LIVE UPDATES
Aktualitet

Enkeleida Hoxha nuk paraqitet për konkluzionet përfundimtare në KPA

10 Maj 2022, 15:58 Nga DOSJA
Enkeleida Hoxha nuk paraqitet për konkluzionet përfundimtare në

TIRANË- Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha nuk u paraqit të martën në seancën publike në KPA kur ishte përcaktuar të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e kryer prej saj ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që e shkarkoi atë nga detyra për lirimin e një të dënuari për vepra të rënda penale. Relatorja e çështjes së juridiksionit disiplinor, gjyqtarja Albana Shtylla sqaroi se institucioni i paraburgimit ku Hoxha po qëndron, pasi u arrestua për kryerjen e një vepre penale, kishte njoftuar 20 minuta para fillimit të seancës se ajo nuk do të paraqitej me pretendimin se kishte probleme shëndetësore për shkak të gjendjes së saj emocionale.

Në seancë nuk ishte i pranishëm as përfaqësuesi ligjor i Hoxhës, avokati Ardian Visha, për të cilin Kolegji konstatoi se nuk kishte paraqitur arsye për mosprezencën. Të pyetur nga trupa, përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD vërejtën se kërkesa e ankueses ishte e pashoqëruar me prova, si dhe faktin se ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare. Ata e konsideruar mosprezencën e gjyqtares Hoxha dhe avokatit të saj si një përpjekje për të zvarritur procesin.

Kolegji u tërhoq dhe kreu verifikime nëpërmjet komunikimit me institucionin e praburgimit ku gjendet Hoxha, lidhur me gjendjen shëndetësore të kësaj të fundit. “Mjeku ka konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore,” deklaroi Shtylla. Ajo solli në vëmendje faktin se si ankuesja, edhe avokati i saj ishin njoftuar për zhvillimin e seancës të martën kur do të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare, por se ata nuk kishin paraqitur asnjë shkak të arsyeshëm për mospraninë e tyre.

Kolegji vendosi vijimin e seancës për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare nga ana e përfaqësuesve të KLGJ-së dhe te ILD-së. Enkeleida Hoxha gjendet në paraburgim prej 11 shkurtit 2021, kur u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare. Më pare, ILD kishte filluar hetim disiplinor ndaj Hoxhës për shkak të lirimit të dy të dënuarve për krime të rënda, një prej të cilëve Hekuran Billa i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar që iu konvertua me 25 vjet burg në Shqipëri – i cili u ekzekutua rreth një vit pasi fitoi lirinë. Pas arrestimit të saj për përfshirjen në lirimin e të dënuarve të tjerë, KLGJ vendosi më 17 mars që ta largojë nga detyra gjyqtaren Enkeleida Hoxhën, vetëm për një prej çështjeve të pretenduara nga ILD, atë të lirimit të Billës.

Përfaqësuesit e KLGJ dhe ILD mbajtën martën të njëjtat qëndrime si gjatë parashtrimeve dhe kërkuan lënien në fuqi të shkarkimit të Enkeleida Hoxhës. Ata theksuan se masa e shkarkimit është bazuar në përcaktimet kushtetuese për shkeljet e rënda të magjistratëve. Sipas ILD-së, nuk mund të përdoret vakumi ligjor për të shmangur verifikimin profesional te magjistratëve. Përfaqësuesit e ILD-së dhe KLGJ-së këmbëngulën se Hoxhës i ishte ofruar e drejta e një procesi të rregullt ligjor. Lidhur me pretendimin as nuk ishte shqyrtuar kërkesa e saj për marrëveshje me ILD-në, u vërejt se asnjëherë nuk kishte pasur një kërkesë të tillë me shkrim, ndërkohë që për realizimin e marrëveshjes nevojitej edhe dakordësia e palës tjetër.

Sipas ILD-së dhe KLGJ-së, Hoxha ka kryer ulje te dënimit në masë disa herë më të madhe nga sa lejohej sipas përcaktimeve ligjore. Ndërkohë, vendimi është marrë pa administruar dokumentacionin për karakteristikat e sjelljes së të dënuarit Billa në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu u konstatua se Hoxha ka përllogaritur si kohë paraburgimi edhe periudhën e burgimit pas dënimit të Billës me vendim të formës së prerë nga drejtësia britanike. Sipas institucioneve të vlerësimit disiplinor të magjistratëve, Hoxha ka gabuar edhe në vendimarrjen për uljen e dënimit sipas amnistisë, pasi legjislacioni ndalon që të përfitojnë të dënuarit për vrasje dhe shtoi se subjekti e ka pranuar dhe këtë shkelje duke kërkuar marrëveshje.

Shkeljet e pranuara nga vetë ankuesja, të cilat ajo i konsideron si të lehta, u vlerësuan si të rënda nga ana e KLGJ-së dhe ILD-së dhe në cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve kërkuan në përfundim rrëzimin e ankimit dhe lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha. Në seancat parardhëse, avokati i Hoxhës e ka cilësuar si sulm politik procedimin disiplinor të kryer ndaj të mbrojturës prej tij. Pas paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare nga KLGJ dhe ILD, trupi gjykues i KPA njoftoi se do të tërhiqet në dhomë këshillimi për vendimarrjen.

Marrë nga Reporter.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleida hoxha kpa enkeleida hoxha kpa

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër