“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Atentati në Fier dhe grabitja në Krujë, presidenti Meta-Policisë: Merrni masa!
25 Tetor 2021, 08:03Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe drejtësia që të zbardhin ngjarjet më të fundit kriminale që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në Shqipëri. Pas atentatit ndaj biznesmenit Demir Backa dhe grabitjes së Nazmi Çangut në Nikël, Meta ka publikuar një mesazh për strukturat e zbatimit të ligjit, duke kërkuar arrestimin e autorëve.
“Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës. Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale,”-shkruan kreu i shtetit.
Të shtunën, brenda makinës së tij u vra biznesmeni 57-vjeçar nga Fieri, Demir Backa, ndërsa në orët e para të mëngjesit të të dielës u grabit sipërmarrësi Çangu, të cilit i morën më shumë se 120 mijë euro.
TIRANË– Dosja.al iu sjell lajmet kryesore të mediave në vend këtë fillim jave, më 25 tetor 2021. Ndër lajmet kryesore në Dosja.al është vrasja e Demi...
TIRANË– Shkrimtarja, Helena Kadare ka dhënë një mesazh ndërgjegjësues në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19. Në mesazhin e publikuar nga ministrja ...
DURRËS- Finalizohet operacioni “Pritësi”, ku janë prangosur 4 persona dhe një tjetër është proceduar penalisht. Në pranga kanë përfunduar shtetas sirianë d...
GREQI– Babis Anagnostopoulos ishte i fiksuar pas një gruaje të martuar! Kjo është konfirmuar nga miku i tij i punës gjatë emisionit “Dritë në tunel”, duke...
TIRANË– Vijon ndërprerja e energjisë elektrike në Tiranë. Përmes një njoftimi zyrtar, Operatori i Shpërndarjes së Eenergjisë Elektrike ka bërë me dij...
ITALI– “E pamundur të rri në një shtëpi me gruan time. Më mirë në burg,”-kështu është shprehur shqiptari që ka lënë me gojë hapur autoritetet italia...
TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë edhe njëherë që humaniteti ende ekziston! Një qytetare nga Kosova ka rrëfyer episodin që ka dëshmuar vetë pranë z...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...