20 Nëntor 2023, 13:54
Nga A.B

Aksidentet rrugore kanë vijuar të rriten edhe në tetor. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave raportojnë se muajin Tetor 2023 numërohen 98 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura në muajin Tetor 2022.
“Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 16,7%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 130 persona nga 105 në muajin Tetor 2022”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij viti me përjashtim të muajve janar, mars, prill dhe maj në përgjithësi çdo muaj ka rezultuar me rritje të numrit të aksidenteve në raport me muajin respektiv të vitit paraardhës.
Sipas INSTAT në tetor aksidentet rrugore, në 83,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Por cila është grupmosha që rezulton në këtë muaj si më problematike në timon.
“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 26,5% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 73,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.
INSTAT vlerëson se nga të dhënat e përpunuara në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 19,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Enjte me 8,2 %.
“Në muajin Tetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 dhe 14:00-17:00 duke zënë secila nga 22,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, nënvizon INSTAT.
“Në dhjetëmujorin e vitit 2023, numërohen 961 aksidente rrugore nga 968 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 0,7%.
Numri i të aksidentuarve është 1.319 persona nga 1.362 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 12,0% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për dhjetëmujorin është ulur me 9,4%”, thuhet në njoftim./MONITOR
aksident instat
Ekonomi
20 Nëntor 2023, 12:40
A.B
Qeveria shqiptare ka kërkuar që administrata që ka nën përgjegjësi mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian,...
Ekonomi
20 Nëntor 2023, 07:43
A.B
Banka e Shqipërisë zhvilloi javën e kaluar ankandin e pesëmbëdhjetë vjetor për blerje valute.
Shuma e planifikuar për...
Ekonomi
20 Nëntor 2023, 07:43
A.B
Për periudhën 2017-2024, buxheti i shteti ka paguar dhe pritet të paguajë me paratë e taksapaguesve rreth 86 miliardë lekë ...
Ekonomi
19 Nëntor 2023, 07:24
A.B
Dritan Laci, me profesion gazetar, para dy vitesh investoi për restaurimin e shtëpisë ekzistuese të familjes së tij në fshatin Q...
Ekonomi
19 Nëntor 2023, 07:23
A.B
Aktiviteti për dhënie apartamentesh me qira ditore po bëhet gjithnjë e më i kërkuar nga viti në vit. Numri i strukturave ak...
Ekonomi
18 Nëntor 2023, 08:26
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një strategji e re mbi mbrojtjen sociale synon të përmirësojë mbështetjen e grupeve vulnerab&eu...
Ekonomi
18 Nëntor 2023, 08:20
I.A
Te dhenat
TIRANË- Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në tetor, ndonëse tendencat tkurrëse janë ngadal&eu...
Ekonomi
17 Nëntor 2023, 14:07
A.B
Impianti më i madh fotovolatik në vend, tashmë i përfunduar nga investitori Karavasta Solar, pjesë e Voltalia, ka kërkuar pran&e...
Ekonomi
17 Nëntor 2023, 13:56
A.B
Të ardhurat buxhetore në tetor u rritën me 6.8% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më par&eum...
Ekonomi
17 Nëntor 2023, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Forcimi i Lekut dhe normat më të ulëta të interesit për kreditë në monedhën vendase k&...