LIVE UPDATES
Ekonomi

Bilanci, turizmi dhe vala e të nxehtit rriti përdorimin energjisë me 4.7%

I njëjti raportoi se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3,9 %. Kjo ecuri pozitive lidhet me faktin e një viti hidrik të favorshëm sikurse ka rezultuar ky vit.

24 Nëntor 2023, 07:37 Nga r.ll
Bilanci, turizmi dhe vala e të nxehtit rriti përdorimin energjisë
foto ilustruese

TIRANË- Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujorin e tretë me 4.7 për qind. Bilanci i energjisë i publikuar nga INSTAT për korrik-shtator tregon se rritje kishte si nga familjet ashtu edhe nga bizneset. Kjo tendencë ishte e pritshme në kushtet e një vere me temperatura tejet të larta por edhe për fluksin e madh turistik të vendit ku bizneset e sektorit por edhe ato të industrive mbështetëse e më gjerë punuan me kapacitet të plotë.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e tretë të vitit 2023, u rrit me 4,7%, duke arritur vlerën 1.586 GWh nga 1.514 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2022. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 5,2%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është rritur me 4,3%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

I njëjti raportoi se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3,9 %. Kjo ecuri pozitive lidhet me faktin e një viti hidrik të favorshëm sikurse ka rezultuar ky vit.

“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 17,5%, duke arritur vlerën 1.611 GWh nga 1.371 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76,7%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 21,5% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike”, nënvizon INSTAT.

Falë një situate më të favorshme hidrike importet kanë rezultuar më të ulëta se një vit më parë ndërkohë që edhe eksportet kanë rezultuar më të ulëta për faktin që ndryshe nga viti 2022 kompanitë publike u treguan më të kujdesshme me menaxhimin e rezervës hidrike.

“Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2023, arriti vlerën 755 GWh nga 1.142 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 33,9%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 453 GWh nga 670 GWh duke shënuar një rënie me 32,5%.

Hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2023, prodhuan 1.236 GWh nga 1.026 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 20,4%.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 346 GWh nga 324 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6,6%.Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e tretë të vitit 2023 është -302 GWh, nga -472 GWh që ishte në tremujorin e tretë të vitit 2022”, vlerëson INSTAT.

Të dhënat tregojnë për një rritje të humbjeve në sistemin e shpërndarjes e lidhur kryesisht me ato teknike dhe që vjen si rezultat i rrjetit të amortizuar. Kujtojmë që kompanitë publike kanë pezullim të investimeve për shkak të emergjencës në furnizim e cila pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti. Në total në gjithë rrjetin humbjet janë në rënie./Monitor

energjia elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj