LIVE UPDATES
Aktualitet

Dizdari sëmurë, përplasje mes ish-zyrtarëve të LSI/Rama: Panariti, mjeran.Ish-ministri: Mi!

10 Maj 2022, 16:20 Nga DOSJA
Dizdari sëmurë, përplasje mes ish-zyrtarëve të

TIRANË– Trazira po godasin edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku ish-eksponentë të saj janë përballur publikisht me njëri-tjetrin. Politikani Luan Rama, tashmë drejtues i një emisioni në media, ka dhënë dje lajmin e kompozitori i njohur Limos Dizdari ishte në gjendje të rëndë në spital. Ai shkruante se qeveria nuk po bënte asgjë për ta ndihmuar, pavarësisht se e ka detyrim ndaj kontributit të kompozitorit për kombin. Po ashtu, Rama kërkonte llogari nga presidenti Ilir Meta se përse Dizdari nuk ishte dekoruar ende për veprat e tij. Por me reagimin e ashpër të Panaritit, Rama shkruan se nuk ka asgjë me kreun e shtetit, duke shtuar se gjitha ishte një spekulim nga ana e mediave.

“Edmond Panariti nuk është për t’u mëshiruar në këtë rast, edhe pse ia kuptoj hallin e madh në të cilin është gjendur, dhe që ndjehej në çdo fjalë të asaj pjese të deklaratës së tij, kur i cytur prej një pyetjeje pa asnjë bazë të një gazetari, (që kuptohej se e bëri pyetjen pa e ditur se çfarë kisha shkruar unë në lidhje me kompozitorin e madh Limos Dizdari ku evidentoja faktin që nuk është “Nderi i Kombit”), u rrek të merret me mua, krejt paturpësisht e pa asnjë bazë, duke shkelur edhe normat më elementare të etikës së komunikimit mes dy njerëzve që njihen prej kohësh, që kanë punuar bashkë e që në komunikimin e ndërsjellë i drejtohen njeri-tjetrin me “ i dashur mik!” Arsyeja se pse nuk e mëshiroj mjeranin e ndërsyer Edmond Panariti, lidhet pikërisht me të qenurin i ndërsyer. Nëse ai do të fliste me fjalët e tij do të ishte krejt tjetër gje; do ta mëshiroja dhe do ta ndihmoja që më së pari të lexonte çfarë unë kam shkruar për Limos Dizdarin. Dhe po të kishte vështirësi që të kuptonte atë që unë kam shkruar, do ta ndihmoja duke ia shpjeguar pa asnjë mëdyshje e me shumë vullnet e dashamirësi që ta kuptonte. Mandej, do t’i sqaroja se në shkrimin tim unë nuk kam bërë asnjë akuzë ndaj Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës, siç spekulloi gazetari që bëri pyetjen, me gjasë për ta “peshkuar” siç u peshkua në fakt i ndërsyeri, sepse bëj pjesë ndër ata qytetarë të vendit tim që i respektoj me nderim autoritetet e larta të shtetit, dhe këtë Edmond Panariti e di shumë mirë, sepse ia kam konfirmuar sa herë ka rënë fjala për Presidentin e Republikës, për Protokollin e Shtetit, për solemnitetin dhe ceremonialin e dekorimeve e plot tema të tjera,”-shkruan ai ndër të tjera.

Një Folja kalimtare mëshiroj që unë kam përdorur në titullin e këtij shkrimi, ka kuptimin “fal me zemërbutësi dikë që ka bërë ndonjë faj a gabim”. Ajo shpreh një ndjenjë të thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq si edhe dëshirën për ta ndihmuar atë. Por, Edmond Panariti nuk është për t’u mëshiruar në këtë rast, edhe pse ia kuptoj hallin e madh në të cilin është gjendur, dhe që ndjehej në çdo fjalë të asaj pjese të deklaratës së tij, kur i cytur prej një pyetjeje pa asnjë bazë të një gazetari, (që kuptohej se e bëri pyetjen pa e ditur se çfarë kisha shkruar unë në lidhje me kompozitorin e madh Limos Dizdari ku evidentoja faktin që nuk është “Nderi i Kombit”), u rrek të merret me mua, krejt paturpësisht e pa asnjë bazë, duke shkelur edhe normat më elementare të etikës së komunikimit mes dy njerëzve që njihen prej kohësh, që kanë punuar bashkë e që në komunikimin e ndërsjellë i drejtohen njeri-tjetrin me “ i dashur mik!” Arsyeja se pse nuk e mëshiroj mjeranin e ndërsyer Edmond Panariti, lidhet pikërisht me të qenurin i ndërsyer. Nëse ai do të fliste me fjalët e tij do të ishte krejt tjetër gje; do ta mëshiroja dhe do ta ndihmoja që më së pari të lexonte çfarë unë kam shkruar për Limos Dizdarin. Dhe po të kishte vështirësi që të kuptonte atë që unë kam shkruar, do ta ndihmoja duke ia shpjeguar pa asnjë mëdyshje e me shumë vullnet e dashamirësi që ta kuptonte. Mandej, do t’i sqaroja se në shkrimin tim unë nuk kam bërë asnjë akuzë ndaj Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës, siç spekulloi gazetari që bëri pyetjen, me gjasë për ta “peshkuar” siç u peshkua në fakt i ndërsyeri, sepse bëj pjesë ndër ata qytetarë të vendit tim që i respektoj me nderim autoritetet e larta të shtetit, dhe këtë Edmond Panariti e di shumë mirë, sepse ia kam konfirmuar sa herë ka rënë fjala për Presidentin e Republikës, për Protokollin e Shtetit, për solemnitetin dhe ceremonialin e dekorimeve e plot tema të tjera. Tani le të vijmë tek ajo që unë kam thënë për zotin Limos Dizdari në një shkrim apel për t’iu gjendur pranë në luftën që kompozitori i madh po bën për të mundur sëmundjen e rëndë dhe për t’iu rikthyer jetës. Po citoj: “Edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit”, ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale e t’i bëhet krah Limos Dizdarit dhe familjes së tij në këtë betejë të jetës me vdekjen, sepse vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit”. Dhe tani një pyetje: ku e gjen zoti Panarit “insinuatën keqdashëse” dhe pse “është komplet malinje që të spekulosh” sipas asaj që ai tha, pa e ditur se çfarë unë kam shkruar?! Në çfarë kam spekuluar, apo, pse kam thënë “edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit” ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale? Kam thënë një të vërtetë në fakt, aq sa jam gati ta sfidoj publikisht Edmond Panaritin, të cilin e ftoj që të marrë listën e të gjithë atyre që që janë nderuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” prej Nënë Terezës, Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë e deri tek Ferdinand Samarxhiu dhe Bujar Qamili që janë ndër emrat më të fundit, për t’i dëshmuar se mes këtyre emrave të respektuar, ka edhe plot të tjerë pa asnje kontribut, pa asnjë meritë përveç mediokritetit, e madje, ka në atë listë edhe emra ish bashkëpunëtorësh të ish UDB-së jugosllave apo edhe organizata kriminelësh e terroristësh! Merreni atë listë që prej kur ka filluar të jepet dekorata e lartë “Nderi i Kombit” zoti Panariti, dhe ejani t’jua dëshmoj emër për emër për sa ju thashë më sipër, e pastaj diskutojmë se kush bën insinuata keqdashëse apo kush mban qëndrime malinje. Përgjatë gjithë karrierës time profesionale si gazetar, por edhe politike në të gjitha angazhimet e mia publike dhe institucionale, kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast të vetëm nuk kam bërë asnjë insinuatë keqdashëse, apo më keq akoma, të kem spekulluar aq sa dikush të ketë guxuar të më drejtohet me fjalët “është malinjë të spekullosh”. Ti je i pari o Edmond Panariti, që nuk pate as kurajon intelektuale që të paktën të thoje se falenderoj Luan Ramën për apelin që bëri dhe na e solli në mendja Limos Dizdarin, për të cilin ju as denjuat që të bënit një akt njerëzor e krejt qytetar, që të paktën t’i kishit dërguar një mesazh urimi në datën e lindjes kur ai u bë tetëdhjetë vjeç, më datën 7 shkurt të këtij viti, se për ndonjë gjë më shumë se aq as e pretendoj. Por kjo është një temë tjetër dhe nuk ka lidhje me njerëz të ndërsyer, sepse është çështje dinjiteti, çështje kulture, çështje qytetarie. Është çështje integriteti! Pastaj, se çfarë është të shkosh në spitalin ku gjendet Limos Dizdari dhe të përdorësh mikrofonët e ftuar aty për të më sulmuar mua, vetëm e vetëm se thashë një të vërtetë pa sulmuar e përmendur askend, këtë nuk është e nevojshme ta thotë një njeri i ndërsyer, sepse siç thonë në Dibrën e mençurisë, “burri ka kohë me u korit”! E rëndësishme dhe mbi çdo gjë është që Limos Dizdari të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet pranë familjes e ta kemi në mes tonë që të këndojmë bashkë me të “Këputa një gjethe dafine”.

Ndërsa ish-zyrtari i LSI, tashmë me post drejtues në Presidencë, Edmond Panariti nuk ka lënë pa ia kthyer përgjigjen, duke e krahasuar me një mi. Ai shton se nuk ka vlerë që t’i kushtojë vëmendje, duke përmendur datën e 25 korrikut, ditë kur Ilir Meta lë postin e presidentit.

Edmond Panariti: Për minjtë dhe moralin e tyre! Edhe nga profesioni di që në prag përmbytjesh, ata që largohen të parët nga ngrehinat janë minjtë, të cilët nxitojnë të gjejnë strehën e radhës. Nuk ja vlen tu kushtosh vëmendje, është në natyrën e tyre. Por përmbytjet megjithatë ndodhin dhe dikush i sfidon, përballet dhe dikush fshihet dhe struket. 25 Korriku po vjen , ju ftoj të ndiqni sonte në top Channel, Presidentin për më shumë.

Kompozitori i njohur Limos Dizdari është transferuar sot nga spitali i Durrësit në Tiranë tek “Shefqet Ndroqi”, pas përkeqësimit të gjendjes së mushkërive për shkak të pasojave që i ka lënë Covid-19. Bashkëshortja e tij, Adriana Dizdari tha se i shoqi ndodhet në gjendje shumë të rëndë. 

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet edmond panariti limos dizdari luan rama shtrohet ne spital limos dizdari edmond panariti limos dizdari luan rama shtrohet ne spital limos dizdari

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend