LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e pagave për buxhetorët, Monitor: Është e zbehtë në krahasim me premtimin e qeverisë, kosto sa 2.6% e të ardhurave shtesë

Kosto e rritjes së pagave në janar-maj 2023 ishte sa 2.6 për qind e fondeve shtesë të arkëtuara në buxhet në këto 5-muaj. Në të njëjtën periudhë qeveria ka grumbulluar 24.5 miliardë lekë ose rreth 220 milionë lekë më shumë se viti i kaluar dhe fondi i shtesë i pagave ishte 3,2 miliardë lekë.

29 Qershor 2023, 13:05 Nga k.m.
Rritja e pagave për buxhetorët, Monitor: Është e zbehtë
Edi Rama

Qeveria prezantoi në prag të zgjedhjeve lokale një plan ambicioz për rritjen e pagave të punonjësve buxhetore, që nisi që nga prilli 2023 dhe do të vijojë në dy vitet në vijim, me qëllim dyfishimin e tyre. Sakaq fatura buxhetore e janar-maj tregon se rritja e fondit të pagave për buxhetorët është e zbehtë, në krahasim me premtimin e qeverisë.

Kosto e rritjes së pagave në janar-maj 2023 ishte sa 2.6 për qind e fondeve shtesë të arkëtuara në buxhet në këto 5-muaj. Në të njëjtën periudhë qeveria ka grumbulluar 24.5 miliardë lekë ose rreth 220 milionë lekë më shumë se viti i kaluar dhe fondi i shtesë i pagave ishte 3,2 miliardë lekë.

Rritja e pagave shtoi shpenzimet në këtë zë vetëm 9 për qind në 5-mujorin e parë në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Në muajin maj kur efektet e rritjes ishin të plota shpenzimet për pagat e personelit publik arritën 7,7 miliardë lekë me 6.3 milionë euro më shumë se në majin e vitit të kaluar. Gjithsej në 5 -mujorin 2023 u shpenzuan 37,7 miliardë lekë ose 9.4 % më shumë se vitin e kaluar, me një shtesë rreth 28 milionë euro.

Më shumë se sa një faturë buxhetore rritja e pagave në vitin e parë të reformës së prezantuar nga qeveria vetëm sa shtoi pabarazinë. Punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7 për qind rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv/ ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind sipas vendimeve të fundit me reformën e pagave që po diskutohet në Kuvend.

Paga e Ministrave u rritet me 82 për qind, duke shkuar në 310,250 lekë në muaj nga 174,760 lekë që është aktualisht. Rritje me mbi 72% pësoi edhe paga e kryeministrit dje Kryetarit të Kuvendit, ndërsa paga më e lartë në vend ajo e Presidentit që është në krye të hierarkisë së pagave arriti me 425.000 lekë nga 257, 000 lekë që është aktualisht me rritje 65%.

Por nga ana tjetër trupa më e madhe e administratës përfitoi nga 1 prilli i këtij vetëm me 7 për qind rritje. Praktikisht rritja reale e pagave të tyre është zero për qind pasi rritja është vetëm një indeksim me inflacionin i cili vitin e kaluar ishte 6.7%. Teksa përfitimet për 686,923 pensionistë dhe mijëra të tjerë që janë në skemën e ndihmës ekonomike mbeten të pandryshuara. Qeveria ka planifikuar të indeksojë pensionet në vjeshtë gjatë tetorit.

Teksa vendet e rajonit vijuan reformat e rritjes së pagave për punonjësit ë thjeshtë edhe këtë vit, Shqipëria renditet si vendi me pagën më të larta të funksionarëve publike dhe me pagat më të ulëta të personelit në shërbimet bazë publike, arsim, shëndetësi dhe rend./Monitor

edi rama rritja e pagave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj