LIVE UPDATES
Aktualitet

Editoriali i Edi Ramës/ Kryeministri: Shqipëria po bëhet gati për në BE

25 Tetor 2021, 08:38 Nga DOSJA
Editoriali i Edi Ramës/ Kryeministri: Shqipëria po bëhet gati

18 vjet më parë, në Samitin e 2003 të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Selanik, na u tha se “e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Evropian”. BE-ja që atëherë ka përsëritur “mbështetjen e saj të qartë” për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi samitet mbahen tani çdo vit dhe deklarata përsëritet. Por mund të jetë ende viti 2003.

Në atë kohë, kryefjala e BE-së ishte “zgjerimi”. Tani, mbështetja e qartë e Evropës duket se është bërë kontigjente dhe ndoshta grindjet e brendshme të bllokut nënkuptojnë se premtimi për zgjerim duhet të anulohet përkohësisht. Megjithatë, ne nuk presim thjesht BE-në. Ne po përgatitemi për të dhe po krijojmë mundësi për njerëzit tanë.

Besoj se shqiptarët janë ndër komunitetet më pro BE-së në Evropë. Kur komunizmi u shemb dhe ne ishim të lirë të zgjidhnim rrugën tonë, ne zgjodhëm Brukselin. Që atëherë, ne kemi bërë gjithçka që na kërkohet për anëtarësim. BE-ja mund të jetë e paaftë për të përmbushur premtimet e saj, por Shqipëria është akoma e përkushtuar ndaj idealeve evropiane, e me shumë mundësi do t’i qëndrojmë besnike parimeve themeluese, edhe nëse anëtarët e tjerë i kanë harruar.

Brezat tanë të ardhshëm meritojnë të gëzojnë shpërblimet e anëtarësimit, por ne jemi peng i të njëjtave forcave ndarëse për të cilat, BE-ja u krijua për të eliminuar. BE-ja duhet të pranojë se po ‘humb fytyrën’, ndërsa përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme – Bullgaria.

E njëjta pasiguri vlen edhe për Maqedoninë e Veriut – e cila ka shkuar aq larg sa ka ndryshuar emrin – dhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët tani janë më pak të lirë të udhëtojnë se më parë, edhe pse i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së. Por nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të hyjë në BE, ndoshta BE -ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor. Ka hapa konkretë që mund të ndërmerren menjëherë. BE-ja mund të krijojë mekanizma bashkëpunimi që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, pa ngritur indinjatën e atyre që kundërshtojnë pranimin tonë.

Për këtë qëllim, BE-ja mund ta mbështesë rajonin ekonomikisht nëpërmjet Planit të saj Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin tashmë janë identifikuar disa projekte. Por duhet bërë më shumë, veçanërisht për të siguruar që rajoni të marrë pjesë plotësisht në tranzicionin dixhital dhe të gjelbër të BE-së. Në këto tranzicione kërkohet pjesëmarrje e plotë në ekonomitë evropiane dhe ne rrezikojmë të ngelim prapa.

BE-ja gjithashtu mund të na ndihmojë të ruajmë mendjet tona më të ndritura me programe të përbashkëta të arsimit të lartë dhe integrimit në sistemin arsimor të BE-së, në mënyrë që të rinjtë të gjejnë mundësi më të mira në vendet e tyre.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfshihen gjithashtu në planet emergjente të BE-së, pasi së bashku po përballemi me një krizë potencialisht shkatërruese energjetike që mund të zhbëjë progresin e viteve në rajon. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët tanë të mos mbeten të pambrojtur. Së fundi, BE-ja mund të ndërmarrë hapa praktikë, në mënyrë që të mund të zbatojmë më shpejt katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve – në tre vendet tona, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo është diçka që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëjnë.

Banka Botërore është shprehur se me këtë lëvizje PBB-ja e secilit prej vendeve rritet me nga 10%.

Ne të tre e quajmë këtë përpjekje “Open Balkan”. Shpresojmë të fillojmë lëvizjen e lirë të mallrave në janar 2022 dhe të hapim kufijtë tanë deri në janar të vitit 2023. Dhe është e vetëkuptueshme që “Open Balkans” është i hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa herë që ata vendosin të bashkohen. Ne duam rezultate – për të bërë reforma dhe që njerëzit tanë të marrin përfitimet. Mbështetja për këtë iniciativë do të tregonte se BE-ja është serioze për vetë Procesin e Berlinit dhe ne do të mirëprisnim ndihmën teknike për të siguruar që po përmbushim standardet teknike të BE-së.

Shpresojmë që BE dhe miqtë tanë të tjerë, në Londër dhe Uashington, të bashkohen me ne dhe të inkurajojnë të tjerët në rajon të ecin përpara gjithashtu.

Kështu ndërtojmë mbështetje dhe do tregojmë se jemi gati të jemi më afër Evropës. Si kombe të Ballkanit Perëndimor, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja jonë – jo një e ardhme që nuk materializohet kurrë, por ajo që ne mund ta kontrollojmë.

Një qytetar i lindur në 2003 tani është mjaft i rritur për të votuar, për të qenë një anëtar i plotë i komunitetit të tij politik, ndërsa ne jemi ende duke pritur. Gjëja e fundit që duam është që angazhimi ynë 18-vjeçar të shkojë drejt moshës së mesme.

Marrë dhe përkthyer nga politico.eu

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike celja e negociatave me be edi rama editoriali i rames open balkan shqiperia ne be celja e negociatave me be edi rama editoriali i rames open balkan shqiperia ne be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj