6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Por shfaqja në horizont e krizës së energjisë në verën e atij viti dhe përkeqësimi i saj në 2022 kur në ekuacion hyri edhe lufta Rusi-Ukrainë bëri që çmimet të arrinin nivele të çmendura. E gjithë kjo është reflektuar sidomos tek biznesi në treg të parregulluar i cili sipas statistikave të Entit Rregullator të Energjisë në raportin vjetor të vitit 2022 tregon se konsumi është tkurrur.

Viti 2021 ishte viti që shënoi rekordin e konsumit të energjisë në një pjesë të mirë të vendeve përfshi edhe Shqipërinë ku rimëkëmbja e post-pandemisë ishte e shpejtë.
Por shfaqja në horizont e krizës së energjisë në verën e atij viti dhe përkeqësimi i saj në 2022 kur në ekuacion hyri edhe lufta Rusi-Ukrainë bëri që çmimet të arrinin nivele të çmendura. E gjithë kjo është reflektuar sidomos tek biznesi në treg të parregulluar i cili sipas statistikave të Entit Rregullator të Energjisë në raportin vjetor të vitit 2022 tregon se konsumi është tkurrur.
“Ulja e konsumit total të energjisë elektrike në vend për vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, është afërsisht 5.8%. Në të njëjtën kohë, konsumi total i energjisë elektrike i për vitin 2022 është afërsisht 11.3 % më i lartë se konsumi mesatar i paraqitur në vijim të këtij raporti.
Kjo ulje e konsumit total të energjisë elektrike është reflektuar për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, por veçanërisht për konsumatorët që furnizohen në tregun e parregulluar, të cilët për vitin 2021 kanë konsumuar rreth 1,361 GWh energji elektrike, ndërsa për vitin 2022 këta konsumatorë kanë konsumuar rreth 929 GWh energji elektrike. Ulja e konsumit të energjisë elektrike ka ardhur edhe si pasojë e krizës energjetike shkaktuar nga lufta në Ukrainë, e cila çoi në një rritje të çmimeve të energjisë.
Në këtë situatë qeveritë e vendeve të ndryshme të botës, përfshirë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë morën masa për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike nëpërmjet fushatave sensibilizuese” vlerëson Enti.
Raporti gjithashtu sjell në vëmendje se konsumi total i energjisë elektrike në vend përgjatë vitit 2022, është mbuluar nga gjenerimi i energjisë elektrike i realizuar nga KESH sh.a., prodhuesit e pavarur të energjisë elektrike, prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike, si dhe nga importi i energjisë elektrike. Prodhimi neto vendas për vitin 2022 rezulton të jetë 7,002 GWh, ndërkohë që konsumi total i vendit rezulton të jetë 7,924 GWh, me një balancë neto në drejtimin import 921 GWh.
Por edhe pse sasia e importit mbetet relativisht e ulët në raport me konsumin total në vlerë financiare këto importe shënuan rekord për shkak të çmimeve të kripura në Bursë. Deri në fund të vitit 2022 vlerësohet se importet arritën rreth 450 milionë euro. Në këto kushte Enti Rregullator i Energjisë ka vënë sërish theksin tek diversifikimi i burimeve të energjisë.
“Balanca neto e shkëmbimit të energjisë elektrike për vitin 2022 prej 921 GWh, rezulton si diferencë e eksportit të realizuar në sasinë prej 2,123 GWh dhe importit të realizuar në vlerën 3,044 GWh. Kjo diferencë është e kuptueshme për faktin se sistemi elektroenergjitik shqiptar e bazon prodhimin e energjisë elektrike në burimet hidrike, ku për periudhat me reshje arrin të eksportojë energji elektrike dhe në periudhat e thata gjatë vitit realizon import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën në vend, thënë ndryshe profili i prodhimit në vendin tonë nuk përkon gjithmonë për të njëjtat periudha me profilin e konsumit në vend, për këtë arsye diversifikimi i burimeve gjeneruese të energjisë elektrike në vend do të ndikojë pozitivisht duke ulur sasinë e importit të energjisë elektrike” thuhet në raportin vjetor të Entit./MONITOR
Udhërrëfyesi i çmimeve në sektorin e ndërtimit, si për kompanitë që përdorin fonde private dhe publike, do t&eu...
Shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë shpenzimet më të ulëta për frymë në vit për veshje ...
Blerjet online janë kthyer në një formë komode të sigurimit të mallrave apo shërbimeve në të gjithë botë...
Banka e Shqipërisë bleu më shumë se 16 milionë euro në tregun e brendshëm financiar ditën e enjte. E megjithatë ...
Tirana TIRANË- Tirana ka nivelin më të lartë të dembelizmit në raport me qytetet e tjera. 42% e kryeqytetasve, nuk janë...
Pritshmëria optimiste për turizmin këtë vit duket se është materializuar që në muajt e parë të vitit. Edhe ...
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk kanë shumë shpresë tek siguria ekonomike sidomos pas luftës në Ukrainë. Kës...
Për herë të parë Tirana kryeson të 12 qarqet të vendit për nivelin e lartë të “dembelizmit” popullsis...
Mungesën e lartë të fuqisë punëtore nga emigracioni po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë, të cilë...
Pronësia e kompansë koncesionare të shërbimit të dializës, DiaVita do të ndryshojë sërish. Grupi Diaverum, q&eum...