LIVE UPDATES
Ekonomi

Aksionerët “sekretë”, Holanda kryeson investimet e huaja për të pestin vit radhazi, rritet Italia

Dominimi i Holandës në renditjen e investitorëve të huaj lidhet kryesisht me faktin se ky shtet është juridiksion i preferuar për regjistrimin e kompanive offshore, për arsye fiskale, por edhe për çështje të ruajtjes së konfidencialitetit mbi aksionerët. Disa korporata të rëndësishme me aksionerë të huaj në Shqipëri kontrollohen nëpërmjet shoqërive holding të regjistruar në Holandë.

27 Dhjetor 2023, 07:56 Nga a.l
Aksionerët “sekretë”, Holanda kryeson investimet e huaja
Foto ilustruese

TIRANË- Holanda po kryeson investimet e huaja direkte në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet direkte holandeze në tremujorin e tretë të vitit arritën në 87 milionë euro, në rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa për gjithë 9-mujorin 2023 ato prekën vlerën e 212 milionë eurove, 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dominimi i Holandës në renditjen e investitorëve të huaj lidhet kryesisht me faktin se ky shtet është juridiksion i preferuar për regjistrimin e kompanive offshore, për arsye fiskale, por edhe për çështje të ruajtjes së konfidencialitetit mbi aksionerët. Disa korporata të rëndësishme me aksionerë të huaj në Shqipëri kontrollohen nëpërmjet shoqërive holding të regjistruar në Holandë.

Megjithatë, vlerësohet se një ndikim në rritje mund të ketë edhe një prej investitorëve të paktë të mirëfilltë holandezë, kompania e industrisë nxjerrëse Shell, që po kryen investime të konsiderueshme për kërkimin e naftës në zonën e Shpiragut.

Holanda është bërë në tremujorin e tretë edhe shteti që kryeson stokun e investimeve të huaja direkte, me një vlerë totale prej pothuajse 2.1 miliardë eurosh, në rritje vjetore me 27%.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se investitori i dytë më i madh i huaj këtë vit është Italia. Për 9-mujorin investimet italiane kishin vlerën e 151 milionë eurove. Flukset e investimeve italiane janë rritur me 54% krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. Ndërsa stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.39 miliardë euro, në rritje me 26% krahasuar me një vit më parë.

Por, ndryshimi më i rëndësishëm këtë vit në origjinën e investimeve të huaja është rikthimi i investimeve turke. Për 9-mujorin 2023, flukset e reja të investimeve turke kishin vlerën e 126 milionë eurove. Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, flukset e investimeve turke kishin vlerë negative prej 3 milionë eurosh, të shkaktuar kryesisht nga shitja e aksioneve të kompanisë Albtelecom nga konsorciumi turk CETEL.

Por, këtë vit, flukset e investimeve turke janë rritur ndjeshëm. Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj. Stoku i investimeve turke ka arritur vlerën e 968 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

Renditja e investitorëve të huaj për 9-mujorin vijon me Austrinë. Ndërmarrjet me aksionerë austriakë për 9-mujorin sollën flukse të reja investimesh në vlerën e 88 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë, ndërtimit, etj. Stoku i investimeve austriake ka arritur në 800 milionë euro, 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Kosova për këtë vit renditet në vendin e katërt në listën e investitorëve të huaj, me një fluks investimesh të reja prej 50 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. Stoku i investimeve nga Kosova ka rritur në 277 milionë euro, në rritje vjetore me 46%.

Investitori i pestë më i madh deri tani për vitin 2023 është SHBA, me një fluks investimesh prej 47 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29%./Monitor

cetel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj