LIVE UPDATES
Ekonomi

2.54 milionë shqiptarë kishin depozitë bankare në 2021

Numri total i llogarive depozituese (në sektorin familjar), gjithmonë sipas Bankës së Shqipërisë arriti në 3.56 milionë, në rënie me 4.8% krahasuar me vitin 2020.

27 Janar 2023, 11:14 Nga k.m.
2.54 milionë shqiptarë kishin depozitë bankare në 2021
Foto ilustruese

Numri i shqiptarëve me një depozitë në bankë arriti në rreth 2.54 milionë në fund të vitit 2021. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i depozituesve në sistem për vitin 2021 u rrit me 1% ose afërsisht 26 mijë individë. Rreth 56.7% e depozituesve në sektorin bankar janë burra dhe pesha e tyre në strukturën e depozituesve është në rritje të lehtë krahasuar me nivelin prej 56.5% të vitit 2020. Po tu referohemi statistikave, numri i depozituesve rezulton edhe më i lartë se numri i shqiptarëve në moshë madhore.

Megjithatë, statistikat përfshijnë edhe depozitues që nuk janë detyrimisht rezidentë në Shqipëri. Numri total i llogarive depozituese (në sektorin familjar), gjithmonë sipas Bankës së Shqipërisë arriti në 3.56 milionë, në rënie me 4.8% krahasuar me vitin 2020.

Shqipëria është një nga ekonomitë me shkallën më të lartë të kursimit në Rajon. Vlerësohet se depozitat bankare janë afërsisht sa 74% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në sektorin bankar shqiptar në nëntor 2022 ishte 1.51 trilionë lekë, në rritje me 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Depozitat e familjeve vazhdojnë të jenë dominuese në strukturën totale, me rreth 1.2 miliardë lekë ose 80% të totalit. Megjithatë, rritja vjetore e depozitave të individëve deri në fund të nëntorit ishte më e ulët se rritja mesatare, me 7.2%. Vitin e kaluar, rritja e depozitave bankare u ngadalësua disi, për shkak të efektit negativ të inflacionit të lartë mbi kursimet.

Nga ana tjetër, një pjesë e depozituesve preferuan ti zhvendosnin kursimet e tyre drejt alternativave më fitimprurëse, kryesisht bonot dhe obligacionet e thesarit të qeverisë shqiptare. Në fazën e parë, rritja e normave të interesit është përcjellë me ritme shumë të shpejta në tregun e bonove dhe obligacioneve të thesarit.

Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e kursimeve të shqiptarëve të kanalizohen në tregun e instrumenteve të borxhit qeveritar. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për vitin 2022 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, rritja graduale e normave të interesi pritet ti bëjë më të leverdishme edhe depozitat. Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë shënoi për muajin nëntor nivelin më të lartë në të paktën shtatë vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat arriti në 1.72%, në rritje për të tretin muaj radhazi. Krahasuar me muajin mars, kur Banka e Shqipërisë nisi ciklin rritës të normës bazë, interesi mesatar i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.02 pikë përqindje ose 146%./Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet