LIVE UPDATES
Ekonomi

Agroturizmi, mundësi për zhvillim të gjithëmbarshëm të rajonit të malit Sharrit

Qëllimi i Ditës së Turizmit, sipas organizatës, nuk është aq tërheqja e vëmendjes ndaj kësaj industrie, por promovimi i kësaj zone si komponenti më i rëndësishëm ekonomik në zhvillimin e një vendi. Zhvillimi i turizmit i jep shtysë zhvillimit krahas zhvillimit ekonomik edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, përmirëson klimën ndërkombëtare dhe çon në mirëkuptimin global.

28 Shtator 2022, 07:00 Nga A.B
Agroturizmi, mundësi për zhvillim të gjithëmbarshëm
Mali

Dita Botërore ose Ndërkombëtare e Turizmit u krijua në vitin 1979 në një takim të OBT-së (Organizata Botërore e Turizmit), të mbajtur në qytetin turistik spanjoll të Torremolino.

Qëllimi i Ditës së Turizmit, sipas organizatës, nuk është aq tërheqja e vëmendjes ndaj kësaj industrie, por promovimi i kësaj zone si komponenti më i rëndësishëm ekonomik në zhvillimin e një vendi. Zhvillimi i turizmit i jep shtysë zhvillimit krahas zhvillimit ekonomik edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, përmirëson klimën ndërkombëtare dhe çon në mirëkuptimin global.

Kjo festë ndërkombëtare u kushtohet njerëzve që merren me turizëm dhe tradicionalisht festohet çdo vit në vende të ndryshme me moto të re. Në këtë ditë organizohen ngjarje për promovimin e turizmit botëror takime në natyrë dhe vizita në pjesë të ndryshme të Tokës. Njëherazi, dikund-dikund, organizohen e mbahen konferenca, seminare, dhe ligjërata mbi zhvillimin e formave të ndryshme të turizmit. Ngjyra simbolike e Ditës Botërore të Turizmit është “Blu”-e kaltra.

Çdo vit, Dita e Turizmit si festë ka një temë specifike, të cilën ia kushton Organizata Botërore e Turizmit. Në vitin 2019, tema e festës ishte: “Turizmi dhe punësimi: një e ardhme më e mirë për të gjithë”. Pandemia e COVID-19 pati ndikim masiv negativ social dhe ekonomik. Prandaj UNWTO u përcaktuar për temën ”Turizmi për Rritje Gjithë-përfshirëse”.

Këtë vit në edicionin e 42-të, festimi zyrtar i Ditës Botërore të Turizmit do të mbahet në Bali, Indonezi, më 27 shtator. Theksi do vihet te ndryshimet në konceptin e turizmit duke e njohur si një shtyllë vendimtare e zhvillimit. Andaj dhe tema “Re-Thinking Tourism for a Planet in Crisis” (Rikonceptimi apo ripërtëritja i turizmit për planetin në krizë) përkon me realitetin e krijuar post-Covid, konfliktin në Ukrainë dhe krizën globale energjetike dhe jo vetëm.

Rëndësia e turizmit është shumëdimensionale. Udhëtimet turistike sot janë nevojë parësore për njeriun bashkëkohor për shumë arsye. S’do mend se një numër relativisht i madh i vizitorëve që shqetësohet për ruajtjen e zonave rurale ka tendencë rritjeje dhe ata kërkojnë shërbime që ndryshojnë nga ato standarde. Këta vizitorë paraqesin një kërkesë të re në tregun turistik që ka të bëjë me një lloj të ri të turizmit ekologjik ose turizmit të përgjegjshëm. Kjo kërkesë korrespondon me moton e gjetjes së një koncepti të ri të turizmit i cili objektiv kryesor ka qëndrueshmërinë.

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) në veçanti pjesa Veriperëndimore e saj ku shtrihen vargmalet e Sharrit dhe Korabit është një vend bujqësor me vendndodhje të jashtëzakonshme gjeografike, me peizazhe të mrekullueshme dhe mjaft e pasur me burime potenciale për zhvillimin e agroturizmit. Tradita e gjatë dhe e pasur e mikpritjes së kësaj popullate që ka dëshmuar dhe dëshmon në ish tregun gastronomik të ish Jugosllavisë, tani Evropës dhe më gjerë është shans që ndihmon zhvillimin e agroturizmit në veçanti në rajonin e malit Sharr. Ndërsa ky sektor është shfaqur të zhvillohet me intensitet të lartë në vendet e rajonit si p.sh. Bulgaria, Serbia dhe viteve të fundit Shqipëria, pritet që ai të rritet shpejt në viset e banuara me shqiptarë brenda vendit.

Duke i kushtuar vëmendje të posaçme aktiviteteve autentike dhe specifike një numër i konsiderueshëm i vizitorëve vendas por edhe atyre të jashtëm janë dhënë në kërkim të formave të ndryshme të agroturizmit në rajon përfshi këtu dhe edhe hapësirat gjeografike të malit Sharr. Ky lloj i turizmit në RMV po zhvillohet me ritme të ngadalësuara edhe pse i njëjti sjell fitime në aspektin ekonomik, social, punësim e veçanërisht në zonat rurale por edhe duke kontribuar në ruajtjen e mirë ekologjike të mjedisit. Pavarësisht potencialit të konsiderueshëm për agroturizëm, aktivitetet e tija te ne mbeten akoma joprofesionale dhe pa forcë shtytëse nga organet dhe organizatat që merren me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Megjithatë, ka disa shembuj që ua kalojnë dhe vendeve më të zhvilluara sa i përket këtij lloji të turizmit.

Edhe pse turizmi si veprimtari ekonomike në PBV të RMV merr pjesë me diku 3,9% përsëri ndikimi i turizmit në veçanti për destinacionet turistike është shumëdimensional dhe fitimprurës për banorët lokal. Se format e reja të turizmit bashkëkohorë dita ditës specifikohen dhe ofertat turistike bëhen më të segmentuara në tregun turistik është më se e qartë. Në grupin e turizmit alternativ bën pjesë edhe i ashtu quajturi agroturizmi. Modelet më të zakonshme të agroturizmit janë restorantet “nga ferma në tryezë” me kapacitete të kufizuara akomodimi në shtëpitë tradicionale në këto krahina si dhe konsumi i hajeve dhe pijeve me të cilat karakterizohet lokaliteti turistik.

Një shembull tipik të agroturizmit që po bën hapat e para të një biznesi të suksesshëm është restorant “Zabeli” që gjendet në rrëzë të bjeshkëve të fshatit Shipkovicë. Ka ca vite që në këtë lokacion të përshtatshëm për ruajtjen e bagëtisë dhenve dhe lopëve në stanet e ndërtuara enkas për to zhvillohet një biznes familjar i qëndrueshëm.

Ferma e këtij restoranti disponon me rreth 500 krerë dele dhe afro 40 krerë lopë, qumështi dhe mishi i të cilëve përfundon në tryezat e restorantit në fjalë. Krahas kësaj ky agrobiznes ka një pjesë të tokës së punuar ku me kujdes kultivohen perime, sallata dhe fruta bio, të cilët poashtu janë pjesë e ofertës gastronomike që ofron ky restorant.

Zërat kryesore të ofertës gastronomike në këtë lokacion kryesisht janë ushqimet tradicionale si: hiqe-piqeja, bakërdari , kos dhensh, mish qengji dhe mish viçi i pjekur në saç, sallata të ndryshme të kompozuara me një laramani marramendëse të kultivuara bio, në arën krah restorantit janë disa nga elementet që e bëjnë këtë agrobiznes të suksesshëm dhe të kërkuar nga dashamirët e këtij lloji të turizmit.

Kërshërinë turistike e shtojnë dhe pijet siç janë: dhalli bio, çaji i njohur i bjeshkës, ai i boronicës që rriten në shpatijet e bjeshkëve të Sharrit dhe të ngjashme. Ambienti që i shkon për shtati edhe për kah ndërtimi arkitektonik, tryezat në natyrë nga druri, burimet autoktone me ujë Sharri, ajri i pastër dhe mbi gjitha pamja madhështore që ka ku lokacion rrisin vlerën përdoruese dhe konkurruese të restorantit në fjalë.

Të nxitur nga sukseset e formave të agrobiznesit në rajon dhe te ne, ka zëra dhe interesime të shumta për investime dhe realizime të projekteve të kësaj natyre. Por kësaj here për shkak të hapësirës nuk do t’i hulumtojmë këto.

Është me rëndësi të theksohet për zhvillimin e agrobizneseve është neglizhenca dhe mos ndihmesa nga organet përkatëse shtetërore. Ata, individë që shprehin gatishmëri të nisin biznese të këtij lloji ballafaqohen me pengesa nga më të ndryshmet. Të njëjtët kanë nevojë imanente të ndihmesave financiare që lidhet me rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të vjetra siç janë shtëpitë tradicionale, ahuret, stanet dhe të ngjashme, linjat e përpunimit në fermë dhe me aktivitetet e marketingut dhe certifikimit. Kërkesa e qëndrueshme për investime, e kombinuar me mbështetjen e grandeve dhe kredive për investime të reja, është mundësia e vetme për zhvillimin e sektorit.

Sot gjithandej në rajonin e Ballkanit Perëndimor ofrohen disa projekte zhvillimore donatorësh që synojnë të promovojnë agroturizmin, përfshirë këtu dhe mbështetjen financiare. Këto projekte janë hartuar për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm rural në tërësi, duke krijuar të ardhura shtesë dhe punësim për banorët e pjesëve rurale nëpërmjet agroturizmit. Këtu do të përmendim BERZH, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, fondet IPARD dhe të ngjashme, por kjo me gjasë nuk mjafton, nga shkaku se familjarët që duan të zhvillojnë agrobiznese nuk kanë kapacitete për të thithur fondet e tilla, ndërkaq shteti dhe komuna kanë bërë pak në këtë drejtim./MONITOR

mali i sharrit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni