LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat morën pothuajse 74 mijë aplikime për kredi në 6 muaj, refuzuan 30% të tyre

Numri i aplikimeve, megjithatë, ka qenë në rritje vetëm në rastin e segmentit të individëve (me 2.7%), por në rënie në dy segmentet e tjera (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me 14.3% dhe ndërmarrjet e mëdha, me 0.8%).

25 Shtator 2025, 07:52 Nga I.A
Bankat morën pothuajse 74 mijë aplikime për kredi në 6 muaj,
Foto Ilustruese

TIRANË- Kërkesa e sektorit privat për kredi u rrit përsëri në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat u rrit me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aplikimeve, megjithatë, ka qenë në rritje vetëm në rastin e segmentit të individëve (me 2.7%), por në rënie në dy segmentet e tjera (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me 14.3% dhe ndërmarrjet e mëdha, me 0.8%).

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2025, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 73,646 aplikime për kredi, nga të cilat 92% i përkasin segmentit të individëve. Pesha e kërkesës nga individët është rritur më tej nga niveli prej 91% i një viti më parë. Megjithëse kërkesa për kredi ka shënuar rritje të ndjeshme, duket se në gjysmën e parë të këtij viti bankat janë treguar më përzgjedhëse.

Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 30% e tyre janë refuzuar nga bankat. Kjo normë ka shënuar rritje me 5.1 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Rritja e refuzimeve ka qenë më e theksuar në rastin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Norma totale e refuzimit ka rezultuar në rritje, si për bankat me kapital vendas dhe për ato me kapital të huaj.

Vihet re se gjatë periudhës, dy grupet bankare kanë shfaqur qëndrime të ngjashme ndaj kërkesave për kredi të individëve, duke vijuar prirjen shtrënguese krahasuar me periudhën paraardhëse dhe krahasuar me një vit më parë. Ky qëndrim është ndjeshëm më i dukshëm tek bankat e huaja, të cilat kanë refuzuar rreth 40% të kërkesave të individëve, krahasuar me bankat vendase, ku kjo normë ka rezultuar 18%.

Në të njëjtën kohë, të dy grupet e bankave mbeten më pranuese ndaj segmentit të ndërmarrjeve, por prirjet kanë qenë të ndryshme gjatë periudhës. Kështu, bankat e huaja kanë pasur qëndrim shtrëngues ndaj ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme, duke refuzuar rreth 20% të kërkesave për kredi, ndërkohë që mbeten të fokusuara në kreditimin e ndërmarrjeve të mëdha, duke refuzuar vetëm 2% të kërkesave të tyre për kredi.

Bankat vendase kanë shfaqur një qëndrimin më të balancuar, duke refuzuar vetëm 5% të kërkesave nga kategoria e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe 5% nga kategoria e ndërmarrjeve të mëdha. Pavarësisht rritjes së shkallës së refuzimeve, shifrat tregojnë se kreditimi i ekonomisë ka vazhduar të rritet edhe gjatë këtij viti.

Për periudhën janar-korrik, janë dhënë gjithsej 231.9 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që vitin e kaluar rritja e kredisë ishte mbështetur kryesisht te financimet e bizneseve, këtë vit kontributin kryesor po e jep rritja e huave për individë.

Kredia e re për individët arriti vlerën e 77 miliardë lekëve, në rritje me 26% krahasuar me një vit më parë. Kreditimi i individëve është mbështetur te një rritje shumë e shpejtë në dy segmentet kryesore, të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe financimit të konsumit. Ndërsa kredia për bizneset kishte vlerën e 151.3 miliardë lekë kredi, me një rritje prej 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /Monitor.al

bankat banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj