Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ekipi shqiptar mbërrin në Romë, Di Maio i falenderon ‘alla shqiptarçe’, me dorë në zemër përulet para tyre
20 Prill 2020, 15:27Nga DOSJA
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio priti në Romë 60 mjekët dhe infermierët shqiptarë që u nisën sot nga Rinasi për të ndihmuar me koronavirusin. Në momentin që po zbrisnin nga shkallët e avionit, Di Maio u afrua dhe me dorë në zemër falenderoi të gjithë ekipin shqiptar.
Më pas në një fjalë të shkurtër për mediat, Di Maio tha se ndihma e ardhur nga Shqipëria ishte më e madhe se ajo e vendeve të tjerat, duke mos u kursyer në falenderime.
“Ata janë pjesë tjetër e ekipit shqiptar. Falenderoj kryeministrin dhe qeverinë e Shqipërisë, popullin shqiptar për ndihmën konkrete për Italinë në luftën kundër koronavirusit. Do të shpëtojnë jetën e qytetarëve tanë. Infermierët do të vendosen në rajonin e Marche. Jam krenar për ndihmën që po merr Italia. Shqipëria nuk u kursye dhe ka treguar një solidaritet të madh ndaj nesh. Ndihma që na ka ardhur nga Shqipëria ka qënë më e madhe se ajo e vendeve të tjera. Shpresojmë që të fitojmë,”-tha Di Maio.
Sot Shqipëria ka nisur ekipin e dytë me mjekë dhe infermierëdrejt Italisë për t’i ndihmuar me koronavirusin. Të gjithë do të vendosen që të punojnë në spitalet e Romës, ndërsa ekipi i parë do të rikthehet në atdhe. Gjesti është mirëpritur nga Italia, ndërkohë që nuk kanë munguar as falenderimet.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Në 24 mars, qeveria shqiptare me anë të një Akti Normativ, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të faqkeqësisë natyrore, për shkak të situatës së COV...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Jorida Tabaku, ka reaguar pasi Kryeministri Edi Rama, njoftoi se shumë shpejt do të kalohet në Kuvend a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “News24” ka folur lidhur me memen e publikuar për kryedemokratin Lulzim Basha, ditën e djeshme. Në fja...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot publikisht Ilir Metën për qëndrimin e mbajtur gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Rama në një lidhje dir...
Politike20 Prill 2020, 14:23
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar se sot në mesditë ka zhvilluar një bashkëbisedim me disa ministra dhe me drejtoren e Tatimeve. Në një lidhje direk...
TIRANË– Shqipëria ka nisur ekipin e dytë mjekësor të Italisë, të përbërë nga 60 mjekë dhe infermierë. Të gjithë do të vendosen që të kontribuojnë kundër ko...
ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio ka përshëndetur nisjen e ekipit mjekësor shqiptar për të përballuar luftën me koronavirusin. Me anë të një st...
Tiranë- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar së fundmi qeveria ka parashikuar në paketën ekonomike vetëm 1.3% të GDP-se në dispozicion të e...
TIRANË- Edhe lokalet e dasmave do të hapen të fundit bashkë me bar-kafet, palestrat, dhe qendrat tregtare. Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë ata që du...