LIVE UPDATES
Ekonomi

Sipërmarrësi i IT që la SHBA dhe sot ofron paga për punonjësit shqiptarë mesatarisht deri në 2500 euro/muaj

Ai pohon se ndonëse gjetja e fuqisë punëtore në vend mbetet sfidë, kompania e tij ofron paga mesatarisht deri në 2500 euro dhe me këtë çmim mund të gjenden njerëzit e duhur për të ndihmuar në projekte komplekse dhe speciale.

23 Prill 2023, 07:32 Nga I.A
Sipërmarrësi i IT që la SHBA dhe sot ofron paga për
Mirgen Hoxha

TIRANË- Emigrimi i të rinjve është kthyer në problemin kryesor ekonomik dhe social në vend. Shumë pak zgjedhin të rikthehen, pasi kanë gjetur suksesin në shtetet e tjera.

Një prej tyre është edhe Mirgen Hoxha, i cili, pasi u kthye nga emigrimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, themeloi biznesin e tij, “Motomtech”, në fushën e teknologjisë.

Ai pohon se ndonëse gjetja e fuqisë punëtore në vend mbetet sfidë, kompania e tij ofron paga mesatarisht deri në 2500 euro dhe me këtë çmim mund të gjenden njerëzit e duhur për të ndihmuar në projekte komplekse dhe speciale.

Si arritët të arsimoheshit në SHBA dhe pse pikërisht në atë vend?

Mbaj mend që pasi mbarova shkollën e mesme u përpoqa të hyja në një universitet këtu në Shqipëri.

Por nuk u pranova në asnjë prej tyre për shkak të rezultateve në gjimnaz. M’u dha një shans nga kisha ime, e cila është pjesë e një kongregacioni besimtarësh që kanë disa universitete në SHBA.

Ky ishte një shans i dytë në një nga këto universitete që i pranojnë të gjithë, dhe unë munda të studioja dhe të dilja me rezultate të shkëlqyera, sa fitova edhe bursën.

Bursat më paguanin shkollën, gjithashtu dhe jetesën. Sigurisht që kur shkova në fillim nuk kisha bursë dhe nuk më paguanin jetesën, kështu që gjatë viteve të shkollës kam bërë punë të ndryshme.

Puna e parë ishte mirëmbajtja e ambienteve të universitetit, pastrimi i dërrasave të zeza, klasave, sallave etj.

Puna e dytë ka qenë asistent mësuesi, mësoja studentët e tjerë, por gjatë verës bëja punë të ndryshme, si në restorante apo çdo gjë tjetër që dilte, sepse ishte e nevojshme për shpenzimet e mia, pasi nuk mund të mbuloheshin me një pagë të pjesshme studenti.

Më vonë, pas diplomimit, arrita të punësohem në një kompani bankare shumë prestigjioze në “Wall Street”.

Aty punova për shumë vite dhe kuptova se doja të bëja një ndryshim në kursin tim të karrierës, nga banka në sipërmarrje. Kjo ishte një nga arsyet kryesore të kthimit në Shqipëri.

Këtu fillova të eksperimentoj me sipërmarrje të ndryshme, ku në disa prej tyre edhe dështova, por e gjeta veten më shumë në fushën e teknologjisë.

Dhe në vitin 2018, pasi kuptova një nevojë të madhe të tregut amerikan, hapa “Motomtech” që sot e kësaj dite ka qindra punonjës.

Duke parë këtë nevojë në tregun amerikan, nisa të hap botëkuptimin tim për të parë sesi Shqipëria mund të përfitojë nga kjo nevojë e bizneseve, me të rinjtë që punojnë në vend.

Cili ishte momenti që ju bëri të mendoni për një pikë kthese në karrierën tuaj dhe ju dha guximin për të ndryshuar gjithçka?

Momenti ndriçues në jetën time erdhi nga një periudhë e gjatë në sistemin bankar, që më dukej sikur nuk kisha asgjë për të ofruar në atë fushë dhe nuk po bëja atë që doja.

Kjo më shtyu shumë për të bërë atë lëvizje të guximshme, që nuk më pëlqen sistemi dhe do bëj atë çfarë dua dhe aty ku dua të jem.

Mendova se sistemi bankar nuk është për mua, por në sistemin sipërmarrës mund të jem vetvetja dhe të krijoj strukturat e mia, në vend që të jem në një mjedis ku jam brenda një kornize.

Si ka qenë mbështetja e familjes suaj, e prindërve kur u larguat, por edhe kur u kthyet në Shqipëri?

Prindërit e mi ishin shumë të kënaqur dhe të lumtur që emigrova në Amerikë, duke e parë si një arritje të madhe për ta. Kur po mendoja të kthehesha, më luteshin të mos kthehesha, më mbushnin mendjen të mos vija këtu.

Në fakt ishte për të ardhur keq, pasi kjo u ndodh të gjithë atyre që duan të kthehen në Shqipëri dhe mungesa e mbështetjes nga familjarët e bëri kthimin të vështirë, por jo të pamundur.

Është për të ardhur keq sepse ka shumë raste të suksesshme të të rinjve që janë kthyer dhe kanë dhënë një kontribut për vendin.

Sa e vështirë ka qenë për ju të përshtateshit me Shqipërinë pas kthimit – dallimet mes vendit tonë dhe Amerikës, kultura e punës apo gjithçka tjetër?

Duke qenë se u formova në SHBA, aty mësova strukturën profesionale, në punë, në biznes dhe në shoqëri.

Sigurisht këtu gjërat janë ndryshe, por ndryshimi thelbësor është se atje kam qenë punonjës, këtu jam bërë sipërmarrës.

Sistemi atje është krejt ndryshe për sa i përket bashkëpunimit dhe komunikimit, por pas njëfarë kohe, pas një periudhe 6-mujore deri në një vit, jam përshtatur me strukturën këtu, megjithatë nuk jam përshtatur ende 100 për qind.

Për shkak se biznesi ka marrëdhënie me SHBA-në, këtu unë kam marrëdhënie vetëm me stafin dhe ende nuk kemi asnjë marrëdhënie klienti apo biznesi në Shqipëri.

Si nisi “Motomtech” dhe si operon në fushën e teknologjisë?

“Motomtech” lindi si nevojë për kompanitë në SHBA, me të cilat kisha krijuar lidhje, me shokë dhe me miqtë e mi që kanë nevojë për staf të kualifikuar me aftësi teknologjike dhe që merren me ndërtimin e platformave teknologjike dhe aplikacioneve në fusha dhe industri të ndryshme.

Fillova t’i ndihmoja ata të gjenin një ekip dhe ta menaxhoja. Në momentin që nisa ta bëja këtë për më shumë klientë, krijova “Motomtech” si rezultat i asaj nisme.

Që nga fillimi ynë ne kemi ndihmuar, asistuar dhe krijuar platforma për 12 kompani dhe kjo është bërë pa asnjë formë marketingu, por vetëm nga referimet e klientëve tanë. Kështu ka ardhur suksesi i “Motomtech”.

A ka qenë e vështirë gjetja e fuqisë punëtore, cilat kanë qenë disa nga kërkesat dhe pagat e kërkuara?

Është gjithmonë sfiduese të gjesh stafin e duhur, por çdo gjë ka një çmim. Ne ofrojmë paga mesatarisht deri në 2500 euro dhe me këtë çmim mund të gjenden njerëzit e duhur për të ndihmuar në projekte komplekse dhe speciale.

Edhe pse Shqipëria është përfshirë prej pak kohësh në fushën e teknologjisë, është befasuese cilësia dhe aftësia e të rinjve shqiptarë që kanë arritur t’i marrin këto njohuri në një periudhë të shkurtër.

Ata krahasohen shumë mirë me aftësitë e kolegëve të tyre amerikanë.

Edhe pse nuk është një numër shumë i madh, mendoj se pjesa dërrmuese ka cilësi në atë që ofron dhe kjo ka ndikuar shumë në suksesin tonë.

Sigurisht që ka vend për përmirësim, pasi stafi ka nevojë për ekspozim ndaj ndërtimit të platformave moderne me teknologjinë më të fundit, por është çështje kohe dhe ekspozimi, më shumë sesa aftësie.

Si mund të nxitet më shumë ky sektor në vendin tonë për bizneset e tjera?

Gjithçka po shkon drejt dixhitalizimit, çdo biznes në SHBA ose ka ekipin e tij ose kërkon shërbime nga një ekip i jashtëm për dixhitalizimin e shërbimeve të tij.

Kjo është më se e nevojshme që në Shqipëri, jo vetëm bizneset, por edhe të rinjtë ta mendojnë teknologjinë si një karrierë shumë shpërblyese.

Si në aspektin e përmbushjes, por edhe në aspektin e kompensimit për të ardhmen.

Jam optimist për aftësitë e të rinjve këtu, por rekomandoj që të synojnë që kurset profesionale, të zhvillohen dhe të jenë më produktivë në këtë fushë.

Cili do të ishte plani juaj B nëse nuk do të gjenit sukses në vendin tuaj, a do të ktheheshit në Amerikë?

Që kur u largova nga sistemi bankar e kisha ndarë mendjen se do të vazhdoja rrugëtimin tim në sipërmarrje dhe nuk kisha një plan B.

Plani im ishte të luftoja gjithmonë për të qenë në këtë fushë dhe për të arritur sukses.

Ende mendoj se nuk kam arritur suksesin që dua të kem. Plani im ishte që të përpiqem gjithmonë të kisha sukses në nismat që kisha në mendje.

Nëse një kompani dështon, provoni të dytën që mund të jetë më e suksesshme, dhe kjo është ajo që bëra.

Me kompaninë e parë dështova, me të dytën pata pak sukses, me të tretën pak më shumë dhe tani me të katërtën, “Motomtech”, shumë më tepër. Mendoj se ky ishte dhe do të jetë plani për të pasur më shumë për sukses.

Kthimi në SHBA është vetëm që të tërheqë më shumë klientë këtu, por jo për të jetuar përsëri atje.

Shqipëria ofron një jetë shumë të mirë si për sa i përket një jete të shëndetshme, ashtu edhe potencialit për rritjen e biznesit që ka.

Ka shumë hapësirë për zgjerim dhe rritje jo vetëm në teknologji, por edhe në fusha të ndryshme.

Habitem se sa shumë mallra dhe shërbime importojmë që fare mirë mund të plotësohen nga tregu vendas.

Këtu ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje. Shqipëria ofron një marzh fitimi shumë herë më të madh se ekonomitë e maturuara.

Vazhdoj të jem optimist për qëndrimin në Shqipëri.

Sa e kuptojnë të rinjtë potencialin që ofron Shqipëria dhe çfarë mund të arrijnë jo vetëm në fushën e teknologjisë, por edhe në fusha të tjera?

Problemi këtu në Shqipëri nuk janë të rinjtë, por prindërit e të rinjve, të cilët i ngulisin në kokën e tyre idenë për të ikur nga vendi.

E them ndonjëherë në mënyrë qesharake, që këta prindër që lejuan dhe e bënë Shqipërinë kështu, u thonë fëmijëve të tyre të ikin, është një bumerang shumë i shëmtuar.

Them se Shqipëria ka shumë potencial dhe mendoj që, në qoftë se zotëroni njohuritë e duhura, ju mund të arrini paga deri në 4000 – 5000 dollarë.

Sigurisht që do kohë, por jo 10 vjet apo 20 vjet, por po them që në 3-4 vjet kjo gjë mund të arrihet dhe mund të jesh zot në vendin tënd dhe jo diku tjetër.

Marrë nga Monitor.al

mirgen hoxha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës