LIVE UPDATES
Ekonomi

Mungon nxitja e prodhimit vendas për fluksin turistik 

Prodhimi vendas duhet të jetë një nga përfituesit kryesorë të fluksit të turistëve, por kjo nuk po ndodh për disa industri. Konsumi i birrës vendase nuk është rritur, edhe pse numri i konsumatorëve është shtuar.

2 Korrik 2023, 07:31 Nga I.A
Mungon nxitja e prodhimit vendas për fluksin turistik 
Foto ilustruese

TIRANË- Prodhimi vendas, edhe pse po pëson një goditje të madhe nga emigracioni, rritja e kostove, pagave dhe konkurrenca nga importi, sërish e ka të vështirë të rimëkëmbet nga turizmi, në mungesë të nxitjes nga institucionet përkatëse.

“Përdorimi i produkteve vendase lidhet me politikat stimuluese të qeverive. Shqipëria ka shumë pak akses në këtë drejtim në krahasim me rajonin. Ne subvencionojmë shumë më pak bujqësinë dhe blegtorinë, edhe pse janë dy sektorët më të rëndësishëm të punësimit. Industria e verës është e pambështetur nga subvencione, duke e bërë atë të pambrojtur ndaj importeve. Një prodhues vere mund të blejë rrush më lirë jashtë vendit (70% e rrushit importohet). Kjo e bën të vështirë për kantinat zgjerimin dhe blerjen e teknologjive të avancuara për to, ndërkohë që BE dhe rajoni subvencionojnë deri në 100%” – shprehet Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Prodhimi vendas duhet të jetë një nga përfituesit kryesorë të fluksit të turistëve, por kjo nuk po ndodh për disa industri. Konsumi i birrës vendase nuk është rritur, edhe pse numri i konsumatorëve është shtuar.

“Prodhimi i birrës është në vendnumëro, për shkak të kostove të larta, si dhe shtimit të birrës së importuar në vend që e ka mbajtur çmimin të ulët. Nga ana tjetër, kostot për birrën vendase janë rritur për shkak të akcizës dhe TVSH-së për prodhuesit” – shprehet z. Stefan Pinguli, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës.

Shumë sektorë të prodhimit në vend janë goditur nga rritja e kostove, pagave, konkurrenca e importeve dhe imigrimi. Ministrat përgjegjës të qeverisë zakonisht luajnë një rol vendimtar në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për të nxitur prodhimin vendas.

Ata mund të bashkëpunojnë me bordet e turizmit, autoritetet lokale dhe palët e interesuara private për të krijuar fushata marketingu, për të ofruar nxitës financiarë dhe për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet për të fuqizuar më tej prodhimin vendor për turistët. Por hapat konkretë janë të paktë, ose në disa inekzistente.

Lidhja e sektorit të bujqësisë me atë të turizmit, e cila për rrjedhojë sjell rritje të lartë ekonomike në vend, realizohet nëpërmjet veprimtarisë së agroturizimit. Certifikimi i veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimi i strukturave/objekteve në funksion të tij janë të vetmit hapa konkretë për të ndihmuar në nxitjen e prodhimit vendas që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pohoi për “Monitor”.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë nuk dha një përgjigje konkrete lidhur me hapat që po ndërmerren për të nxitur më shumë prodhimin vendas në sektorin e turizmit.

Edhe pse institucionet përkatëse nuk po ndërmarrin politika stimuluese për këtë çështje, strukturat akomoduese deklarojnë se kontratat direkte me fermerët, kantinat e verës dhe prodhuesit vendas janë një faktor kryesor për funksionimin e bizneseve të tyre.

Sipas z. Çerenishti, prodhimi vendas kushton deri në 50% më pak se ato të importit për strukturat akomoduese.

“Ne fokusohemi më shumë në prodhimin vendas, pasi mund ta marrim deri në 50% më pak se importet. Mungesa e doganimit, TVSH-së dhe shumë faktorë të tjerë na i bëjnë këto produkte më të lira.

“Ne kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me shumë fermerë, ku blejmë raki, fruta, perime, mish, verë, konjak e shumë produkte të tjera.

Këto bashkëpunime janë me kontrata të parapaguara, të cilat e ndihmojnë shumë fermerin, por edhe na sigurojnë një produkt sa më të freskët dhe në standardet e duhura. Nuk kemi pasur stimulim nga ministrat përkatës, janë fermerë që i kemi gjetur vetë dhe çdo rrezik apo kosto shtesë e marrim përsipër vetë”.

Ashtu siç po marrim edhe shtrenjtimin e birrës vendase nga rritja e akcizës- nënvizoi z. Çerenishti.

Në ligjin për Klasifikimin e Strukturave Akomoduese, në standardet për t’u klasifikuar me yje, ka një pikë të veçantë për stimulimin e subjektit nëse përdor produkte vendase ose krahinore, me 10 pikë, aq pikë sa i shtohen nëse ai. ka një pishinë të hapur (klasifikimi me yje lidhet me grumbullimin e një numri të detyrueshëm pikësh).

Sipas z. Topuzi, këto akte ende nuk kanë marrë një formë përfundimtare.

“Aktet nënligjore nuk kanë marrë ende një formë përfundimtare për të detyruar subjektin akomodues të aplikojë për yje. Kjo ka bërë që ata të mos stimulohen për produktet vendase”.

Pesha e sektorit të turizmit në ekonominë shqiptare po rritet vit pas viti, ku vetëm në vitin 2022, hotelet dhe restorantet kontribuuan me 11,8% të xhiros totale, nga 2,3% në 2021.

Marrë nga Monitor.al

prodhimi vendas zak topuzi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj