjetër, atë të gjyqtares Sonila Bejtja, e zgjedhur në atë pozicion si emërtesë e Presidentit të Republikës, e cila, sipas “rregullit” të Sadushit, duhet të ndjekë fatin e mandateve të Elsa Toskës (së dorëhequr) dhe Holta Zaçaj.
Strategjia që po ndjek Sadushi shkon tërësisht në të kundërt të procedurave kushtetuese e ligjore, por edhe situatës faktike.
Gjyqtarja e dorëhequr, Elsa Toska, u emërua në vitin 2019 për një mandat të plotë 9-vjeçar, i cili përfundonte në vitin 2028. Për këtë arsye, edhe procedurat e ndjekura së fundmi nga Kuvendi për vakancën e plotë të anëtarit zëvendësues të Toskës, i cili duhet të ketë mandatin deri në vitin 2028, janë plotësisht në përputhje me praktikën e ndjekur që në vitin 2019, në kohën kur Parlamenti drejtohej nga Gramoz Ruçi.
Nga ana tjetër, edhe “skema” e Sokol Sadushit për të goditur mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja, vjen në kundërshtim me Kushtetutën.
Në Prill të vitit 2016 përfundoi mandati i ish-gjyqtarit, Sokol Berberi. Si gjyqtar zëvendësues, Presidenti zgjodhi Besnik Muçin në vitin 2019. Ky i fundit u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), në vijim të procedurave të Vetingut që kishin nisur ndaj tij kur mbante detyrën e prokurorit.
Me shkarkimin e tij, Presidenti shpalli vakancën e plotë, të cilën e plotësoi gjyqtarja aktuale, Sonila Bejtja, e emëruar në dhjetor të vitit 2020. Sipas dokumentave të emërimit, Bejtja do të qëndrojë në detyrë si zëvendësuese e Besnik Muçit për pjesën e mandatit të pakryer prej tij, i cili përfundonte në tetor të vitit 2028.
Pra, zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese e kanë sistemuar automatikisht procesin e ripërtëritjes.
Por, Sadushi tenton t’i japë të gjithë situatës një drejtim tjetër, ku, mesa duket, ka parashikuar që, të përdor një gur për të goditur mandatet e dy gjyqtarëve kushtetues njëherësh (Zaçaj dhe Bejtja).
Sadushi flet për “krizë e tension që mund të krijohet”, ndërkohë që qëndrimet e tij po anojnë drejt “puçit kushtetues”, atë që nuk arriti ta bënte më herët paraardhësi i tij, Ardian Dvorani.
Ose, akoma më keq, është një formë presioni e shantazhi ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtares Sonila Bejtja, në një kohë që ai institucion po shqyrton aktualisht çështje me impakt shumë të rëndësishëm.
Dikush mund ta thjeshtojë mesazhin e dekriptuar të Sokol Sadushit e mund të lexojë fare thjeshtë: “Mu bindni në vendimmarrjen tuaj ose do të bëj gjithçka për t’ju shkarkuar!”.
Dikush tjetër mund të mendojë se “mesazhi i Sadushit” ndaj dy gjyqtareve, por edhe vetë Gjykatës Kushtetuese, është me natyrë “mafioze”.
Ndoshta këto perceptime mund të jenë ekzagjeruara, por kështu, të ekzagjeruara dukeshin fillimisht edhe shpërthimet e Ilir Metës, kur akuzonte Ardian Dvoranin për “puç kushtetues me noterë tek Lana”. Dhe, Komisioni i Venecias, i dha të drejtë.
Meri Lika TIRANË- Trokitja e agjentëve të BKH në derën e shëtpisë së Erjon Veliajt, nuk e di pse më kujtoi p&e...
Foto ilustruese EUROPA- Pas vitesh diskutimesh jo të frytshme dhe planeve të dështuara në Bashkimin Europian, një vend, Itali...
Ndonëse teknikisht i mundur, ndryshimi i kahut të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës do të shkaktonte shkelje t&e...
Hans Henri P. Kluge (Drejtor Rajonal i OBSH-së për Europën) dhe Robb Butler (Drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Transmetuese,...
Protesta Situata politike dhe sociale në Gjeorgji mbetet e tensionuar. Forcat opozitare, të cilat nuk duan të njohin legjitimitetin e parlam...
Hunter Biden Presidenti Biden ishte kaq i vendosur. Ai do të linte Departamentin e Drejtësisë për të marrë vendimet e veta. H...
meri lika TIRANË- Edhe gjyshja ime thoshte gjëra të mençura, tani aq të mençura sa të gjyshes së Ramës jo,...
Agim Nesho Kur shoqëria kërkon dhe pranon të ketë një Republikë demokratike sigurisht priret të ketë elementet baz&...
sonila meco TIRANË- Në atë biçim sheshpushimi mes pallateve të ngucur të vërtitet rregullisht hundëve aroma e ha...
Meri Lika Ligjërata arrogante e kryeministrit, ashtu si gjithmonë janë ligjëratat e tij, i ra gozhdës dhe patkoit, vetëm n&eu...