LIVE UPDATES
Ekonomi

Bilanci energjetik, biznesi ul përdorimin e energjisë, eksportet rriten me rreth 90%

Biznesi ka ulur përdorimin e energjisë elektrike në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave lidhur me bilancin energjetik në tremujorin e dytë tregojnë për një rënie me 3.5 për qind në total të përdorimit të energjisë gjatë kësaj periudhe, ku vetëm bizneset kanë një rënie me 7.3 për qind.

24 Gusht 2023, 20:37 Nga m.s
Bilanci energjetik, biznesi ul përdorimin e energjisë, eksportet
energjia

TIRANE- Biznesi ka ulur përdorimin e energjisë elektrike në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave lidhur me bilancin energjetik në tremujorin e dytë tregojnë për një rënie me 3.5 për qind në total të përdorimit të energjisë gjatë kësaj periudhe, ku vetëm bizneset kanë një rënie me 7.3 për qind.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2023, u ul me 3,5% duke arritur vlerën 1.479 GWh nga 1.533 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2022. Në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 7,3%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 1,2%”, thuhet në publikim.

Rënia e përdorimit të energjisë sinjalizon zakonisht për uljen e ritmit të prodhimit nga bizneset vendase të cilat që nga pandemia e në vijim kanë treguar një tendencë të paqëndrueshme shpesh me ulje dhe rritje të përdorimit në varësi të vështirësive me të cilat përballen.

Të tilla kanë qenë rritje e dukshme e kostove të energjisë dhe lëndëve të para, ulja e porosive në grupin e eksportuesve. Të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT vetëm pak kohë më parë treguan një rënie me 7 për qind në total ku në grupin materiale ndërtimi dhe metale pati një rënie me 30 për qind. Peshën më të madhe në këtë rënie e mban Kurum i cili është përpunuesi i çelikut në vend.

Ndërkohë të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu për një panoramë të relaksuar të vendit sa i takon prodhimit dhe eksportit në përgjithësi edhe pse gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, energjia elektrike në dispozicion u ul me 3,0%.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 37,8% duke arritur vlerën 2.269 GWh nga 1.647 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,3%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46,5% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1,2% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2023, arriti vlerën 355 GWh nga 664 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 46,5%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 786 GWh nga 415 GWh duke shënuar një rritje me 89.4%.

Hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2023, prodhuan 1.186 GWh nga 631 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 88,0%.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 1.057 GWh nga 1.002 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 5,4%. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2023 ka arritur vlerën pozitive prej 431 GWh, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022 ku kishte një vlerë negative prej 249 GWh.

Humbjet në rrjet arritën vlerën 359 GWh nga 363 GWh duke shënuar kështu një rënie me 1,0%. Humbjet në transmetim janë rritur me 2,8% ndërsa humbjet në shpërndarje kanë rënë me 1,7%. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rritje me 0,2%, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 5,7%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022”. /Burimi i lajmit Monitor

instituti i statistikave energjia elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj