Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këto veprime nënkuptojnë blerje ose tërheqje në Lekë nga individë që kanë karta në valutë, kryesisht në monedhën Euro. Veprimet me kartë përfshijnë si tërheqjen e parasë cash në ATM, ashtu edhe blerjet automatike në terminalet POS.
TIRANË- Euro po vijon rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Të mërkurën, monedha europiane preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.78 lekëve. Burime nga sektori bankar shprehen se në ditët e fundit po regjistrohet një akumulim i ofertës së Euros në banka. Një pjesë e madhe vjen nga klientët e bankave, që kanë krijuar gjendje të konsiderueshme valute. Por, një ndikim të rëndësishme, sipas këtyre burimeve, po sjellin veprimet me kartat e kreditit.
Këto veprime nënkuptojnë blerje ose tërheqje në Lekë nga individë që kanë karta në valutë, kryesisht në monedhën Euro. Veprimet me kartë përfshijnë si tërheqjen e parasë cash në ATM, ashtu edhe blerjet automatike në terminalet POS.
Në rastin kur një kartë e lëshuar në monedhën Euro bën tërheqje ose blerje në Lekë, për bankat kjo përkthehet në një rritje të volumit të këmbimeve të monedhës europiane, duke shtuar ofertën e Euros. Bankierët shprehen që së fundmi ka një rritje të madhe të volumit të këtyre këmbimeve.
Për nga tipologjia, këto lloj veprimesh kryhen kryesisht nga turistët e huaj, që përdorin kartat e tyre në infrastrukturën e pagesave të sektorit bankar shqiptar. Kjo tregon se rritja e ofertës së Euros duket të jetë e lidhur në një pjesë të madhe me turizmin.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i transaksioneve me karta në infrastrukturën e pagesave të sektorit financiar në Shqipëri për 7-mujorin 2025 arriti në 29.4 milionë, 20% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vlera e këtyre veprimeve arriti në pothuajse 335 miliardë lekë, 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po sipas këtyre burimeve, kërkesa për Euro në ditët e fundit paraqitet e vakët. Në përgjithësi, subjektet që kanë nevoja valutore të planifikuara tentojnë t’i bëjnë blerjet kryesisht gjatë muajve të verës, mbështetur në pritshmëritë që kursi në këtë periudhë është më i ulët, për shkak të tendencave sezonale.
Një faktor i rëndësishëm që e ka frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit të Euros në dy vitet e fundit ka qenë roli i Bankës së Shqipërisë. Që prej majit 2024, Banka Qendrore ka ndërhyrë periodikisht në tregun valutor nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta të Euros, për të frenuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase.
Burime nga tregu valutor shprehen se Banka e Shqipërisë ka vijuar blerjet edhe gjatë muajit shtator. Shifrat e këtyre blerjeve nuk janë ende publike, megjithatë mendohet se volumi i blerjeve duhet të ketë qenë më i ulët krahasuar me muajt e verës. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Blerjet e planifikuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, në fakt përbënin vetëm një pakicë të shumës së përgjithshme të blerë. Ato vitin e kaluar arritën vlerën e 283.8 milionë euro, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, blerjet direkte, me synim moslejimin e rënies së mëtejshme të kursit Euro-Lek arritën shumën rekord prej 649 milionë eurosh.
Rënia e kursit të këmbimit Euro-Lek po vazhdon rënien edhe këtë vit, megjithëse me ritme më të ngadalta krahasuar me dy vitet e mëparshme. Në mesin e këtij e muaji, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie me 2.6%. Një vit më parë, rënia me bazë vjetore kishte qenë afërsisht 6.7%.
Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%. Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për gjysmën e parë të këtij viti, investimet e huaja në prona arritën në rreth 240 milionë euro, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.
Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 8-mujorit suficiti buxhetor kishte vlerën e 41.2 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./Monitor.al
TIRANË- Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e reja të Bankës së Shqipërisë, q&e...
TIRANË- Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave ...
TIRANË- Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë ...
TIRANË- Gjatë vitit të kaluar ekonomia i përqendroi më tej investimet në banesa, teksa u ulën ato në teknologji dhe ma...
Pasaporta TIRANË- Kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identiteti dhe pasaportave, IdentiTek, e cila ka vijuar aktivitetin e k...
Foto Ilustruese TIRANË- Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, për herë të pas pandemisë, t&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ishte 22.7% më e ulët në se në sektorin shtet&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Pas një faze disavjeçare stanjacioni, tregu i shërbimeve të komunikimit të lëvizshëm vit...
Foto Ilustruese Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë dr...
Foto Ilustruese TIRANË- Sektori bankar bëri pothuajse 106 mijë disbursime të kredive në gjysmën e parë të këti...