LIVE UPDATES
Editorial

Kurti nuk mund të legjitimojë Pashiçin në Kosovë

Ai ka meritën e madhe që i rezistoi presionit për të pranuar projektin e Ballkanit të Hapur, projekt që do të sillte dominimin serb në Ballkan, duke anashkaluar Kosovën dhe rrezikuar një realitet të ndryshëm gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, jashtë perspektivës Europiane dhe nxitjen e influencave të fuqive autokrate për rritjen e zonave të tyre të influencës.

21 Dhjetor 2024, 14:24 Nga Agim Nesho
Kurti nuk mund të legjitimojë Pashiçin në Kosovë
Agim Nesho

KOSOVA- Kurti është një politikan që është admiruar për karakterin e tij të fortë dhe qëndresën për cështjen kombëtare. Ai ka meritën e madhe që i rezistoi presionit për të pranuar projektin e Ballkanit të Hapur, projekt që do të sillte dominimin serb në Ballkan, duke anashkaluar Kosovën dhe rrezikuar një realitet të ndryshëm gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, jashtë perspektivës Europiane dhe nxitjen e influencave të fuqive autokrate për rritjen e zonave të tyre të influencës.

Ajo që i ka munguar qeverisë dhe shtetit në Kosovë është se ajo i ka përballuar këto sfida e vetme, edhe kur regjimi i Edi Ramës në Tiranë kishte zgjedhur si partner Vucicin e Beogradit për të qenë aktorët e preferuar të zgjidhjeve pragmatiste në Ballkan dhe realizuar pushtetin e tyre autokratik.

Kurti nuk ka gabuar kur e ka mbajtur larg Ramën, por jo Shqipërinë. Jo se ai është një figurë kontraversiale, protagonist, por sepse Rama ka mbajtur pozicione të qarta anti-kombëtare, si në përkrahje të skenareve ruso-serbe të ndryshimit të kufijve, të Ballkanit të Hapur, të presioneve ndaj Kosovës për të pranuar cdo kërkesë që aktorë të komunitetit ndërkombëtar shprehnin në favor të ledhatimit të regjimit nacionalist të Beogradit, që dhe ai “të merrte dicka”.

Kurti dhe Osmani kanë pasur të drejtë kur kanë parë se regjimi i Tiranës ju ka mbyllur derën për kërkesat legjitime të Kosovës për dënimin e genocidit serb në Kosovë; kur Rama njohu Veriun e Kosovës si “tokë e askujt”; të mos pranimit të sulmit terrorist në Banjskë si një sulm i sponsorizuar nga Beogradi, e deri në vendosjen e sanksioneve i pari ndaj Kosovës dhe vetë-propozimit të draftit të Asosiacionit të komunave serbe.

Ai i ka tallur dhe përbuzur liderat e Kosovës në sy të Vucic-it, kur ata kanë qëndruar për atë cfarë besonin. Ai ka projektuar skenarë së bashku me Vucic dhe ka shijuar verërat e Serbisë, kur regjimi i Beogradit përgatiste dosjet kundër udhëheqësve të UCK-së. Miqtë e Ramës që ai i do, i sajdis dhe bashkëpunon edhe në dëm të interesave Shqipërisë, ishin ata që votuan kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës (Partia e Melonit, Orbanit, parlamentarët e Serbisë) etj. Politika e tij e jashtme “plot suksese” është një politikë klienteliste që shtypi prestigjioz ndërkombëtar e quan justifikim të mafiokracisë.

Kurti dhe institucionet e Kosovës e pranuan aktivitetin e përbashkët të kuvendeve të dy shteteve, për arsye të presionit të brendshëm, që marrëdhëniet midis dy qeverive janë në nivelin më të ulët. Për më tepër, që treguan përgjegjshmëri për të pranuar një bashkëpunim thelbësor me Shqipërinë, kur interesat sovraniste të Kosovës vihen në rrezik. Por sjellja e Ramës ishte sjellja e një demagogu, që jep këshilla për të evidentuar “largpamësinë dhe neutralitetin e tij”. Ai përmend Rugovën, kur në takimin e mëparshëm e mohoi veprën e tij duke detyruar përfaqësuesit e LDK-së të linin parlamentin; Këshilloi qeverinë e Kosovës të ngrijë dialogun me Serbinë, kur deri tani ka kërkuar të kundërtën; Kërkoi rezolutë për Gjykatën Speciale në Hagë për demagogji, kur dihet se ai dhe Vucic janë inisiatorët e gjykatave për t’ju hapur rrugë pushtetit të tyre të pakufizuar në Shqipëri dhe Kosovë me një drejtësi të komanduar.

Takimi i djeshëm ishte një shfaqje e panevojshme, që duhej shmangur përpara atdhedashurisë së një populli të tërë që kërkon bashkim të faktorit Shqiptar dhe unitet në veprim. Pa një reflektim për politikat e deritanishme nga Rama dhe dënim të politikave shoviniste të Vucic për hapësirat serbe, cdo gjë do të mbetet një shfaqje.

Kurti dhe partitë e tjera opozitare duhet të kuptojnë që Kosova do të marrë frymë vetëm atëherë kur të shkatërrohet lidhja Rama-Vucic dhe projekti i tyre për Ballkanin që i mban në pushtet. Ai nuk mund të legjitimojë Ramën, jo si diktatori i ri i Shqipërisë por si një Pashic i ri që me të drejtë gazetari i mirënjohur gjerman, Martens, e ka quajtur “Rama - kryeministri më i mirë i Serbisë”.

agim nesho kosova

Sondazh

Poll
Editorial 19 Dhjetor 2024, 08:58 Meri Lika

Më shumë dashuri për Nancyn e ngarkuar

meri lika TIRANË- Lajmërim, lajmërim Ambasada Amerikane më në fund u bë e gjallë. Epo në ditët e fundit t...

Editorial 12 Dhjetor 2024, 10:05 Meri Lika

S.P.A.K (Sot Politika Akoma Kap)

Meri Lika TIRANA- Ka shumë entuziastë në lidhje me veprimtarinë e SPAK-ut, do kisha dashur shumë që edhe unë të ish...

Editorial 11 Dhjetor 2024, 11:33

Goditje reformës në drejtësi

Sokol Sadushi TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur këtë të Mërkurë procedurën p&eu...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë