LIVE UPDATES
Ekonomi

Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 16.5 milionë euro, ka blerë 230 milionë euro këtë vit

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 103.84 dhe 103.97 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 103.91 lekë.

20 Nëntor 2023, 07:43 Nga A.B

Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 16.5 milionë

Banka e Shqipërisë zhvilloi javën e kaluar ankandin e pesëmbëdhjetë vjetor për blerje valute.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe dhjetë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 10 milionë euro.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 103.84 dhe 103.97 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 103.91 lekë.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 6.5 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 103.91 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 17 nëntor arriti në 16.5 milionë euro.

Oferta e pjesëmarrësve në ankand këtë herë rezultoi mjaft e lartë, për një vlerë totale prej 21.3 milionë eurosh.

Edhe ankandi i muajit nëntor dëshmoi ofertën e bollshme të Euros në tregun valutor, ndërsa vlerat e këmbimit në ankand ishin më të ulëtat e arritura që prej muajit gusht. Shumat e ofruara në ankand nga bankat ishin shumë afër kursit spot (aktual), çka dëshmon se ato nuk presin ndryshime të mëdha në kursin e këmbimit të Euros me Lekun as në muajin dhjetor.

Ankandi i fundit ishte i llojit forward, me afat njëmujor. Banka e Shqipërisë po i aplikon për të tretin vit radhazi ankandet forward, me qëllim nxitjen e përdorimit të këtij instrumenti edhe në tregun ndërbankar dhe në atë privat. Nga 17 ankande të planfikuara këtë vit, tetë prej tyre janë të llojit forward.

Banka e Shqipërisë vendosi në muajin gusht që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë- 220 milionë euro.

Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut. Megjithëse në teori ankandet valutore kryhen në shërbim të administrimit të rezervës valutore, praktikisht Banka e Shqipërisë ka vendosur ta përdorë këtë mekanizëm edhe në funksion të ndërhyrjes në kursin e këmbimit valutor.

Sipas llogaritjeve të “Monitor”, deri tani Banka e Shqipërisë ka blerë më shumë se 230 milionë euro në ankandet valutore të zhvilluara për vitin 2023. Megjithatë, vlerësohet se ndikimi afatshkurtër i këtyre ankandeve në kursin e këmbimit nuk ka qenë shumë domethënës. Pavarësisht rritjes së shumës së blerë në ankande nga Banka e Shqipërisë, leku ka vazhduar të qëndrojë në pozita të forta, madje gjatë muajit nëntor ka zbritur sërish në nivelet më të ulëta që prej mesit të muajit gusht. Deri në fund të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka planifikuar edhe dy ankande të tjera, që do të zhvillohen më datat 6 dhe 20 dhjetor.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë janë pjesë e programit të ankandeve për menaxhimin e rezervës valutore dhe në kushte normale nuk kanë qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të 9-mujorit 2023, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 5.73 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 13.3% ose 671 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /MONITOR

banka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet