LIVE UPDATES
Ekonomi

Bashkimi i fermerëve, zgjidhja e vetme për rritjen e eksporteve të vajit të ullirit

Krijimi i markës për zonat ku kultivohet ulliri, sipas z. Kote do të mundësohet nëse fermerët pranojnë të bashkojnë prodhimin dhe përpunimin në pikat e mëdha të ngritura në rajone të caktuara.

29 Janar 2023, 07:23 Nga I.A
Bashkimi i fermerëve, zgjidhja e vetme për rritjen e eksporteve
Dhimo Kote

TIRANË- Skema për bashkimin e ngastrave të ullishtave të fragmentuara, ofrimi i mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me njohuri për planifikimin e prodhimit, kryerja e analizave të tokës për plehërimin, mbështetja financiare me fonde që do të përthithen nga aplikimet për ngritjen e pikave të grumbullimit dhe përpunimit, sipas zv.ministrit të Bujqësisë, Dhimo Kote, duhet të jetë organizimi i ri për këtë kulturë, që do të mund të sigurojë gjetjen e tregjeve për eksportin e vajit të certifikuar. Krijimi i markës për zonat ku kultivohet ulliri, sipas z. Kote do të mundësohet nëse fermerët pranojnë të bashkojnë prodhimin dhe përpunimin në pikat e mëdha të ngritura në rajone të caktuara. Ministria e Bujqësisë ka nisur fazën e konsultimeve me fermerët për nxitjen e kësaj skeme. Të parët që do të aplikojnë në skemën e bashkimit do të jenë fermerët e Roskovecit. Në bashkëpunim me pushtetin vendor, projekti pilot do të shtrihet edhe në tre bashki të tjera.

Z. Kote, cilat janë arsyet e mbiprodhimit të vajit të ullirit në vitin 2022?

Kultura e ullirit është e hershme dhe e rëndësishme për vendin tonë, pasi kultivimi ka histori qindravjeçare, prodhon vajin, por është edhe mushkëri e oksigjenit.

Ulliri kultivohet nga Shkodra deri në Konispol, duke përfshirë edhe zonat, si Korça e Kukësi. Mbjellja e kësaj kulture shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ndër vite janë mbjellë mbi 10 milionë rrënjë ullinj, një pjesë para fillimit të demokracisë. Ndër vite, shumë rrënjë të vjetra janë zëvendësuar me të reja, të favorizuara nga kushtet klimatike. Pjesa më e madhe e rrënjëve të ullirit janë të reja, të cilat kanë ndikuar te rritja e sasisë së prodhimit.

Viti 2022 ishte ndër vitet më të mbara në prodhim. Për shkak të motit të mirë, ky ishte ndër vitet e para që gjethet e bimës nuk u dëmtuan nga miza e ullirit dhe syri i palloit.

Në vend, tashmë kultivimi i ullirit është kthyer në traditë, gjë që përkon edhe me shtimin e shërbimeve nga fermerët ndaj kësaj kulture.

Kjo është edhe arsyeja kryesore e rritjes së prodhimit. Vite më parë, fermerët nuk i shërbenin kësaj kulture dhe prodhimi u la në mëshirë të fatit. Kultivarët kanë përshtatur investimet e reja bashkëkohore me klimën dhe tokën, që sollën mbiprodhimin.

Parashikohet që prodhimi i ullirit të ketë arritur në sasinë e mbi 150,000 tonë apo 40% më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa prodhimi i vajit të ullirit parashikohet të jetë mbi 25,000 tonë.

Fermerët prodhuan, por kërkojnë të shesin. Ata ankohen se mungon tregu, ndërsa eksportet vazhdojnë të mbeten në nivele të larta. Çfarë zgjidhje do t’u japë këtyre problematikave Ministria e Bujqësisë?

Më në fund, ka ardhur koha që fermerët të cilët kultivojnë kulturën e ullirit të bashkohen, veç në prodhim dhe bashkë në shitje.

Në Elbasan ekziston një kooperativë me mbi 100 fermerë, të cilët kanë zbatuar skemën e bashkimit të rrënjëve të ullirit, në një sipërfaqe 45 hektarë tokë. Kjo nismë është marrë nga vetë fermerët.

Të gjithë bashkë e mbledhin ullirin në të njëjtën kohë, e ndajnë sipas varieteteve dhe e përpunojnë në fabrikën e përbashkët. Vaji i prodhuar lihet në fabrikë sipas varieteteve, pra është krijuar një markë dhe më pas shitet në rrjetet e brendshme të supermarketeve dhe për eksport.

Në Bashkinë e Roskovecit ka një sipërfaqe të madhe të kultivuar me ullinj, mbi 100,000 rrënjë. Atje ka disa kultivarë. Në bashkëbisedimet e shpeshta që kam pasur me ta i kam nxitur të bashkohen.

Një x fermer që zotëron 100 rrënjë ullinj, me një tjetër që ka 500 apo 1,000 rrënjë. Bashkimi i parcelave të copëzuara konsiston në përdorimin e njëjtë të formulës së prodhimit ose “menusë së ushqimit” për ullirin, do të kenë një vend të njëjtë për furnizimet e inputeve bujqësore me të cilat trajtohet ulliri.

Nëse kooperimi arrin për 100 mijë rrënjë ullinj që zotëron Bashkia e Roskovecit, fermerët do të prodhojnë me kosto më të ulët dhe një produkt të certifikuar, si dhe një markë të zonës së tyre.

Kooperimi i favorizon të furnizohen që nga furnizimi me çmim më të ulët të plehut, përdorimin e inputeve të duhura dhe në sasi të caktuar, pasi fermerët do të asistohen me analizat e tokës nga Ministria e Bujqësisë, por do të kenë edhe fabrikën e përpunimit, standardizimin dhe grumbullimin e vajit të ullirit.

Fondet do të sigurohen nga skemat e IPARD, nëpërmjet aplikimeve që duhet të kryejnë fermerët. Kjo do të sjellë lehtësi edhe për eksportet. Kompanitë e huaja do të kontaktojnë pikat e grumbullimit dhe jo fermerët veç e veç për blerjen e vajit.

Vaji i prodhuar në këto pika grumbullimi do të jetë i analizuar nga Ministria e Bujqësisë, që do të certifikojë cilësinë e markës së zonës.

Ullishtat në Shqipëri janë tepër të fragmentuara, në toka me nga 100, 200 apo 500 rrënjë ullinj. Për këtë arsye, në tregjet e huaja nuk mund të konkurrohet me sasi shitje të vajit, por me cilësi.

Fqinjët tanë, Italia dhe Greqia, renditen ndër vendet kryesore në botë për prodhimin e lartë të vajit të ullirit. E vetmja armë e jona është të rritet vlera e produktit.

Tokat e fermerëve janë më tepër në kodër, duke e bërë të pamundur rritjen e shërbimeve dhe automatizimit të prodhimit. Kjo sigurohet vetëm nëpërmjet bashkimit të ullishtave, për të prodhuar markën e vajit të ullirit, sipas zonave.

Si do të arrihet bashkimi i ullishtave dhe a janë të gatshëm fermerët për kooperim mes tyre?

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka detyrën ligjore të jetë pjesë e zgjidhjes së kësaj problematike.

Deri tani, disa bashki dhe fermerët e këtyre zonave janë të gatshëm të bëjnë kooperimin me pikat e grumbullimit për prodhimin e vajit të ullirit, që më pas do të marketohet në tregjet e huaja, me ndihmën e Ministrisë së Bujqësisë.

Grupet vendore të veprimit, që përfshijnë fermerët dhe bashkitë, si: Kuçovë, Roskovec, Vlorë dhe Patos, do të aplikojnë në muajin mars që të përfitojnë fonde nga IPARD për ngritjen e pikave të magazinimit, grumbullimit dhe përpunimit të ullirit.

Kontributi i fermerëve është zero. Fondet për ngritjen e pikave të grumbullimit do të përfitohen nëpërmjet aplikimeve nga garantët e qeverisë dhe BE-së. Vitin e ardhshëm pritet të përfundojë bashkimi i ngastrave për 4 bashkitë e mësipërme, që do të shërbejnë si model pilot për të vijuar kooperimin edhe te bashkitë e tjera.

Vjet, për herë të parë, gjithashtu kultura e ullirit u përfshi në skemën e përfitimit të naftës pa taksa. Nga kjo masë u mbështetën me naftë 3,000 deri në 4,000 fermerë për 7,000 hektar ullishte.

Në total janë rreth 100,000 fermerë që kultivojnë ullirin, por që nuk e kanë kulturë të parë, merren edhe me kultivime të tjera. Shumë prej tyre ullirin e kanë për vetëkonsum. Për herë të parë, këtë vit, kultura e ullirit është përfshirë edhe në mbështetjen me fonde të skemës së IPARD.

Aktualisht, vaji i ullirit eksportohet në SHBA, Kinë apo edhe në vendet arabe. Sasia e eksporteve të vajit të ullirit vitin e kaluar ishte 150 deri në 200 tonë vaj.

Këtë vit parashikohet që eksportet të arrijnë deri në 500 tonë. Mendoj se gjetja e tregjeve të reja për tregtimin e vajit të ullirit do të zgjidhet shumë shpejt, duke nxitur zbatimin e skemës së bashkimit.

Shumë kompani të huaja tashmë janë të interesuara për eksportin e vajit të ullirit. Interes kanë shfaqur kompanitë italiane me të cilat po negociohet nga ministria nëpërmjet ambasadës italiane.

Edhe nga vendet arabe ka kërkesë për vajin e ullirit shqiptar. Por, për të kërkuar tregje të reja, është e domosdoshme që të kryhet bashkimi i parcelave që të garantohet brandi.

Rajonalizimi, krijimi i markës sipas rajoneve, pra ulja bashkë e fermerëve, mbetet zgjidhja e vetme për rritjen e eksportive të vajit të ullirit.

Si do të mund të garantohet sasia për eksporte, kur prodhimi i ullirit është me periodicitete?

Ju falënderoj për pyetjen. Është e vërtetë që prodhimi i ullirit ka periodicetete, por trajtimi i tij, sipas skemës së bashkimit, ku ka si qëllim orientimin e fermerëve për shërbimet, që nga lloji i plehut dhe sasia që do të përdorë, garanton mungesën e periodicitetit ekstrem të prodhimit.

P.sh. shumë fermerë për mbledhjen e ullirit përdorin shkopin, e cila dëmton sythat për prodhimin e vitit të ardhshëm. Vendet e zhvilluara përdorin rrjetën ose makinerinë për mbledhjen e ullirit.

Kjo është një nga arsyet e periodicitetit të prodhimit. Ulliri nuk do të grumbullohet me thasë, por me arka. Vjelja e ullirit, grumbullimi, afati i dërgimit të tij te përpunimi mbeten faktorët kryesorë që ndikojnë te cilësia e vajit, e cila pritet të zgjidhet me skemën e bashkimit të ullishtave.

Duke gjetur formulën e bashkëpunimit dhe trajtimit të ullirit, pra nëse do të kryhen nga fermerët shërbimet që ne propozojmë, ky periodicitet do të eliminohet, pasi rrënjët e reja nga viti në vit do të rrisin prodhimin e tyre. Prodhimi i ullirit nuk do t’i lihet më rastësisë, por do të jetë i planifikuar, ne do të jemi bashkë me ta.

Kjo do të zbatohet vetëm për ata fermerë që duan të bëjnë bashkimin e parcelave. Ulliri do të vijojë edhe këtë vit të mbështetet nga skema e naftës falas dhe nga fondet e IPARD, për ngritjen e plantacioneve të reja.

Masë tjetër e domosdoshme është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës vendase për përdorimin e vajit të ullirit dhe vlerave ushqyese. Dhe kjo do të arrihet nga ndërtimi i industrisë së standardizimit të cilësisë së përpunimit të vajit nga fabrika bashkëkohore.

Nëpërmjet realizimit të saj, konsumatori do të fitojë më shumë besim për të konsumuar vajin vendas.

Ne bashkëpunim me bashkitë, jemi në procesin e përpunimit të të dhënave për sasinë gjendje te fermerët të vajit të ullirit të vitit të kaluar dhe atij të këtij viti, ku ju kemi kërkuar fermerëve të mos përziejnë vajin e ullirit të vjetër me prodhimin e ri. Skema që do të zbatojmë do të bëjë formalizimin e shitjes së vajit të ullirit.

Marrë nga Monitor.al

dhimo kote

Sondazh

Poll
Ekonomi 29 Janar 2023, 07:20 I.A

Pse erdhi mbiprodhimi në vitin 2022?

Ulliri TIRANË- Deri në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri janë mbjellë 10,7 mln rrënj&eu...

Ekonomi 29 Janar 2023, 07:17 I.A

Shpëtimi për vajin e ullirit

Ulliri TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka nisur fazën e konsultimeve me fermerët për nxitjen e skemës së bashkimit t&...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën