LIVE UPDATES
Ekonomi

A ka përfunduar “Erdoganomia”?

Ekipit që ka drejtuar ekonominë e Turqisë gjatë viteve të fundit, i është kursyer ky fat i tmerrshëm. Por edhe ata janë sakrifikuar për të qetësuar investitorët dhe konsumatorët turq, që tani po përballen me inflacionin më të lartë në një brez.

2 Korrik 2023, 07:37 Nga I.A
A ka përfunduar “Erdoganomia”?
Erdogan

TURQI- Në shekullin XVI, ndërsa inflacioni pushtoi Perandorinë Osmane, Sulltan Murati III i qetësoi trupat e tij, të cilët u ankuan se paguheshin me monedha argjendi të zhvlerësuara, duke u dorëzuar atyre thesarmbajtësin dhe këshilltarin e tij të lartë. Ndoshta ishte vetë sulltani ai që e kishte urdhëruar zhvlerësimin e monedhës, por zyrtarët shërbyen si sakrifica të volitshme. Të dy u vranë me shpatë, shkruan The Economist .

Ekipit që ka drejtuar ekonominë e Turqisë gjatë viteve të fundit, i është kursyer ky fat i tmerrshëm. Por edhe ata janë sakrifikuar për të qetësuar investitorët dhe konsumatorët turq, që tani po përballen me inflacionin më të lartë në një brez.

Më 9 qershor, një ditë pasi monedha Lira ra me 7% kundrejt Dollarit, presidenti i sapozgjedhur i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zëvendësoi guvernatorin e Bankës Qendrore, Sahap Kavcioglu, me Hafize Gaye Erkan, ish-bankiere në Bankën Goldman Sachs.

Më herët, Erdogan kishte emëruar Mehmet Simsek si ministër të ri të Departamentit të Thesarit dhe të Financave, një njeri i njohur për qasjen e tij konservatore në ekonomi.

Sigurisht që fajin për problemet ekonomike të Turqisë e ka zoti Erdogan, i cili ndjek një teori të çuditshme të mbështetur në idenë se huamarrja më e lirë ul çmimet e konsumit.

Norma bazë e interesit në Turqi ka rënë me më shumë se dhjetë pikë përqindje në më pak se dy vjet. Kjo ka nxitur rritjen ekonomike, e cila arriti një normë vjetore prej 4% në tremujorin e parë të këtij viti. Por gjithashtu bëri që monedha të zhvlerësohet dhe inflacioni të rritet në 86% vitin e kaluar, dhe më pas u ul në 40% në maj.

“Turqia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kthehet në një bazë racionale politike”, tha zoti Simsek, një ditë pas emërimit të tij. Fjalë të tilla janë muzikë për veshët e investitorëve të huaj.

Rritja e normave dhe kthimi i kontrolleve të kapitalit do të ndihmonte në zbutjen e inflacionit dhe do të rivendoste njëfarë besimi në menaxhimin e ekonomisë. Por nëse emërimi i zotit Simsek do të çojë në një kthesë politike, kjo mbetet për t’u parë.

Turqia e ka përjetuar këtë edhe më parë. Në vitin 2009, zoti Simsek u caktua nga Erdogan si ministër i Ekonomisë dhe Financave. Por më pas e humbi besimin e presidentit.

Në vitin 2018, Erdogan ia besoi politikën ekonomike dhëndrit të tij, Berat Albayrak. Besnikët dhe servilët kanë zëvendësuar teknokratët. Erdogan e ka kthyer Bankën Qendrore në një krah të qeverisë së tij dhe është betuar vazhdimisht se do t’i mbajë normat e interesit të ulëta.

Shkundja e kabinetit i ka qetësuar disi tregjet. Një indeks që mat rrezikun e një krize të borxhit sovran, shkoi mbi 700 pikë bazë në maj; tani ai ka rënë nën 500 pikë.

Por rënia e monedhës Lira është përshpejtuar. Monedha humbi 10% të vlerës kundrejt Dollarit në tre ditët pas emërimit të zotit Simsek dhe vazhdoi të bjerë pas emërimit të zonjës Erkan.

Nën drejtimin e Kavcioglu, i cili tani do të bëhet kreu i autoritetit bankar të vendit, Banka Qendrore bëri përpjekje tronditëse për të mbështetur monedhën Lira, në mënyrë që të ndihmonte zotin Erdogan për t’u rizgjedhur. Ajo mbajti nën kontroll kursin e këmbimit, duke shitur dhjetëra miliarda dollarë rezerva valutore që nga fillimi i vitit. Në fund të majit, rezervat valutore neto ranë nën zero për herë të parë në dy dekada.

Banka Qendrore tashmë duket se e ka ndalur ndërhyrjen, ose nuk i kanë mbetur më para për ta bërë këtë. Por shkalla e ndërhyrjeve të saj të mëparshme ka bërë që monedha Lira të mbetet e mbivlerësuar në mënyrë artificiale.

Analistët presin që ajo të humbasë deri në 20% më shumë të vlerës deri në fund të vitit. Kjo mund të shkaktojë rritje tjetër të inflacionit.

Gjithashtu mund të jetë katastrofike për buxhetin e vendit. Sipas një skeme të hartuar në fund të vitit 2021, turqit kanë rreth 110 miliardë dollarë depozita në monedhën Lira, që janë të siguruara ndaj goditjeve në kursin e këmbimit.

Në rastin e një krize të re valutore, Departamentit të Thesarit të Turqisë mund t’i duhet të kompensojë depozituesit deri në disa miliarda dollarë. Buxheti tashmë është i tendosur nga shpenzimet e zgjedhjeve dhe nga rindërtimet në jug të Turqisë, pasi tërmetet vranë më shumë se 50,000 njerëz në fillim të këtij viti.

Gjërat do të bëhen më të qarta, kur banka, tashmë e kryesuar nga guvernatorja e parë grua, do të vendosë norma të reja interesi. Një rritje e madhe e normave të interesit do të tregonte se zoti Erdogan ka ndryshuar drejtim.

“Tregjet e kanë toleruar atë, por tani është koha për veprim”, thotë Cagri Kutman nga KNG Securities.

Kjo mund të bindë investitorët e huaj që e kanë shmangur Turqinë prej vitesh. Por zgjedhjet lokale do të mbahen në marsin e ardhshëm. Politika racionale mund t’i hapë rrugën nevojës politike të Erdoganit për të gjeneruar rritje.

“Erdoganomia” duket se po merr fund, por kjo mund të jetë thjesht një taktikë e përkohshme.

Marrë nga Monitor.al

erdogan mehmet simsek

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj