LIVE UPDATES
Editorial

Nënshtrimi ndaj së keqes

Arben Ahmetaj është Ministri më jetëgjatë Shqipëri, 3 vjet Ministër Financash, 2 vjet e 5 muaj Ministër i Ekonomisë, 2 vjet e tetë muaj Ministër i Rindërtimit. Duke qenë Ministër i Rindërtimit është emëruar edhe Zv/Kryeministër për 10 muaj.

28 Janar 2025, 14:50 Nga Ermal Mulosmani
Nënshtrimi ndaj së keqes
Ermal Mulosmani

TIRANA- Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, është tallja e njerëzve me to, relativizimi i së keqes. Nuk ka rëndësi çfarë thotë, kë akuzon, provat që ka, asgjë nga këto. Njerëzit e shohin vetëm si ish -Kryehajdut. Po more po, kryehajdut dhe me famë ka qenë edhe kur të njëjtin, Kryetari i Organizatës e bënte Ministër Finance, Ministër Ekonomie, Ministër Rindërtimi, Zëvendës Kryeministër dhe 4 mandate deputet.

Arben Ahmetaj është Ministri më jetëgjatë Shqipëri, 3 vjet Ministër Financash, 2 vjet e 5 muaj Ministër i Ekonomisë, 2 vjet e tetë muaj Ministër i Rindërtimit. Duke qenë Ministër i Rindërtimit është emëruar edhe Zv/Kryeministër për 10 muaj. Pra, qysh në 2013-ën e deri në 2022-shin i ka 9 vjet pa ndërprerje Ministër! Dhe Ministër i rëndësishëm, më i besuari i Organizatës. Askush tjetër nuk ka qenë kaq jetëgjatë! Dhe arsyeja e jetëgjatësisë në Organizata kryesisht është besnikëria. Arben Ahmetaj edhe kur gjithë Shqipëria e përfliste si Kryehajdut dhe Tigër për thashethemet rozë, ngrihej në detyrë nga Shefi i Organizatës. Edhe ai i dinte me siguri thashethemet. E megjithatë ylli i Tigrit ndriçonte gjithnjë e më fort. Më i afërt se Ahmetaj, për 10 vite, mund të ketë qenë vetëm gruaja e Shefit.

Tani kjo është e vetmja cilësi e vlefshme që i ka mbetur: Ai është dëshmitari më i besueshëm që mbërrin nga Kupola. Ai foli mbrëmë me emra. Ja cilët emra tha:

Kush është maja e korrupsionit? Është Shefi i Organizatës, Kapoja, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Çdo gjë në Shqipëri është në këmbët e tij. Nuk ka Parti, nuk ka ligje, VKM, rregulla, ka vetëm vullnet të Shefit të Organizatës. Shteti është mekanizmi për të çuar përpara vullnetin e tij.

Kur Ahmetaj tha që “Mua mu kërkua të autorizoj një izraelit për borxhin e jashtëm” dhe i thashë Shefit që “nuk e lejon ligji”, Kryeshefi u përgjigj: “E ndryshojmë ligjin”. Kjo mendësi, sipas së cilës vullneti i Kapos është mbi ligjin dhe rregullat, është tipike mafioze.

Ahmetaj e tha që kanabizimi i Shqipërisë në 2016-ën ishte vullneti i Kapos. 5 Ministra- tha Ahmetaj- e kanë kundërshtuar kanabizimin e Shqipërisë. Kanabizimi është diskutuar si fenomen në vitin 2016 dhe ka qenë vullnet absolut i Kapos në emër të një egoje ekonomike! Pra, Kryeminsitri ka vendosur të mbyllë një sy për ca kohë. Le të mbillet ca kanabis për ca kohë, le të vriten ca trafikantë, le të shpërthejë krimi. Kjo veç do të forcojë Kapon e gjithë Kapove.

Ahmetaj e akuzoi Kapon se shfrytëzon AKSHI-n si Kopsht privat të tij, ku njerëz të afërt me familjen, bëjnë çka u don qejfi. AKSHI (Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Sipas dëshmitarit, baxhanaku i Kryeministrit, Armand Frangu në bashkëpunim me kompaninë të tjera të lidhura me të si ABC e Gerond Meçes kanë përfituar miliona euro nga tenderat sekrete të AKSHI-t. Është fakt që Armand Frangu dhe Gerond Meçe kanë qenë ortakë në vitin 2012. Aso kohe, Gerond Meçe ia shiti baxhanakut të Kapos kuotat e tij prej 49% të komanisë, për një shumë pre 40 centeuro. (49 lekë). Akuzat e përfitimeve të miliona Eurove nga baxhanaku i Kryeministrit kanë qenë të vazhdueshme nga Opozita por kur bëhen nga një njeri shumë i afërt i Kryeministrit, akuza bëhet shumë seroize.

Ahmetaj tha që kur Berisha e akuzoi se “Ti po emërohesh si Ministër i Financave sepse do japësh me koncension TVSH-në” ai nuk e besonte. Por pastaj pranoi që Kapo e kishte konkretisht dhënien e koncensionit të TVSH-së dhe kishte edhe emër konkret për këtë gjë. “Emër konkret, Si gjithmonë, në të gjitha". Projekti i TVSH-së ka ardhë konkret, dëmtonte drejtpërsëdrejti sigurinë fiskale, sigurinë financiare, sigurinë kombëtare.

Pra, Ahmetaj e dha emrin kryesor. Është Kapo i të gjithë Kapove. Nuk po i hyj këtu akuzave për Ballukun pasi është si të akuzosh Mehmet Shehun për kohën e Enver Hoxhës. As atyre për SPAK-un si instrument në duart e Kapos. Sistemet mafioze nuk kanë numër 2 e as kundërshtarë të brendshëm, ata ekzistojnë në fantazinë e njerëzve.

Nr 2 njëherë ishte Ahmetaj, një herë, Tahiri, Veliaj e tani Balluku. Është çështje kohe. Këto sisteme kanë vetëm një emër: Kapo. Problemi që më lindi pas intervistës është reagimi i publikut. Kryesisht akuza ndaj akuzuesit, nënqeshje, pranim, nënshtrim, konformizëm. Kjo ishte fatkeqësia e kësaj interviste jo intervista në vetvete. Përpjekja për të gjetur nuancat ku goditen aksh kundërshtar dhe jo ku është koka e bishës më bënë të besoj se Kapo i ka punët në rregull.

Nënshtrimi ndaj së keqes

ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Editorial 16 Janar 2025, 12:42 Meri Lika

Demokracia qenka rrezik?

meri lika TIRANË- Në vitin 2022, kur termi i primareve u bë kryefjalë e ditës, kam shkruar një artikull ku, modestisht,  ...

Editorial 16 Janar 2025, 10:55 Ditmir Bushati

Ndryshimi i lojës

foto ilustruese TIRANË- Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë kthese në historinë...

Editorial 8 Janar 2025, 19:05 Meri Lika

Tregu i gabit

meri lika TIRANË- “Hajdeni se u hap dëngu!” Kjo shprehje, për të gjithë, është shprehja e famshme e shitjev...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë