All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Kriza e blegtorisë, INSTAT: Importet e bulmetit dhe mishit, rritje me ritme dyshifrore në janar-maj

Të dhënat e INSTAT treguan se në janar-maj 2023 u importuan rreth 30 milionë euro mish me rritje 19% në raport me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Importet e këtij grupi pësuan rritje edhe në sasi me rreth 15% në të njëjtën periudhe krahasimi.

28 Qershor 2023, 07:19 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Kriza e blegtorisë, INSTAT: Importet e bulmetit dhe mishit, rritje me ritme

Importet e bulmetit dhe mishit janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e mungesës së prodhimit vendas, që vjen nga tkurrja e numrit të krerëve në sektorin e blegtorisë.

Nga ana tjetër, kërkesa për mish dhe bulmet po vjen në rritje nga viti në vit, si pasojë e rritjes së numrit të turistëve, të cilët kërkojnë të konsumojnë gatime të vendit që kanë si bazë të tyre mishin dhe bulmetin.

Të dhënat e INSTAT treguan se në janar-maj 2023 u importuan rreth 30 milionë euro mish me rritje 19% në raport me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Importet e këtij grupi pësuan rritje edhe në sasi me rreth 15% në të njëjtën periudhe krahasimi.

Për të njëjtat arsye janë rritur edhe importet e bulmetrave. Gjatë pesëmujorit, sasia e importeve të bulmetit u rrit me rreth 20%. Gjithsej u importuan 12 mijë tonë bulmet dhe vezë nga 10 mijë tonë më 2022. Importet e këtij grupi në vlerë në të njëjtën periudhë u rriten me 11%.

Bulmeti dhe mishi janë të vetmet produkte ushqimore që janë me rritje nga 20 grupet e ushqimeve. Importet e drithërave, sheqernave, vajit shënuan vijuan rënien si në vlerë dhe në sasi gjate 5-mujorit.

Importet e sheqernave në sasi shënuan rënie vjetore me 36% në janar-maj 2023, vajrat vegjetale shënuan rënie me 28% dhe drithërat me 11% etj.

Fragmentimi i tokës, kostot e larta të ushqimit, por më kryesorja, braktisja e fshatit po çojnë në rënie të shpejtë numrin e bagëtive në vendin tonë.

Në vitin 2021 numri i kafshëve të gjalla shënoi rënie me 7%, ndërsa në raport me vitin 2004 numri i tyre u përgjysmua. Gjatë vitit 2022 rënia ka vijuar edhe me tej. Tkurrja po ndodhe në fermat e vogla familjare me 2-5 krerë.

Braktisja e fshatit dhe plakja e popullsisë po tkurr më shpejtësi fermat e vogla. Burimet zyrtare në Ministrisë e Bujqësisë pohuan se sektori i blegtorisë po shkon drejt konsolidimit nga ferma të vogla dhe mesme në ato të mëdhatë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 (në vitin 2015) në më pak se 2800 në vitin 2020 , duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit.

Në zonat rurale të vendit, popullsia po plaket me shpejtësi, dhe banorët aktualë janë duke i shitur bagëtitë pasi nuk kujdesen dot për to. Nga ana tjetër vendi po përballet me një kërkesë në rritje për prodhime vendase si në mish dhe bulmet nga zhvillimet pozitive në turizëm./MONITOR

instat

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet