LIVE UPDATES
Ekonomi

7 ekonomistët më të mëdhenj të historisë dhe si ndikojnë ende sot idetë e tyre

Qasja e tij matematikore ndaj ekonomisë, ndihmoi në përmirësimin e nivelit të analizës përmes mënyrave për të përfaqësuar teoritë dhe problemet.

29 Janar 2023, 22:19 Nga k.m.
7 ekonomistët më të mëdhenj të historisë dhe si
Adam Smith

Ekonomia ka imazhin e një “shkence” të mërzitshme. Por në mënyrën më elegante dhe bazike, ajo mund të jetë e paçmueshme, madje shumë zbuluese. Ja cilët janë disa nga ekonomistët e mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe si gjenialiteti i tyre zbuloi mekanizmat shoqërorë që na lidhin të gjithëve.

Adam Smith

Ekonomist dhe filozof skocez i shekullit XVIII-të. I konsideruar gjerësisht si “Babai i Ekonomisë”, libri i tij “Studim mbi natyrën dhe shkaqet e pasurimit të kombeve” është padyshim libri më me ndikim në historinë e kësaj fushe. Ai e shihte ndarjen e punës si shtytësin kryesor të produktivitetit, që nga ana e tij ishte i nxitur nga konkurrenca.

Ndërsa ishte skeptik për virtytet e interesit vetjak , ai pohoi se në një sistem tregu, e ashtuquajtura “dora e padukshme” priret të drejtojë kanalizimin e qëllimeve egoiste drejt së mirës së përbashkët. Ai trajtoi konceptet bazë të ofertës dhe kërkesës, tendencën e tregjeve për të ecur drejt ekuilibrit dhe teorinë e vlerës së punës.

Dejvid Rikardo

Ishte ekonomist britanik dhe deputet i parlamentit. Plotësoi konceptin e Smith se vlera e një produkti ishte e lidhur ngushtë me sasinë e punës që kryhej për prodhimin e tij, por duke theksuar rëndësinë e faktorëve të tjerë, si vështirësia e punës së përfshirë dhe mjetet e nevojshme për të realizuar punën.

Ai këshillonte vendet të maksimizonin prodhimin në industritë ku kishin disa avantazhe, dhe të importonin gjërat e tjera që u nevojiteshin, duke ilustruar teorinë e tij me shembullin e tregtisë së rrobave dhe verës midis Anglisë dhe Portugalisë. Ky argument është përpunuar, kritikuar dhe ri–interpretuar gjatë 2 shekujve të fundit. Por ideja bazë, pra që tregtia është përgjithësisht e mirë edhe kur dy vendet e përfshira nuk janë shumë të ngjashme, pranohet gjerësisht.

Karl Marks

“Babai” i komunizmit ishte filozof, ekonomist, gazetar, historian dhe revolucionar. Vepra e tij kryesore “Kapitali: Një kritikë e ekonomisë politike” , u fokusua kryesisht tek ekonomitë kapitaliste. Ai shkroi rreth 10.000 faqe për ekonominë, por si rezultat i metodave të tij të punës shpeshherë rastësore dhe i projekteve të papërfunduara, vetëm një pjesë e ideve të tij kanë mbijetuar deri më sot.

Ai e zgjeroi teorinë e punës së vlerës në mënyra që shkuan përtej ideve të Rikardo dhe Smith. Marksi thoshte se disa nga problemet që preknin në atë kohë kapitalizmin – përqendrimi i pasurisë në pak duar, pagat e ulëta, recesionet e mëdha pas lulëzimit dhe kushtet e tmerrshme në vendet e punës – ishin veçori dhe jo defekte të sistemit. Disa nga idetë e tij, si qëndrimet ndaj ciklit të biznesit, janë rishikuar dhe shihen si përshkrues të dobishëm të funksionimit të kapitalizmit, ndonëse ekonomistët marksistë nuk janë sot dhe aq popullorë.

Xhon Mejnard Kejnes

Është e pamundur të flitet për ekonominë moderne kapitaliste pa u ndalur tek Xhon MejnardKejnes. Shumë aktiv gjatë Depresionit të Madh, ai u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte shkuar keq me ekonominë globale, dhe si dilej nga kriza. Për pasojë, Revolucioni Kejnesiannë ekonomi ndihmoi në dhënien fund të krizës së madhe dhe në nxitjen e bumit të pasluftës që zgjati disa dekada.

Kejnes thoshte se ishte kërkesa agregate – pra i gjithë shpenzimi për mallra dhe shërbime në një shoqëri – forca kryesore që e çonte përpara një ekonomi. Përpara tij, shumica e ekonomistëve shqetësoheshin për ofertën, me idenë se rritja e ofertës do të ulte çmimet dhe do të stimulonte kërkesën ndërsa mallrat do të bëheshin më të lira. Ai u bë i famshëm edhe sepse u fokusua pothuajse ekskluzivisht në ekonominë në terma afatshkurtër. Sepse siç e deklaroi me një batutë të tijën: ”Në planin afatgjatë, ne të gjithë do të kemi vdekur!”.

Pol Samuelson

Është ekonomist amerikan, fitues i Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 1970. Samuelsonndihmoi në hedhjen e themeleve matematikore moderne për ekonominë. Qasja e tij matematikore ndaj ekonomisë, ndihmoi në përmirësimin e nivelit të analizës përmes mënyrave për të përfaqësuar teoritë dhe problemet.

Po ashtu ai nxiti dhe e zgjeroi idenë e Kurbës së Filipsit, pra vëzhgimit që normat e inflacionit dhe të papunësisë priren të lëvizin në drejtime të kundërta. Shkolla neokejnesianee mendimit u shkri me ide të ndryshme neoklasike për t’u bërë sot teoria kryesore e ekonomisë.

Milton Fridman

Bashkë–fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 1976, këshilltar i dy presidentëve dhe injë kryeministri, dhe përkrahësi kryesor i Shkollës Ekonomike të Çikagos, Milton Fridmanështë më i famshëm për teorinë e tij monetariste. Ai dhe pjesëtarët e tjerë të kësaj shkolle,argumentojnë se madhësia e ofertës monetare, është aspekti më i rëndësishëm që ndikon në normën e inflacionit dhe kërkesën agregate.

Sipas Fridman ekziston një “normë natyrore papunësie”, nën të cilën inflacioni i lartë ështëkrejtësisht i pashmangshëm. Po ashtu ai dha një shpjegim për stagflacionin (kombinimi i inflacionit të lartë dhe papunësisë). Tezat e tij u bënë shumë popullore pas dështimit të ekonomistëve më konservatorë për të shpjeguar krizën ekonomike globale të viteve 1970.

Edhe pse gjatë dekadës së fundit ka një tendencë drejt mendimit kejnesian, idetë e tij mbeten me ndikim. Po ashtu, Fridman propozoi versionin e tij të një plani mbi të ardhurat egarantuara.

Amartja Sen

Ekonomist dhe filozof indian. Sen bashkë-krijoi Qasjen e Kapacitetit në ekonomi me filozofen Marta Nusbaum. Kjo metodë shqyrton jo vetëm mënyrën se si lëvizin paratë në një ekonomi, por çfarë mund të bëjnë njerëzit në atë ekonomi me to. Në këtë mënyrë, ideja e tij ezhvendos fokusin e ekonomisë nga burimet tek njerëzit.

Sen përdor shembullin e dy individëve që fitojnë të njëjtën shumë parash, por me dy nivele të ndryshme aftësie fizike. Ndërsa ata mund të jenë të barabartë në disa mënyra, shoqëria e tyre mund t’i bëjë ata të pabarabartë në të tjerat, për shembull duke mos siguruar rampa për karriget me rrota.

Mendimi i Sen ka të bëjë me atë lloj jete që një person mund të shpresojë të jetojë, dhe jo vetëm sesa të ardhura raporton. Kjo teori është baza e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, tëbashkë-hartuar nga Sen dhe Mahbub ul Ha, i cili përdoret nga Kombet e Bashkuara për të vlerësuar vendet për karakteristika të tilla si jetëgjatësia, arsimi dhe standardi i jetesës. /Bota.al

adam smith

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Janar 2023, 07:41 I.A

Kthimi i baticës

Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e normave të interesit dhe inflacioni kanë penguar investimet. Jo të gjitha asetet janë prekur n&eu...

Ekonomi 29 Janar 2023, 07:20 I.A

Pse erdhi mbiprodhimi në vitin 2022?

Ulliri TIRANË- Deri në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri janë mbjellë 10,7 mln rrënj&eu...

Ekonomi 29 Janar 2023, 07:17 I.A

Shpëtimi për vajin e ullirit

Ulliri TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka nisur fazën e konsultimeve me fermerët për nxitjen e skemës së bashkimit t&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj