LIVE UPDATES
Ekonomi

Numri i kartave të kreditit pësoi rënie në 2024, por tregu u bë më konkurrues

Rënia ka ardhur kryesisht nga dy bankat kryesore, Banka Kombëtare Tregtare dhe Raiffeisen, që kanë pësuar rënie të numrit të kartave aktive dhe të pjesës së tregut.

22 Shtator 2025, 07:59 Nga I.A
Numri i kartave të kreditit pësoi rënie në 2024, por tregu u
Kartat

TIRANË- Tregu i kartave të kreditit pësoi përsëri rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 bankat raportonin 113 290 karta krediti aktive, në rënie me 6.1% krahasuar me një vit më parë.

Rënia ka ardhur kryesisht nga dy bankat kryesore, Banka Kombëtare Tregtare dhe Raiffeisen, që kanë pësuar rënie të numrit të kartave aktive dhe të pjesës së tregut. Ndërkohë, bankat e tjera në përgjithësi kanë pasur një tendencë në rritje të numrit të kartave të kreditit dhe pjesës së tyre të tregut.

Pavarësisht rënies së tyre gjatë 2024, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Raiffeisen Bank Albania vazhdojnë ta dominojnë tregun e kartave të kreditit, me rreth 64% të numrit total të tyre.

Gjatë vitit të kaluar, banka kryesuese e tregut për këtë produkt, BKT, pësoi një rënie të mëtejshme të pjesës së saj, në 32.2%, nga 36.3% që mbante një vit më parë.

Edhe banka e dytë, Raiffeisen Bank, vitin e kaluar pësoi rënie, duke zbritur në 31.9% të numrit të kartave, nga 34.1% që të tregut që zotëronte një vit më parë.

Banka e tretë në këtë treg pozicionohet Union Bank, që në fund të 2024 zotëronte 8% të kartave aktive, në rritje nga niveli prej 6.7% që mbante një vit më parë. E katërta u rendit Tirana Bank, me 6.6% të tregut, edhe kjo në rritje nga niveli 5.6% që mbante një vit më parë.

Në vend të pestë renditet Credins Bank, me 6.6%, nga 4.7% që mbante një vit më parë. Më tej, vijojnë Banka OTP Albania, me 5.3% të tregut, Fibank, me 4.7%, Intesa Sanpaolo Bank Albania, me 3.6%, ABI Bank, me 1% dhe ProCredit Bank Shqipëri, me 0.2%.

Në vitet e fundit, sektori bankar po raporton një rritje të shpejtë të pagesave me kartë, të nxitur sidomos nga turistët e huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë po shtyn një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, edhe në vijim të një rritjeje të shpejtë të pagesave elektronike, karta e kreditit është një produkt që ende nuk po arrin të masivizohet shumë në tregun shqiptar.

Kjo mund të lidhet me nivelin relativisht të lartë të informalitetit dhe me faktin se ekonomia shqiptare ka një përqindje të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike, ndërkohë që karta e kreditit është një produkt i dedikuar kryesisht për pagesat jo cash.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2025 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 20.29% për kartat në Lekë dhe 16.95% për kartat në Euro. Krahasuar me një vit më parë, normat mesatare të interesit kanë pësuar rënie për kartat në Euro, po janë rritur lehtë për ato në Lekë.

Në terma mesatarë, megjithatë, normat e interesit të kartave ngelen relativisht të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare (për shembull, overdraftet). Kjo ndodh për shkak të një shkalle relativisht të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa./ Monitor.al

kartat e kreditit shoqata shqiptare e bankave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj