LIVE UPDATES
Editorial

Ndryshimi i lojës

Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të përbëjë një sfidë të madhe për përpjekjet e BE-së për të integruar Ballkanin Perëndimor

16 Janar 2025, 10:55 Nga Ditmir Bushati
Ndryshimi i lojës
foto ilustruese

TIRANË- Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë kthese në historinë e zgjedhjeve amerikane. Këto zgjedhje nuk ishin thjesht riafirmim i tendencës së njerëzve anembanë botës që përqafuan ndryshimin në 'supervitin zgjedhor' të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për një president të ri me një mandat të qartë që me siguri do të sjellë ndryshime politikash në përputhje me qasjen e tij transaksionale ndaj politikës, tregtisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Disa nga këto ndryshime mund të jenë përcaktuese për të ardhmen e projektit europian në Ballkanin Perëndimor.

Emërimet në pozicionet kyçe tregojnë se Trump e sheh këtë triumf zgjedhor si një konfirmim të besimit të tij se populizmi për çështjet sociale, krijimi i vendeve të punës, siguria e kufijve, përfundimi i luftërave, tregtia dhe politika e jashtme nën moton "Amerika e para" është rruga përpara për vendin dhe një mënyrë për të dominuar sistemin e udhëhequr nga SHBA-ja, pa qenë peng i aleatëve tradicionalë dhe i disa angazhimeve. Të emëruarit e tij janë individë që besojnë në përdorimin selektiv të fuqisë amerikane. Në një farë mënyre, pozicioni i tyre thelbësor është se ata kujdesen vetëm për interesat amerikane dhe se të tjerët duhet të kujdesen vetëm për veten e tyre.

Zhvendosja e prioriteteve

Ndërkohë, konteksti gjeopolitik ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga presidenca e fundit e Trump, duke përfshirë dy frontet kryesore të luftës Rusi-Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, mungesën e një udhëheqjeje të fortë në nivel europian si rezultat i humbjeve dërrmuese zgjedhore të elitave kryesore në Gjermani dhe Francë, formimin e një aleance alternative - në vend të respektimit të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla - nga vendet me një gjeografi dhe popullsi të konsiderueshme, dhe një arkitekturë ndërkombëtare më komplekse dhe konkurruese.

Kështu, një re konfuzioni varet mbi të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Europë. Administrata e Obamës shënoi fillimin e një ndryshimi në prioritetet strategjike të SHBA-së duke u zhvendosur nga Europa drejt Azisë dhe Paqësorit. Kur u krijua NATO, SHBA-ja kishte në përbërjen e saj shumë njerëz që vinin nga Europa ose kishin qenë atje për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Këtu u ushqye liberalizmi i Luftës së Ftohtë, duke formësuar ideologjinë që mbante të bashkuar aleancën.

Joe Biden do të mbahet mend si presidenti i fundit Euro-Atlantik në Shtëpinë e Bardhë me një botëkuptim të formësuar nga Lufta e Ftohtë. Ekipi i politikës së jashtme të Trump ka një botëkuptim krejtësisht të ndryshëm. Ata shohin Azinë si skenën qendrore. Ndërsa Europa nuk ka më të njëjtën rëndësi, qoftë strategjikisht apo kulturalisht. Kjo do të jetë një sfidë themelore për europianët të cilët, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe rënia e Murit të Berlinit, e kanë konsideruar marrëdhënien e tyre me SHBA-në, si një marrëdhënie të bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, me fokus në sigurinë kolektive, sundimin e së drejtës, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe një sistem transparent dhe shumëpalësh të tregtisë së lirë.

Tri shtylla të rendit të tanishëm europian janë sfiduar: zbutja e dallimit mes Europës dhe SHBA-ve, përmes krijimit të komunitetit Euro-Atlantik; zbutja e dallimit mes çështjeve të brendshme dhe atyre të jashtme, përmes politikës së thellimit të BE-së; zbutja e dallimit mes qendrës dhe periferisë, përmes politikës së zgjerimit dhe fqinjësisë. BE-ja duhet të riparojë shtyllat e mësipërme, prej të cilave, vetëm njëra ka të bëjë me bashkëpunimin e saj me SHBA-në, ndërsa dy të tjerat varen plotësisht nga vullneti i shteteve anëtare të BE-së.

Ballkani Perëndimor në një udhëkryq

Nga krizat me të cilat përballet Europa, siguria është më e ngutshme. Trump ka premtuar t'i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Ndërsa ky është një objektiv i dëshirueshëm për të gjithë, perspektiva për një paqe të qëndrueshme ose armëpushim është e vogël. Prandaj, mbetet për t'u parë se si mund të arrihet ky objektiv, çfarë hapash do të ndërmerren dhe nëse do të ruhet apo jo bashkërendimi me aleatët europianë. Dhe mbi të gjitha, si do të jetë e ardhmja e Ukrainës.
Vështruar përmes prizmit dhe rrjetës së konflikteve të ngrira ose të papërfunduara në Europë, mënyra se si do të përfundojë kjo luftë do të ketë një ndikim të pashmangshëm në arkitekturën e sigurisë së Europës, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor. Kjo do të ndryshojë edhe lojën e projektit të integrimit europian. Dobësimi i marrëdhënieve Euro-Atlantike nuk është një ogur i mirë për Ballkanin Perëndimor, ku SHBA-të shihen si garantues të perimetrit të sigurisë, ndërsa europianët si alergjikë ndaj përdorimit të forcës. Kjo nënkupton nevojën për vigjilencë të shtuar për të fuqizuar kapacitetin shkurajues ​​të trupave të KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-it në Bosnje-Hercegovinë, si dy pika kritike për sigurinë rajonale.

Gjatë administratës së parë Trump, në Ballkanin Perëndimor u lidhën dy marrëveshje kyçe: Marrëveshja e Prespës, për çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Washingtonit, për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguroi në të njëjtën kohë njohjen e Kosovës nga Izraeli. Megjithëse marrëveshjet e sipërpërmendura ishin të rëndësishme për stabilitetin rajonal, BE-ja humbi mundësinë për të ankoruar vendet e rajonit në gjirin e saj. Edhe më shqetësues është dështimi i BE-së për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe çështjet e shtetësisë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, të cilat janë kyçe për përparimin rajonal. Në veçanti, politika e BE-së ndaj Kosovës është e fragmentuar, me 21 njohës, 5 mosnjohës dhe Hungaria që ndjek politikën e saj. Kjo ndarje paralizon aftësinë e BE-së për të vepruar në mënyrë kohezive për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe sigurimin e anëtarësimit të tyre në BE.

Ushtrimi i një gjeopolitike pa vlera nga ana e Perëndimit, si qetësues, në mungesë të procesit të anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor, u ka mundësuar udhëheqësve të rajonit të përkthejnë rivalitetet e shtuara gjeopolitike në avantazhe të pushtetit të tyre. Marrëveshjet transaksionale, qofshin të nxitura nga obsesioni i migracionit (Itali-Shqipëri), aksesi në burimet natyrore (Gjermani-Serbi) ose industria ushtarake (Francë-Serbi), janë disa shembuj që tregojnë se si BE-ja mund të 'riformatohet' si rezultat i kompromiseve, në kurriz të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor. Këto veprime minojnë kapacitetin e BE-së për t'u shfaqur si një aktor i bashkuar në Ballkanin Perëndimor, duke i bërë qytetarët të ndihen se nuk janë pjesë e familjes europiane, por periferia e saj ku hidhen problemet.

Nuk ka asgjë më të keqe në politikë sesa të mbrosh status quo që nuk funksionon dhe që dështon të sigurojë demokraci dhe prosperitet. Ekziston një ndryshim i madh midis mbrojtjes së vlerave dhe mbrojtjes së status quo-së përmes stabilitetit të rrejshëm. Në këtë kontekst, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë duhet parë si një ndryshim i lojës për qartësimin e qëllimeve të përbashkëta dhe të së ardhmes së projektit europian në Ballkanin Perëndimor.

'Ora e Europës ka ardhur', pati thënë me krenari ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut, Jacques Poos në vitin 1991, teksa kryesonte në emër të BE-së përpjekjet për të gjetur zgjidhje për konfliktin që sapo kishte shpërthyer në ish Jugosllavi. Në të vërtetë ishte vendosmëria e SHBA-së që ndaloi luftërat dhe siguroi paqen. Ka kaluar një çerek shekulli që nga përfundimi i luftërave në rajon dhe BE-ja ende nuk ka demonstruar aftësinë e saj për të ankoruar Ballkanin Perëndimor në BE. Ndryshimi i lojës në SHBA kërkon përshpejtimin e projektit europian në Ballkanin Perëndimor. BE-ja duhet të përballet me këtë sfidë.

*Artikull i botuar për revistën ‘International Politics and Society’ (Politika Ndërkombëtare dhe Shoqëria).

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 8 Janar 2025, 19:05 Meri Lika

Tregu i gabit

meri lika TIRANË- “Hajdeni se u hap dëngu!” Kjo shprehje, për të gjithë, është shprehja e famshme e shitjev...

Editorial 27 Dhjetor 2024, 09:08 Meri Lika

Komploti

Meri Lika TIRANA- Veliaj u thirr për herë të dytë nga SPAK, por ndërkohë që herën e parë ai thjesht na tregoi ...

Editorial 19 Dhjetor 2024, 08:58 Meri Lika

Më shumë dashuri për Nancyn e ngarkuar

meri lika TIRANË- Lajmërim, lajmërim Ambasada Amerikane më në fund u bë e gjallë. Epo në ditët e fundit t...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale