LIVE UPDATES
Ekonomi

Censi i Popullsisë, INSTAT: Kosto 5.7 euro për banor, nis më 18 shtator, hapat që do ndiqen

Sipas këtij të fundit numërimi në terren i popullsisë dhe banesave do të fillojë me datë 18 Shtator 2023 dhe do të vazhdojë për një periudhë gjashtë-javore. Lidhur me suksesin e këtij procesi në raport nënvizohet se ka nevojë për ndërgjegjësim të qytetarëve për të qenë aktivë në pjesëmarrje. INSTAT nënvizon se do të angazhohet me një strategji komunikimi për të rritur informimin.

25 Prill 2023, 07:11 Nga DOSJA
Censi i Popullsisë, INSTAT: Kosto 5.7 euro për banor, nis më 18
Foto Ilustruese

TIRANË- Censi i Popullsisë pritet të nisë këtë vit në 18 shtator dhe Instituti i Statistikave ka dhënë disa detaje mbi procesin në raportin vjetor të institucionit. Duke iu referuar kostos së Censit, INSTAT llogarit se ajo është 16.8 milionë euro ku kostoja për banor është afër mesatares së vendeve europiane.

“Kryerja e Censit të Popullsisë dhe Banesave mbështetet nga buxheti i shtetit dhe donatorë të ndryshëm. Kostoja gjithsej e këtij procesi është vlerësuar të jetë 16.9 milion Euro. Kjo përfaqëson mesatarisht 5.7 Euro për banor, e cila korrenspodon me mesataren e vendeve evropiane që kryejnë një Cens tradicional. Mbi 50% e kostove janë për stafin e angazhuar në terren” vlerëson INSTAT.

Sipas këtij të fundit numërimi në terren i popullsisë dhe banesave do të fillojë me datë 18 Shtator 2023 dhe do të vazhdojë për një periudhë gjashtë-javore. Lidhur me suksesin e këtij procesi në raport nënvizohet se ka nevojë për ndërgjegjësim të qytetarëve për të qenë aktivë në pjesëmarrje. INSTAT nënvizon se do të angazhohet me një strategji komunikimi për të rritur informimin.

“Suksesi i Censit varet nga qasja pozitive dhe pjesëmarrja e popullatës në të. Prandaj, gjatë vitit 2023 do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë zbatimit dhe monitorimit të strategjisë së komunikimit, elementë bazë të së cilës janë komunikimi me palët e interesuara dhe publikun në përgjithësi. Fushata e komunikimit do të promovojë Censin duke informuar publikun për qëllimin e tij, si dhe do të ndihmojë në forcimin e besueshmërisë së të dhënave dhe institucioneve përgjegjëse për prodhimin e tyre. Fushata përfshin përdorimin e të gjithë instrumenteve mediatikë, kanalet e transmetimit dhe teknikave të tjera të komunikimit” nënvizon INSTAT.

Pas zhvillimit të censit do të ketë edhe një anketë të dytë duke përdorur modele statistikore të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare, pas numërimit në terren që llogarit nivelin e besueshëmrisë dhe cilësisë së të dhënave. Një rol të rëndësishëm në këtë proces ky institucion vlerëson se ka edhe pushteti vendor për të dhënë mbështetjen e tij dhe lehtësimin e punës.

I njëjti raport sjell në vëmendje edhe Censin e Bujqësisë që pritet të zhvillohet në vitin 2024 dhe që do të ketë në thelb përditësimin e listës së fermave bujqësore dhe njësive ekonomike bujqësore.

“Gjatë vitit 2023, INSTAT do të vijojë punën përgatitore për realizimin e Censit të Bujqësisë në vitin 2024.

Do të zhvillohen konsultime të vazhdueshme me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të na vënë në dispozicion regjistrat administrativë që kjo ministri disponon, të cilat do jenë edhe bazë e përcaktimit të metodologjisë që do ndjekë Cens-i” nënvizon raporti./N.Maho

Marrë nga Monitor..al

instituti i statistikave censi i popullsise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj