LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro, rialokohen për investime

Të dhënat nga tabela e re fiskale tregojnë se nga rritja e të ardhurave me 10,6 miliardë lekë ( 7,9 miliardë lekë vijnë nga rezultati financiar pozitiv i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) që administron skemën publike të pensioneve dhe pjesa tjetër 2,5 miliardë lekë janë të ardhura shtesë nga tatimi mbi fitimin).

23 Shkurt 2024, 07:22 Nga B.Hoxha
Buxheti shtesë 2024, qeveria kursen nga skema e pensioneve 75 mln euro,
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjithshme me 10,6 miliardë lekë, të cilat do të rialokohen për investime publike dhe uljen e borxhit. Të dhënat nga tabela e re fiskale tregojnë se nga rritja e të ardhurave me 10,6 miliardë lekë ( 7,9 miliardë lekë vijnë nga rezultati financiar pozitiv i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) që administron skemën publike të pensioneve dhe pjesa tjetër 2,5 miliardë lekë janë të ardhura shtesë nga tatimi mbi fitimin). Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar një tepricë prej 7,9 miliardë lekësh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçante “ Rezultati Financiar i ISSH-së.” Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertën e programuar për vitet 2021 dhe 2022.

Nga prilli 2022 deri në prill 2023 paga minimale në shkallë vendi u rrit tre herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politike që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime. Gjithashtu pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat. Në vitin 2023 të ardhurat buxhetore u rritën me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë. Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto dy zëra u mblodhën rreth 34 miliardë lekë, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave. Të ardhurat tatimore dhe kontributet, për 12-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 99.7% me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të buxhetit, si edhe në masën 101.3% me planin fillestar. Në anën tjetër skema e pensioneve ka frenuar rritjen e shpenzimeve pavarësisht se numri i personave në skemë rritet vit pas vit më së paku 15 mijë pensionistë në vit. Por shumica e tyre, duke qenë se nuk plotësojnë vitet e punës, përfitojnë pension të pjesshëm. Vit pas viti pensionet reja të pleqërisë dalin me ulje nga anomalitë që ka shfaqur tregut i punë gjatë tranzicionit.

Ne krahun e shpenzimeve të ardhurat shtesë u rialokuan pothuajse të investimet publike. Zëri i investimeve kapitale me financim të brendshëm u rrit me në 87 miliardë lekë nga 77 miliardë lekë që ishin parishikuar në buxhetin fillestar. Të dhëna më te detajuara tregojnë se buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës rritet me 4,3 miliardë lekë ose 8 %, ku 1 miliardë lekë shkojnë shtesë për financimin e transportit rrugor. Fondet për transportin detar arrijnë në 10 miliardë lekë nga 8,8 miliardë që ishin në fillim dhe do të shkojnë për ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano. Edhe 2 miliardë lekë iu shtuan buxhetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit financimet e të cilit arritën në 18,5 miliardë lekë nga 16.5 miliardë lek që ishin në buxhetin fillestar./ Monitor

buxheti qeveria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj